• Banner

Labirintet e Medeas, Brunilda Zllami
  • Labirintet e Medeas, Brunilda Zllami

Labirintet e Medeas, Brunilda Zllami

Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç'kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e tyre me çdo kusht.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Labirintet e Medeas
Origjinali: Labirintet e Medeas
Gjinia: Roman
Autori: Brunilda Zllami
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 308
Pesha: 0.309 kg.
ISBN: 978-99943-0-418-9

Fragment nga libri

Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç'kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e tyre me çdo kusht.

Ajo përpëlitej si një peshk i nxjerrë nga uji, por ai kishte marrë fuqinë e një demoni. Kishte përplasur disa herë kokën e saj pas tokës, gjersa ajo nuk kishte ndjerë më. Për një çast kishte pasur përshtypjen se ajo kishte vdekur, por jo. Gjoksi i ngrihej ritmikisht nga frymëmarrja. Gjoksi i saj i mahnitshëm. Dëshira!

Vetëm ajo dëshira instinktive e kishte shtyrë në atë veprim kafshëror. E kishte përdhunuar, por ajo nuk kishte lëvizur. Kishte ndenjur e topitur, pa bërë zë! Si e vdekur! Ashtu kishte përjetuar përvojën e saj të parë. Askush në Sarandë nuk e dinte se nata e parë e një gruaje që ishte më e bukura dhe më e dëshirueshmja nga të gjithë burrat, kishte kaluar në një errësirë të plotë dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie.

Pasi kishte mbaruar, ai kishte mbetur aty si një budalla, nga frika se mos ndoshta dikush tjetër do të shkonte aty dhe do ta prekte, do t'ia ledhatonte flokët, fytyrën, gjoksin. Kur ajo kishte hapur sytë më vonë, ai i kishte hedhur një vështrim lutës, sikur donte të merrte falje prej tyre.

Nata e gjeti Nestin në udhëtim. Po largohej gjithmonë e më larg nga Medea. Ajo s'mund të lëvizte më, por do të ishte një far për anijet e botës së përtejme. Nesti kishte mbështetur kokën pas xhamit. Sytë i rëndonin, por gjumi nuk e merrte. E vranë se ishte e bukur! mendoi me vete për të qindtën herë, pastaj mbylli sytë. Sikur të arrinte të flinte! Pa atë! Pa Medean!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304189
ean13
9789994304189
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000027

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëndrra e papërfunduar e një gruaje, Brunilda Zllami

Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...

Çmimi 9,44 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 9,44 
More
Ne gjendjen

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Referenca: 2108

Botuesi: Botimet Dudaj

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000671

Botuesi: Onufri

Pritje te bukura, Ani Wilms

Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Merita e Ani Wilms-it është se në këtë gjëmë, në këtë humnerë, na çon vetëm në pritje të bukura...

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Pritje të bukura, Ani Wilms

Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. 

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Fytyra e Simurgut, Gazmend Krasniqi

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.

Çmimi 6,22 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Po shkoj të kap Enisin, Edmond Tupja

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)