Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Tokemjalta, Enit Karafili Steiner
  • Tokemjalta, Enit Karafili Steiner

Tokëmjalta, Enit Karafili Steiner

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Një dashuri e hershme, rrjedha e së cilës bëhet jehonë e jetëve të rrëmbyeshme e të lodhshme të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.

8,33 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Tokëmjalta
Origjinali: Tokëmjalta
Gjinia: Roman
Autori: Enit Karafili Steiner
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 312
Pesha: 0.348 kg.
ISBN: 978-9928-200-25-9

Mbi librin

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Një dashuri e hershme, rrjedha e së cilës bëhet jehonë e jetëve të rrëmbyeshme e të lodhshme të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë; dy personazhe të plota, të fuqishme, që duhen, ndahen, përpiqen e pothuajse digjen në betejën e tyre për t'u gjetur përsëri.

Pleksur me këta shpirtra luftarakë, zbulojmë një rrëfimtar që, si një varkë e vogël, pa vrulle të mëdha, lundron mbi rrafshin e një bote sa pa tronditje, aq edhe pa rehati. Dy rrugëtime drejt lumturisë, dy mendësi të kundërta. Të vjetra sa vetë bota? Mbase, por askurrë aq akute sa sot: idealizëm apo pragmatizëm? Cilin do të zgjidhnit?

Koment nga Ardian Vehbiu

Vepra e Enit Karafili Steiner – it është një shqiptim dramatik kundër rrymës, pse niset nga premisa – krejt e papritur – se e mira është e kudopranishme, njëlloj si dheu; dhe nuk kemi pse të mundohemi për ta sjellë, por veç na duhet të zotohemi për ta ruajtur dhe ushqyer; teksa e keqja nuk ka si të mbrohet ndaj ripërmasimit, me kusht që ne, si personazhet e romanit, t'i mbetemi besnikë deri në fund dhe pa kompromis njëri – tjetrit.

Fragment nga libri

Vendosa t'i dëboja hijet e trishtimit me gjumë. Kot s'e quajnë atë të uruar kushëriri i vdekjes dhe vera e mbretërisë së harresës... gjithçka do zërë vend,
Duhet...
Asnjë shqetësim më shumë e më pak nuk ndryshon çka jemi...
Ç'na ka bërë Shqipëria ç'i kemi bërë
Ka më keq larg...
Matanë shkretëtirës përtej ujërave
Ajo andej unë këtu...
I duhet futur një mendje e lehtë duhet marrë me sport
... që vrazhdësia të mos të zhubravisë e thinjë para vakti
Tiranamehelm Tiranamehelm...
...T ... m...

Mbi autorin

Enit Karafili Steiner, lindur në Tiranë, jeton prej më shumë se 20 vitesh në Zvicër. Ajo mban një PhD në anglistikë nga UCLA dhe Universiteti i Zyrihut, është asistent profesore në Universitetin e Lozanës dhe autore e disa librave dhe artikujve akademikë në letërsi angleze. Ky është romani i saj i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200259
ean13
9789928200259
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.
Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.
Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Orgji në famullinë e at Ludovikut, Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ora e Zooparkut, Zija Çela

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.
Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.
Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
Çmimi 8,85 
More
Ne gjendjen
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000941

Botuesi: Toena

Gruaja ne kafe, Diana Culi

Shkrimtarja Diana Culi sjell në romanin e saj "Gruaja ne kafé" realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme.
Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.
Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Lufte e vogel e perkore, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".
Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2308

Botuesi: Te tjere

Dreri i trotuareve, Diana Culi

"Dreri i trotuareve", romani më i lexuar i autores, vazhdon të ribotohet prej mëse dymbëdhjetë vjetësh. Ky roman shënon fillimin e ciklit të romaneve me temë nga jeta e përditshme shqiptare ku bëjnë pjesë: "Dhe nata u nda në mes" dhe "Diell në mesnatë".
Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Hoteli i drunjtë, Diana Çuli

Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun në të njëjtën kohë. Një dedektive e re do të vihet në gjurmë të së zhdukurës dhe do të zbulojë plot të fshehta rrënqethëse e të habitshme, nëpër rrugët e Shqipërisë.
Çmimi 9,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.
Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.
Çmimi 7,81 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.
Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Follow us on Facebook