• Ka mbaruar
Gruaja me te Zeza, Vojsava Nelo
  • Gruaja me te Zeza, Vojsava Nelo

Gruaja me të Zeza, Vojsava Nelo

Toena

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i mbahet fryma".

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gruaja me të Zeza
Origjinali: Gruaja me të Zeza
Gjinia: Roman
Autori: Vojsava Nelo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 208
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-4277-3-1

Mbi librin

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i mbahet fryma".

Vetë protagonistja e romanit, Gruaja me të Zeza, shfaqet herë si një personazh real, herë si një fantazmë; herë e dukshme dhe herë e padukshme, duke përhapur një makth tragjik, duke shkatërruar njerëz dhe jetë njerëzish me tradhtinë, pabesinë dhe perversitetin pa cak.

Autorja, duke risjellë artistikisht simbole dhe kumte që vijnë nga legjendat, tekste dhe mendësi të botës magjike, realizon një zhvendosje semantike të tyre në kohët e sotme. Përmes kësaj mënyre krijuese shkrimtarja përcjell mesazhin se progresi i njeriut dhe shoqërisë ndjek një trajektore dramatike.

Gruaja me të Zeza i vjen autores si një imazh nga fëmijëria, që e ka aty, brenda, të mbytur, por papritur e pakujtuar, i del përpara. Ballë për ballë. Ç'ndodh me autoren?! Po me Gruan me të Zeza?! Përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i mësojmë duke lexuar romanin, i cili të intrigon me fabulën interesante, të trondit me dramacitetin dhe të emocionon thellë me sintaksën tepër poetike.

Mbi autoren

Vojsava Nelo lindi në Delvinë, ku dhe nisën fillimet e saj letrare. Që në adoleshencë publikoi krijimet e para në revistat e kohës. Në vitet universitare botoi librin e parë "Kur çelin ëndrrat" (poezi), i cili u mirëprit nga kritika, duke i hapur rrugën e gjatë të krijimit letrar. Në vitin 1977 u pranua si anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e saj letrare-artistike është tejet e pasur, ku një vend të madh zënë librat me poezi: "Mbretëroj" (1995), "Idil në dy akte" (1997), "Benvenuta Artemida" (shqip-italisht, 2001), "Tretur te puthja" (lirika për dashurinë, 2004), "Gërsheti i prerë" (2010). Gjithashtu ka botuar suksesshëm romanet: "Mikesha e yjeve" (1999), "Vajza e gjysmës së Diellit" (2002), "Të fshehtat e mikeve të mia" (njëzet e një ngjarje në një), "Gruaja me të Zeza" (2015).

Është ndër ata autorë që mban lidhje intensive me lexuesin e saj, brenda dhe jashtë vendit.
Vojsava Nelo është autorja e mbrëmjes poetike-teatrore "Eja të Duhemi", vënë në skenë nga Teatri Metropol në kuadër të 100-vjetorit të Krijimit të Shtetit Shqiptar (mars 2012).
Ka marrë pjesë në disa takime poetike kombëtare, ballkanike e ndërkombëtare, duke u përfshirë në antologjitë përkatëse.

Krijimtaria e saj është vlerësuar me çmime të rëndësishme, si: çmimi i dytë "Për botimet më të mira të vitit" në gazetën "Drita", 1977; çmimi "Asdreni" në "Netët korçare të poezisë", 2010 etj.
Vojsava Nelo mban titullin "Qytetare Nderi", dhënë nga Këshilli i Bashkisë së qytetit të Delvinës.
Sot, shkrimtarja Vojsava Nelo është një zë origjinal i letërsisë shqipe si në poezi, ashtu dhe në prozë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928427731
ean13
9789928427731
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëshpërima e fundit, Klajd Gazulli

Pëshpërima e fundit" është një roman që të bën për vete; ngjarjet e tij shtrihen në mijëra kiiometra e në dhjetëra vite, ai eksploron fuqinë e dashurisë, këmbënguijen e ndonjëherë dhimbjen që ajo shkakton. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.
950 Lekë
More

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001114

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë, pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë. Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shpëlahet kujtesa në valët e këtij deti.
750 Lekë
More

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?
590 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi

Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.
1 000 Lekë
More

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.
1 000 Lekë
More

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Manjola, Erjeta Kici

I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Djalli që pagova për këshillë, Jeta Vojkollari

Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s'e frenonte dot më. Tani ajo do t'i zgjidhte klientët nga paria e vendit.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kokat e dy lejlekëve të purpurt, Ismete Selmanaj Leba

Gjergji dhe vëllai i tij, Sokoli, janë dëshmitarët e vetëm të vetëvrasjes së babait të tyre kur ishin ende fëmijë. Të gjendur midis akuzave të gjyshit të tyre, traumës së kaluar nga skena e gjetjes së trupit të pajetë të babait dhe rënies në gjak, detyrohen të largohen nga fshati.
850 Lekë
More