Kokat e dy lejlekëve të purpurt, Ismete Selmanaj Leba
  • Kokat e dy lejlekëve të purpurt, Ismete Selmanaj Leba

Kokat e dy lejlekëve të purpurt, Ismete Selmanaj Leba

Botimet Dudaj

Gjergji dhe vëllai i tij, Sokoli, janë dëshmitarët e vetëm të vetëvrasjes së babait të tyre kur ishin ende fëmijë. Të gjendur midis akuzave të gjyshit të tyre, traumës së kaluar nga skena e gjetjes së trupit të pajetë të babait dhe rënies në gjak, detyrohen të largohen nga fshati.

850 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kokat e dy lejlekëve të purpurt
Origjinali: Kokat e dy lejlekëve të purpurt
Gjinia: Roman
Autori: Ismete Selmanaj Leba
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 280
Pesha: 0.256 kg.
ISBN: 978-99943-0-378-6

Mbi librin

Gjergji dhe vëllai i tij, Sokoli, janë dëshmitarët e vetëm të vetëvrasjes së babait të tyre kur ishin ende fëmijë. Të gjendur midis akuzave të gjyshit të tyre, traumës së kaluar nga skena e gjetjes së trupit të pajetë të babait dhe rënies në gjak, detyrohen të largohen nga fshati.

Situata komplikohet kur në parkun e qytetit ku banojnë gjendet i vrarë një person me një të shkuar të dyshimtë, si dhe nga ardhja në qytet e një njeriu misterioz që i ndjek si hije nga pas. Kush është ky person dhe çfarë kërkon prej tyre Asgjë nuk është ashtu siç duket në gjithë këtë histori të mbushur me prapaskena deri në fund.

Mbi autoren

Ismete Selmanaj Leba ka lindur në Durrës në vitin 1966. Mbaron shkollën e mesme në Durrës, në gjimnazin "Naim Frashëri", dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku dhe u diplomua në vitin 1991. Prej vitit 1992 jeton në Itali. Ky është libri i dytë që publikon në Shqipëri - pas librit "Gjembi dhe trëndafilat" (Shtëpia Botuese "Dudaj", nëntor 2013), me të cilin mori pjesë edhe në Panairin e Librit "Tirana 2013". Shumë shpejt ky libër do të publikohet edhe në Itali.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303786
ean13
9789994303786
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000287

Botuesi: OMBRA GVG

Metamorfoza e nje brezi te humbur, Henrik S.G

Ndodhi që të jem lindur pikërisht atëherë, kur sapo pati nisur udhë gjysma e dytë e Shekullit të Njëzetë. Lindje fatale, në mes një shoqërie mizore. Im atë, fare i ri, me kërshërinë e Dantes trokiti në portat e Ferrit, ndonëse i ishte ofruar atij Parajsa Komuniste.
921 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Banorët e mjegullës, Saimir Lleshi

Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Djalli komik, Zija Cela

Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pas mesnate, Brunilda Zllami

Por sado që përpiqemi për t’u përshtatur nuk mundemi, sepse karakteret që kemi fshehur janë ato të lindurat, që nuk fshihen me gomë thjesht se një moment vendosëm ashtu. Ato janë pjesët që na dalin në ëndrra, që na bëjnë të palumtur, edhe kur mendojmë se kemi gjithçka.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dritëro

Njeriu me top, Dritëro Agolli

Një nga romanet më të lexuara të shkrimtarit Dritëro Agolli, Njeriu me top përshkruan përballjen e traditës zakonore shqiptare të hakmarrjes me botën e armëve moderne të Luftës së Dytë Botërore dhe trazirave e dilemave të njerëzve që përjetuan këto kohë.
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kandidati, Ben Blushi

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vdekja i ka sytë e kaltër, Luan Rexha

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Profeti nga Praga, Musa Ramadani

41 vite pas vdekjes, 82 vite nga lindja, në Pragë shfaqet një njeri truphollak e fytyrëthatim, me rroba të zeza e këmishë të bardhë. Nuk është turist, as emigrant. Është vetë Franz Kafka që rikthehet në qytetin e tij, pas vdekjes që i shoi para kohe vullkanin letrar.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000707

Botuesi: Onufri

Edhe te cmendurit fluturojne, Mehmet Kraja

Vepra e Mehmet Krajës, e përbërë nga dhjetëra vëllime me tregime, me publicistikë, eseistikë si dhe prej një sërë romanesh të suksesshëm është nga më cilësoret e prozës sonë...
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Komploti, Ben Blushi

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000704

Botuesi: Onufri

Një grua nga Tirana, Helena Kadare

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" qe mbushur me djemtë e vajzat e Fakultetit të Inxhinierisë, që po zbrisnin nga godina e rektoratit. Asaj iu kujtua vetja kur ishte si ato dhe kishte bërë dashuri për herë të parë.
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Djalli që pagova për këshillë, Jeta Vojkollari

Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s'e frenonte dot më. Tani ajo do t'i zgjidhte klientët nga paria e vendit.
900 Lekë
More