Stina e peste, Geverina Muzhaqi
  • Stina e peste, Geverina Muzhaqi

Stina e pestë, Geverina Muzhaqi

Botimet Dudaj

Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku buthton shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stina e pestë
Origjinali: Stina e pestë
Gjinia: Roman
Autori: Geverina Muzhaqi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 337
Pesha: 0.351 kg.
ISBN: 978-99943-0-409-7

Mbi librin

Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku buthton shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm. Është stina e dhimbjes, por dhe rruga e mundimshme në kërkim të vetvetes. Është guximi për t'ia nisur sërish nga fillimi. Është forca për t'u ringritur.

Një libër që, pa frikë, mund të zgjidhet ndër librat që meritojnë të lexohen patjetër, madje edhe duke lënë mënjanë "punë të rëndësishme". Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen.

Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur. Vërtet është romani i parë i Geverinës, por është një debutim dinjitoz e me shumë përgjegjësi krijuese.

Mbi autoren

Geverina Muzhaqi ka lindur në Patos në vitin 1984. Është diplomuar në degën e studimeve gjuhësore dhe filologjike pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Aty ka mbrojtur me rezultate maksimale edhe masterin shkencor për gjuhësi të përgjithshme" me temën "Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane".

Po në Romë punoi për tre vjet si mësuese e adoleshentëve me aftësi të kufizuara. Është fituese e disa çmimeve me poezi në qytetin e saj të lindjes, si dhe në rrethin e Fierit. Aktualisht shkruan poezi, prozë e tregime. Ky është romani i saj i parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304097
ean13
9789994304097
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000663

Botuesi: Onufri

Ura me tri harqe, Ismail Kadare

Në qendër të librit "Ura me tri harqe" gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës.
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000665

Botuesi: Onufri

Përbindëshi, Ismail Kadare

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t'i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Tokëmjalta, Enit Karafili Steiner

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Një dashuri e hershme, rrjedha e së cilës bëhet jehonë e jetëve të rrëmbyeshme e të lodhshme të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000558

Botuesi: OMSCA-1

Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Më duaj, por jo vonë, Mimoza Ahmeti, Mimoza Kuchly

Duke lexuar librin, na duket sikur hyjmë në një “dhomë magjike” të zhveshur e me shpirtin në dorë. Ndiejmë që kjo “dhomëz e magjishme” na ka bërë ta duam më shumë veten  dhe jemi gati të përqafojmë aventurat që jeta na ofron me zemërgjerësinë e saj.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Klithma e mbretëreshës Teutë, Ajmone Sumaj Salihu

Romani "Klithma e mbretëreshës Teutë" shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit.
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Kokat e dy lejlekëve të purpurt, Ismete Selmanaj Leba

Gjergji dhe vëllai i tij, Sokoli, janë dëshmitarët e vetëm të vetëvrasjes së babait të tyre kur ishin ende fëmijë. Të gjendur midis akuzave të gjyshit të tyre, traumës së kaluar nga skena e gjetjes së trupit të pajetë të babait dhe rënies në gjak, detyrohen të largohen nga fshati.
850 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Njeriu që fliste me pemët, Irma Kurti

Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar "Universum Donna" për letërsinë dhe emërtimin "Ambasadore e Paqes" nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Jeton në Bergamo, Itali.
800 Lekë
More