• Banner

Vajzat e ballkonit, Edmond Tupja

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.

6,94 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e ballkonit
Origjinali: Vajzat e ballkonit
Gjinia: Roman
Autori: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 168
Pesha: 0.174 kg.
ISBN: 978-9928-175-34-2

Mbi librin

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.

Heroinat tona jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën?

Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare? Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera.

Fragment nga libri

Zgjodha frëngjishten. Dhe, detyrimisht, më ra për pjesë të ndiqja, në vitin e fundit, leksionet e një profesori plak me emrin e personazhit kryesor të njërit prej romaneve më të njohura, edhe në Shqipëri, të një autori francez të shekullit XIX.

Një tip i çuditshëm, por mendjelirë, që kishte studiuar në Francë para gati gjysmë shekulli. Që rizgjoi tek unë, thellë në shpirt, dëshirën për të shkruar pa grisur fletët e shkruara, që të vizatoja, madje, pse jo, të pikturoja pa grisur vizatimet dhe pa prishur pikturat e mia, që t'i bija violinës edhe pa e marrë në dorë.

Me harkun e zemrës. Për t'u zhytur në një dehashpirt të paparë ndonjëherë. Dehashpirt... Këtë fjalë ma mësoi ai; sigurisht, ajo ekziston edhe në fjalorin e shqipes, por ai e bëri të prekshme për mua. Të gjithëpushtetshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175342
ean13
9789928175342
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritëro

Arka e Djallit, Dritëro Agolli

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kutia e Agatha Christie-t, Mira Meksi

Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2108

Botuesi: Botimet Dudaj

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

"Rebelimi i Lúlus" është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t'i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t'u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)