• Banner

  • Ka mbaruar

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Perënditë dhe njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit në Ilirinë e shekullit III para Krishtit. Në një rrëfim mitik dhe të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teutë.

14,86 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Origjinali: Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Gjinia: Roman
Autori: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 392
Pesha: 0.478 kg.
ISBN: 978-99943-1-996-1

Mbi librin

Shtëpia botuese Toena hodhi në treg "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" i shkrimtares Mira Meksi – një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Është një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në Letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë.

Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.

Perënditë dhe njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit në Ilirinë e shekullit III para Krishtit. Në një rrëfim mitik dhe të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teutë: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimi mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat pushtonjëse të Teutës stratege.

Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha, me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shenjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës Teutë për gjeneralin grek Demetër Faros. Gjithçka për të ringjallur Ilirinë e humbur mjegullinave të kohës.

Koment nga Shpëtim Doda

...Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë shpaloset mjaft bindshëm si një prurje krejt e veçantë në letërsinë shqipe bashkëkohore... Është një simfoni mbi dashurinë, ngërthen një histori në të cilën dashuria rrezaton fërgëllyese deri në atë kufi të epërm e mistik ku dikotomia, diafragma ndarëse mes shpirtit dhe trupit, apo mes psikës dhe mishit, zerohet paqësisht, duke jetësuar dhe përndezur një mori shqisash, ndjesish, përjetimesh, perceptimesh, njohjesh dhe frymëmarrjesh të reja, prej nga melodia solistike ia lë vendin rrufeshëm muzikës orkestrale... Është një simfoni që dikton dhe udhëheq bindshëm jo vetëm gjuhën, ritmin, shqisat dhe stilin e autorit, por edhe frymën, ritmin, shqisat dhe përjetimet e lexuesit...

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë është një simfoni tronditëse mbi dashurinë dhe lavdinë e Teutës dhe Ilirisë së shekullit III para Krishtit; një simfoni mnemotike, e mbrujtur me ngjyrën arketipore të Kohës, e kompozuar, e drejtuar dhe e luajtur prej Kujtesës së vështruar si shqisa e Shpirtit dhe e éthos-it të një populli, jo prej autorit objektiv...

Një Kujtesë që e shpalos vetveten jo duke treguar domosdoshmërisht për apo rreth vetvetes, por thjesht dhe vetëm duke rrëfyer; të rrëfyerit, madje, është e vetmja formë e vetëshpalosjes së saj: aty ku nuk ka rrëfim, nuk ka as botë; aty ku nuk ka botë, nuk ka as Kujtesë. Bota, Kujtesa dhe Rrëfimi janë sa thelbësisht, aq edhe qenësisht të ndërvarur nën dritën e Shpirtit dhe éthos-it njerëzor.

Si i këtillë Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë është një rrëfim, një simfoni e Kujtesës që i drejtohet një kujtese, për të strehuar brenda saj kujtimin e dashurisë dhe lavdisë së një mbretëreshe që, përveçse shpirti, mbrojtja dhe përtëritëse e prej- ardhjes hyjnore të popullit të saj, zgjodhi të ishte njeri dhe grua. Pa kursyer as jetën...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319961
ean13
9789994319961
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000717

Botuesi: Onufri

Frosina e Janines, Mira Meksi

Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Kazanovës, Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2518

Botuesi: Toena

Ëndrra e Damokleut, Fatos Kongoli

"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Qelia e lirisë, Kaon Serjani

Si mund të jetë rrjedha e jetës dhe bota e brendshme e një vajze 20-vjeçare teksa përballet me një vdekje të papritur, një dashuri të pamundur dhe një betejë për të fituar lirinë? E rritur në Tiranë në një familje intelektuale nga Kosova, larg ankthit dhe kujtimeve të luftës, me një shpirt të lirë, Shqipja gjen pak rrënjë që e mbajnë lidhur me të shkuarën.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Lady “D”, Ambra Hysa

"Lady D" i dedikohet vajzave, vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë me shpirt të lirë dhe pa kursim, pa kushte!

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 8,42 CHF
More
Ne gjendjen
Përshtypjet (0)