• Banner

  • Ka mbaruar
Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga
  • Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,

6,44 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Preja e një martese të lodhurRomanAutori: Rudina XhungaShtëpia botuese: DudajViti: 2005fq. 110Pesha: 0.13 Kg Ndër librat më të shitur për vitin 2008 dhe 2009. Mbi librin “Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër, I shkruar me temperament. Një libër që do të mbetet dhe që ka lënë gjurmë për mendimin tim në letërsinë e këtij fillimshekulli, sepse është pritur prej kohësh në gjininë e tij për mënyrën e të shkruarit, për stilin e përkorë. Një libër që duhet lexuar me dashuri”  - Edmond Tupja redaktori i librit“Dy njerëz që kërkojnë të njihen në celular dhe në fund gjejnë një surprizë, s’po e themi qysh në krye në është e këndshme, apo e pakëndshme, por sidoqoftë është krejt e papritur, fort shtangëse. Një gjetje e pazakontë, pothuaj irreale, e bukur deri në dhimbje” -  Gazeta “Koha Jon딓Preja e një martese të lodhur” është një libër I mbushur me intrigë, me dialogje pa zë, me histori që lindin dhe zbehen, ngrihen kryenece, të trazojnë, për të të sjellë bashkë me shijen e heshtjes së tyre një tronditje. Një fund që askush, askurrë nuk do ta kishte pritur” - Gazeta “Panorama”“Një libër për dashurinë si iluzion dhe kurthet që ajo I ngre shpesh moralit. Një libër I shkruar me “inat” dhe gjakftohtësi, një epistolar modern. Rrëfimi I Xhungës është I zhveshur nga emocionet. Ato I kalojnë lexuesit, që ngjethet në trup, kur tjetri thotë të vërtetën që s’e pranon dot lehtë.Një libër që lexohet me nje frymë. Një libër që të lë pa frymë” -  Gazeta “Shekulli”“Një roman me mesazhe! E padëgjuar deri më sot, por publicistja e njohur Rudina Xhunga ka shënuar një sfidë përtej të pamundurës me daljen në dritë të romanit shkruar me stil sms. E ndërtuar kaq thjesht, krijohet një fushë manjetike e madhe e pashmanshme, te të gjithë ndizet kureshtja si bëhet e zhbëhet një dashuri, si ndizet e fiket një iluzion, si rëndohet e lehtësohet një shpirt” - Gazeta “Tema”"Një libër ku morali është I tepërt, ku instikti mund të të cojë të besosh deri në marrëzi. Pasione të cuditshme, rrëfime deri në intimitet, gjithcka që mund të tregohet vetëm para një ikone që mund ta kesh në dhomën e gjumit, në fakt në libër I thuhet një të panjohuri.” - Gazeta 55“Preja e një martese të lodhur” bestseller në katër ditë. Nën rrëfimin mjeshtëror të Rudina Xhungës, janë përpirë 1000 kopjet e para të librit vetëm në katër ditë pas botimit të tij të parë, duke bërë që botuesi Ombra GVG të fillojë ribotimin” - Gazeta “Korrieri”“Në harkun kohor prej 13 ditësh libri është botuar tre herë. Parashikimet se ky roman do të qe bestseller dolën, kjo duket nga kërkesa e madhe e lexuesit për këtë libër që ka sukses sepse është shkruar me sinqeritet dhe nuk ka stisje. Raporti mes elementit autobiografik dhe trillimit është në prerjen e tij të artë” - Gazeta Shqiptare“Për herë të parë, një libër shqiptar kthehet në librin më popullor brenda një kohe kaq të shkurtër. Librarë të ndryshëm shprehen se shumë njerëz që e kanë blerë janë rikthyer për ta blerë për të afërmit dhe të dashurit e tyre. “Preja e një martese të lodhur” kthehet kësisoj në bestsellerin e parë mirëfilli shqiptar. - Gazeta “Albania”  Shënim: Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Detajet e librit
SKU000041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Gurët e vetmisë, Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Martesë e dytë, Harbin Veseli

Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e situatash të larmishme, ku mentaliteti dhe paragjykimet shënjojnë thellë jetët e personazheve. Edita, e gjendur fare e vetme përballë një martese të dështuar dhe faktit që nuk do të bëhet kurrë nëënë, përpiqet të mbledhë forcat për të ecur përpara, drejt një jete të re.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Kreuztanne, Fate Velaj

Ditët rridhnin monotone në normalitetin e tyre dhe sa dilja nga puna, nga larg, mes pemëve shquaja Klarën, gruan time, te dritarja duke më pritur. Ditëve me diell ajo vinte deri aty tek fabrika dhe priste jashtë portës sa të dilja e së bashku bënim në këmbë atë pak rrugë që ishte që aty e deri tek shtëpia.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002029

Botuesi: Onufri

Djella, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Pusi, Kim Mehmeti

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjevs së luleve, por një javë përpara së të shpërnguleshin te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)