• Banner

  • Ka mbaruar
Bolero, Ardian Vehbiu
  • Bolero, Ardian Vehbiu

Bolero, Ardian Vehbiu

Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t'u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë.

8,33 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bolero
Origjinali: Bolero
Gjinia: Roman
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 224
Pesha: 0.239 kg.
ISBN: 978-99943-0-400-4

Fragment nga libri

Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t'u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë. U fut në stacion, zbriti poshtë disa palë shkallëve, për të arritur në platformën uptown pikërisht në momentin kur një zë, nga altoparlanti, po lajmëronte se të gjithë trenat e veriut po qarkullonin në orar.

Ajo psherëtiu: do të kishte dashur, në fakt, që treni të vonohej pak, për t'i dhënë pak kohë që të bënte paqe me veten; për çka një aksident i vogël në Brooklyn do të kishte mjaftuar. Përfytyroi si njerëzit, në atë rast, do të ishin larguar nga platforma dhe pyeti veten nëse një pritje dy-orëshe, vetëm ajo në stacion, do t'i kish mjaftuar.

Dy orë plot, pa opsionin e të shkuarit gjëkundi – por kushedi po i kërkonte shumë jetës. Pastaj treni uptown u fut në platformë, ajo u fut në vagon përmes dyerve që u hapën para saj dhe harresa e urrejtshme iu fut në mendje.

E pamë këtë person kur zbriti shkallët teposhtë dhe pastaj eci në platformën uptown, të stacionit në rrugën 40 dhe avenynë e 7-të; pasi na kishin lajmëruar tashmë se ai kish blerë një gazetë te kioska në hyrje të stacionit, sikurse edhe pritej. Ishte i veshur me një pardesy të hirtë, mbante një borsalinë dhe sytë i kish të mbuluar me syze dielli si të ish arratisur nga një noir bardhezi, por edhe kjo pritej.

Zuri vend në platformë pranë një kolone dhe u orientua në mënyrë të tillë që imazhi t'i kapej i plotë nga kamerat e sigurisë, sikurse edhe na kishin informuar paraprakisht; pastaj hapi gazetën dhe u hodhi një sy të shpenguar kryetitujve, por pa u përqendruar vërtet në lexim.

Edhe pse na kishin udhëzuar ta vëzhgonim këtë person që nga platforma përballë dhe na ndanin prej tij katër palë binarë, në dy prej të cilave kalonin herë pas here me zallahi trenat ekspres, arritëm të dëgjojmë, përmes altoparlantëve të platformës, njoftimin publik se trenat uptown përkohësisht nuk po qarkullonin, për shkak të një tromboze në Brooklyn.

Asgjë tjetër nuk ndodhi meqë asgjë tjetër nuk pritej që të ndodhte; si edhe herë të tjera, ishim bërë pjesë e një mos-ngjarjeje, ose e një zbrazëtie të mërzitshme në rrjedhën e kohës; por a nuk janë vallë zbrazëti të tilla, për të cilat kemi të gjithë faj, që na e strukturojnë jo vetëm të përditshmen dhe vetë jetën, por edhe universin mbarë?

Mbi autorin

Shkrimtarin dhe studiuesin Ardian Vehbiu, që jeton në New York, lexuesi shqiptar e njeh, mes të tjerash, për esenë "Kulla e Sahatit" (K&B, 2003), polemikën "Kundër purizmit" (Dudaj, 2012), librin me tregime "Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit" (K&B, 2010, Dudaj 2012), studimin "Shqipja totalitare" (Çabej, 2008), fitues i çmimit kombëtar "Gjergj Fishta" në vitin 2009 dhe librin-ese "Sende që nxirrte deti" (Dudaj 2013), fitues i çmimit "Ardian Klosi" në festivalin PaMur të vitit 2014; si dhe për blogun "Peizazhe të fjalës" që vijon të shërbejë, që prej 8 vjetësh, si laborator i diskursit kritik në rrjetet e komunikimit virtual të hapësirës shqipe.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kusuret e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Gjuha e gjakut, Kiço Blushi

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Djalli komik, Zija Cela

Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Fletë hyrje për në varr, Arber Ahmetaj

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: 2990

Botuesi: Te tjere

Banoret e shpelles, Sulejman Mato

Sulejman Mato na befason; shkruan një roman, jo aq për vetveten se sa për të tjerët. I është dashur një jetë e tërë për këtë gjë, është një ëndërr e bërë realitet më në fund, me një vetëdije dhe kërkesa estetike, një sukses!

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000941

Botuesi: Toena

Gruaja ne kafe, Diana Culi

Shkrimtarja Diana Culi sjell në romanin e saj "Gruaja ne kafé" realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)