• Banner

Yjet nuk vishen keshtu, Elvira Dones
  • Yjet nuk vishen keshtu, Elvira Dones

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Yjet nuk vishen kështu
Origjinali: Yjet nuk vishen kështu
Gjinia: Roman
Autori: Elvira Dones
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 352
Pesha: 0.388 kg.
ISBN: 978-9928-200-30-3

Mbi librin

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.

Një e keqe që shpërthen me dhunën e pafund, me marrëzinë e fitimit përmes rrugëve të lehta, me asgjësimin e çfarëdolloj morali njerëzor, kur shpresat shkatërrohen përfundimisht. Një roman koral, me një fuqi sfilitëse dhe lirike në të njëjtën kohë, që duket se e thith lexuesin që në faqet e para, duke këmbyer, me një ritëm shpesh mbytës, zërin e shpresës e të ëndrrave me klithmat e dhembjes dhe të vdekjes, jo vetëm fizike, por dhe shpirtërore.

Komente mbi librin

"Elvira Dones e di fort mirë se për çfarë flet. Në veprën e saj me rëndësi të madhe sa historike e sociologjike, por po aq edhe letrare, nëpërmjet artit dhe mjeshtërisë së saj, ajo përcjell shpërfilljen e çdo ndjesie, ajo u jep një rëndësi të veçantë personazheve dhe ngjarjeve. Një vepër mjaft e rëndësishme për një temë që shumë rrallë është prekur. Ndoshta ngaqë mund të na trishtojë?"

Le Monde

"Elvira Dones ia del mbanë të mos bjerë në grackën e krahasimeve mes shkallëve të ndryshme të dramacitetit dhe, ndonëse disa ngjarje do të mbeten të pashlyera, si ajo e Mynyres të rrëmbyer bashkë me të birin katërvjeçar, efekti i një tmerri universal është nota mbizotëruese që, herë pas here, bashkon romanin "Yjet nuk vishen kështu" me dëshmitë e kampeve të përqendrimit."

La Stampa

"... romani i saj më i fundit dhe gjithashtu më mbresëlënësi... (...) Elvira Dones ka arritur një tjetër kulm në karrierën e saj letrare. Është një roman i pjekur dhe mbërthyes."

Robert Elsie, World Literature Today

"Është një zbulim i bukur (...) me një shije sa epike, aq edhe lirike. (...) Është një zbulim i bukur, sepse çel një dritare mbi letërsinë e bregut tjetër të Adriatikut, sepse na shtyn t'i shohim fqinjët tanë shqiptarë me më pak paragjykime të kota, por mbi të gjitha, sepse bëhet fjalë për një vepër me një forcë narrative të madhe dhe të rafinuar."

L'Espresso

Mbi autoren

Elvira Dones është autore e nëntë veprave në prozë (shtatë romane dhe dy vëllime me tregime), si edhe gazetare – regjisore filmash dokumentarë e skenariste kinematografike. Ajo shkruan në shqip dhe në italisht. Veprat e saj janë nderuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare, letrare dhe gazetarie. Në vitin 2014, Dones u shpall Shkrimtarja e vitit gjatë Panairit të Librit në Prishtinë, Kosovë, për romanin "Luftë e vogël e përkorë".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200303
ean13
9789928200303
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Lufte e vogel e perkore, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.

Çmimi 6,38 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vetëm për ty, Iva Nikolli

Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar.

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001844

Botuesi: Te tjere

Borjona, Bukurije Bushati

Adri, pas aksidentimit të së bijës, Borës, mëson faktin se nuk është babai i saj biologjik. Kjo i shkakton dhimbje, duke dyshuar për të shoqen, Brisidën, dhe frikën se do të humbasë Borën, që është gjithçka për të. Për të shpëtuar familjen, e mban për vete këtë lajm, por marrëdhëniet familjare pësojnë krisje.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Fabula rasa, Agron Tufa

Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)