• Banner

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj
  • Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

"Rebelimi i Lúlus" është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t'i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t'u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.

7,77 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rebelimi i Lúlus
Origjinali: Rebelimi i Lúlus
Gjinia: Roman
Autori: Albatros Rexhaj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 136
Pesha: 0.195 kg.
ISBN: 978-9928-200-32-7

Mbi librin

"Rebelimi i Lúlus" është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t'i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t'u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.

Në këtë kërkim të vrullshëm dhe të ethshëm, fytyra ka plot, por as edhe një që të jetë e pamakijazhuar, e pandikuar nga prirjet e momentit, origjinale. Më së shumti, ka maska! Maska të prerjeve dhe formave të ndryshme, nga disa për çdo fytyrë.

Fragment nga libri

Dua që shtetin tonë ta krahasoj me një shtëpi të përbashkët, simbol jo vetëm të strehës fizike, por edhe të përkatësisë, sigurisë dhe ngrohtësisë. Shtëpinë tonë, pra, shtetin, e kemi të mirë jo vetëm në pamje të jashtme, por edhe nga brenda.

Psh, kati i parë është i bukur, por edhe më i bukur është kati i dytë, si dhe të gjitha katet e tjera, por problemi është se arkitektët nuk kanë lënë vend për shkallë. Dhe meqënëse nuk ka shkallë, atëherë ne jemi përsosur në "artin e shkathët" të hajdutëve; nga kati në kat, ngjitemi duke shkelur mbi shpinën e njëri – tjetrit apo, në ankth, presim që dikush të na hedhë një litar nga lart.

... Kur njeriu nuk e ka ndjenjën e sigurisë dhe të përkatësisë, gjëja e parë që i bie ndërmend është që të ikë me rastin e parë që i krijohet kjo mundësi. Njëlloj siç po ikim edhe ne.

Mbi autorin

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Tiranës dhe Prishtinës. Ai është autor i disa dramave për teatër dhe i librave "Lettera a un amico italiano dal Kosovo" (1999), "Bombë në Beograd" (2012), "Ditar dashurie i një shkrimtari" (2012), "Edith" (2013) dhe "Zonja Z" (2014).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200327
ean13
9789928200327
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001892

Botuesi: Tirana Times

Kryqe te bera me tul buke, Valter File

...kryqet i mbajnë të gjallët, ata i sjellin në gjithë jetën e tyre, nga fillimi deri në fundin e rrugës që u është caktuar. Ndaj jemi të gjallë, që të mbartim vuajtjet e mëkateve të të tjerëve dhe të mëkatëve tona, t'i sjellim ato nëpër gjithë jetën tonë, dhe për ta shkarkaur atë ditën e vdekjes.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kohë e djegur, Thanas Medi

Vlerësohet nga kritika si penë virtuoze, mjeshtër i kompozicionit, dialogut të koncentruar, gjuhës së larmishme dhe vizatimin me ngjyra origjinale të atmosferës letrare që karakterizon veprën e tij.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.

Çmimi 7,22 
More
Në gjendje

Referenca: 2518

Botuesi: Toena

Ëndrra e Damokleut, Fatos Kongoli

"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj...

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kusuret e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)