• Banner

Meshe e trishte per Lek Zaharine, Ledi Kacani Myshketa
  • Meshe e trishte per Lek Zaharine, Ledi Kacani Myshketa

Meshë e trishtë për Lek Zaharinë, Ledi Kacani Myshketa

Një roman i kompozuar me teknikën e një kartele froidiane, ku lidhja si në një potpuri e episodeve kyçe nga jeta e personazhit kryesor, Lek Zaharia, kërkon të shpjegojë krizën e papajtueshmërisë se një shpirti të kulluar me realitetin kompleks të jetës bashkëkohore.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Meshë e trishtë për Lek Zaharinë
Origjinali: Meshë e trishtë për Lek Zaharinë
Gjinia: Roman
Autori: Ledi Kacani Myshketa
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 308
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-402-8

Koment nga Preç Zogaj

Një roman i kompozuar me teknikën e një kartele froidiane, ku lidhja si në një potpuri e episodeve kyçe nga jeta e personazhit kryesor, Lek Zaharia, kërkon të shpjegojë krizën e papajtueshmërisë se një shpirti të kulluar me realitetin kompleks të jetës bashkëkohore.

Me një gjuhë të gjallë dhe me një stil të zhdërvjellët, ku tregimi linear thyhet vazhdimisht nga hovet e një proze të kultivuar, ushqyer me poezinë e mirë të shekujve, shkrimtarja rrëfen trajektoren dramatike të pranimit të papërsosmërisë, që nuk duhet të na bëhet pengesë për t'u shkëputur, për t'u ndjerë të lirë, për të qëndruar mbi të keqen, të shëmtuarën apo të ligën, për të jetuar në mbretërinë e dyfishtë, tokësore dhe qiellore, të dashurisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304028
ean13
9789994304028
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2346

Botuesi: Botimet Dudaj

Dy drama, Ledi Kacani Myshketa

Në të dy dramat ka tema aktuale dhe konflikte jetësore. Në mes të tjerave, personazhet qendrore janë figura femërore, të cilat i ka ravijëzuar me dashuri, por njëherësh dhe me realizëm. Uroj me gjithë zemër që veprat e saj të shohin dritat e skenës dhe njerëzit të duartrokasin, duke u gëzuar për lindjen e një dramaturgeje të

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2347

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurore a kryqezim, Ledi Kacani Myshketa

Ledi Kacani Myshketa, autore e romanit "Muri" dhe e librit me tregime "E përsosur për të vdekur" në krijimtarinë e saj rrëfen thjesht, të tërheq me sinqeritetin, lirshmërinë, gjen ngjarje që bëjnë të njohësh më mirë veten dhe tjetrin, i futet zbërthimit të kontradiktave të shumta, paraprirë nga ndjenjat, i pëlqen përsiatja, m

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Duartrokitësit, Bashkim Hoxha

 Mos vallë njëmendësisht jemi degdisur kaq keq në honet e marrëzisë, saqë i duartrokasim secilit mashtrim që na serviret?” Përpos rrëfimit për Klajdin, që është boshti i këtij romani, edhe rrëfimi për Jonën është rrëqethës. Fati i tyre është fat i të rinjve të sotëm në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e qytete të tjera shqiptare. Mund ta them se Bashkim Hoxha...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2713

Botuesi: Tirana Times

Plaku i Butkes, Sabri Godo

Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001221

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri e harruar, Dhimitër Xhuvani

Eufemizmi ``profesioni më i vjetër në botë`` është mbules më cinike, më fyese dhe më e turpshme për pjesën më të viktimizuar dhe më të dhimbshmë të shoqërisë. Cilësimi i kohëve moderne ``mishi i bardhë``, i huazuar nga tregu i shumicës apo i pakicës nuk duket më i fisme. Në të gjithë kohët, shteti ka ndërtuar marrëdhënie vetëm armiqësore me këtë shtresë. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2242

Botuesi: Onufri

Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Qelia e lirisë, Kaon Serjani

Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? E rritur në Tiranë në një familje intelektuale nga Kosova, larg ankthit dhe kujtimeve të luftës, me një shpirt të lirë, Shqipja gjen pak rrënjë që e mbajnë lidhur me të shkuarën.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)