• Banner

  • Ka mbaruar

Flaka e shpresës, Ramadan Pasmaçiu

Ramadan Pasmaçiu ka lindur në Berat më 26 shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu në Shkollën e Tregut të vendlindjes. Në dhjetor 1955 mbaroi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Në shtator 1957, me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për prirje të veçanta letrare, u dërgua në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Histori – Filologji.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Flaka e shpresës
Origjinali: Flaka e shpresës
Gjinia: Roman
Autori: Ramadan Pasmaçiu
Shtëpia botuese: Drier
Viti: 2012
Fq. 640
Pesha: 0.669 kg.
ISBN: 978-9928-4072-1-4

Mbi autorin

Ramadan Pasmaçiu ka lindur në Berat më 26 shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu në Shkollën e Tregut të vendlindjes. Në dhjetor 1955 mbaroi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Në shtator 1957, me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për prirje të veçanta letrare, u dërgua në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Histori – Filologji.

Pas diplomimit, u emërua drejtor i shkollës së Shëngjergjit të Tiranës, prej nga u tërhoq në gazetën "Bashkimi", tek punoi gjer në vitin 1966. Më tej shërbeu si gazetar në "Mësuesi" dhe 18 vjet kryeredaktor i revistës letraro – artistike për fëmijë "Yllkat" që nga krijimi i saj. U njoh si publicist i suksesshëm qysh nga vitet e para të punës, me botime në organet e shtypit të përditshëm e atij periodik.

Si letrar i ri i talentuar tërhoqi vëmendjen që kur ishte në bankat e shkollës së mesme, me shkrime në gazetat "Pioneri", "Zëri i Rinisë" e në revistën "Nëntori". Në rrugën e shkrimtarit të mirëfilltë hyri me novelën "Dy shokët" e me poemën "Tregim për kecin bardhosh", të botuara në fillimet e viteve '60, kur edhe u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e të Artistëve.

Prej atëherë nisën të shihnin dritën e botimit vit pas viti librat e tjerë të moshës së ulët e të mesme shkollore: "Pranverë", "Kasollja", "Kori gazmor", "Sa mirë!", "Ermalushi, sylarushi dhe të tjerët", "Leka", "Përralla të vërteta", "Lart në mal" etj. shumë nga të cilët u nderuan me çmime të para kombëtare.

Shkrimtari Ramadan Pasmaçiu është një ndër krijuesit që ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare. Çmimet e para i janë dhënë atij edhe në mjaft pjesë të plota teatrale si: "Këndon Etleva", "Dudushi", "Kur harron detyrën", "Unë, Shpresa dhe ajo" etj. Më pas ai krijoi vepra të mirëpritura për lexuesin e rritur, si: "Metamorfozë", "Ju flas me zemër të hapur", "Doda" etj.

Në vitin 1987 ai meritoi çmimin e madh shtetëror "Migjeni" për romanin në katër vëllime "Udhëve të fëmijërisë". Me përmbysjen e regjimit diktatorial e me vendosjen e demokracisë në vendin tonë, krijimtaria e tij mori një vrull të ri. Veprat që ka dhënë në këta vite janë gjithashtu të nivelit të lartë ideo – artistik dhe dëshmojnë denjësisht mjeshtërinë e autorit me përvojë krijuese më se gjysmëshekullore për trajtimin e temave atdhetare: "Lira", "Xhaxhi Sili", "Përtej kohës", "Dashuria e nënës", "Tregimet e Rrugëndreqit", "Xhufi – 1", "Xhufi – 2", "Mësuesja", "Maratonomaku", "Vajza e vogël flokëverdhë", "Shoku i ri i bankës", "Tri pëllëmbë shtat e shtatë pëllëmbë mjekër", "Nusja që kërkonte dyshek me pupla", "Qerosi që çmendi aganë", "Gomari kur u bë kalë", "Babai, tri motrat dhe vigani", "Na ishte njëherë një Elton", "Trimat dhe vashëza me emrin Zanë", "Kush rron duke shpresuar" etj.

Të tërheqin vëmendjen romanet e tij voluminozë me temë nga jeta e gjallë. Ata shquhen për mjeshtërinë artistike të të shkruarit, për gjuhën e pasur, figurat e qëmtuara, për meditimet, skalitjen e larmishme të karaktereve, si edhe për idetë e mëdha që mbartin.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928407214
ean13
9789928407214
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Dënimi i dytë i Havzi Nelës, Petrit Palushi

Përsa i përket standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca e të tjera. Këtë e them se njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë të madhe si televizor, automobila e sende të tjera e bëjnë një jetë më te vërtetë luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja haluçinante, Mimoza Ahmeti

Ajo e kish kuptuar se droga më e tmerrshme për njeriun qe fjala, përdorimi i gjuhes si mjet manipulimi. Fjala qe arma më e fuqishme që pat zbuluar njeriu. Në mendjen e saj ajo kish disa pulsime të cilat nuk guxonte t'i kthente në fjalë, sepse forca e tyre ndërtuese ende nuk qe asnjanësuar nga ajo e shkatërrimit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në kryeministri, Diana Culi

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.1, Stefan Çapaliku

“Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit”. Ky lexohet si një roman autobiografik, si një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2319

Botuesi: Te tjere

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.2, Stefan Çapaliku

Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Prognozë e rezervuar, Ornela Agastra Mulla

 Pasioni i saj është letërsia dhe muzika. Pas vëllimit të parë me poezi “Malli nuk ka gjumë”, ajo vjen kësaj here, për lexuesin shqiptar, me një roman. Autorja shpreson që gjithësecili të gjejë në rreshtat e tij, një copëz nga vetja...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)