Apokalipsi sipas Shen Tiranes, Zija Cela
  • Apokalipsi sipas Shen Tiranes, Zija Cela

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Toena

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Apokalipsi sipas Shën Tiranës
Origjinali: Apokalipsi sipas Shën Tiranës
Gjinia: Roman
Autori:Zija Çela
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2011
Fq. 456
Pesha: 0.565 kg.
ISBN: 978-99943-1-748-6

Komente mbi librin

“Brenda veprës së shkrimtarit është përditshmëria, ëndrrat, historia, mitet, dashuria, urrejtja, është filozofia e psikologjia mbarëshqiptare, janë bizneset, intrigat, zakonet, shpirti, lindja, vdekja, ringjallja, vrasja, shteti, feja, qielli, Hadi. Është estetika përfshirëse e universit. Dhe, për ankthin e përgjithshëm të njerëzimit, edhe psherëtima: “Zot, rri me ne se është kah erret!”

E megjithatë, në brendinë e vet, fiksioni narrativ i autorit mbart fare natyrshëm praninë e një fryme që vazhdimisht të rri pranë si një shpëtimtar, duke u shfaqur personazh konkret dhe i shenjtë njëherësh, për të sjellë dhe përhapur besim e mirësi, jetë përballë vdekjes dhe buzëqeshje përballë urrejtjes. Kjo frymë e ky vetëkërkim dramatik janë kuptimi i botës së shqetësuar në krijimtarinë e këtij shkrimtari të madh të letrave tona dhe, si një kumt i fortë, vijnë mu në çastin kur po erret...”

Ali Aliu

“Pikërisht kur pandehnim se shkrimtari mbylli një trilogji me tri romane të mëdha të letërsisë shqipe, “Las Varrezas”, “SOS, një buzëqeshje” dhe “Goja e Botës”, ja ku kemi një tetralogji me “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”. I mbindërtuar mbi një realitet që autori e njeh fort mirë, në këtë “Apokalips” i bëhet gjëma Tiranës njerëzore, Tiranës intelektuale, Tiranës politike, Tiranës mikroborgjeze, Tiranës provinciale dhe hipokrite.

Dhe përkundër kijametit vepra nuk ngjall ndjenjë refuzimi, përkundrazi, sepse të vërtetat e një shoqërie vijnë si të vërteta universale. Sesi do të vazhdojë më tej autori kjo nuk dihet, por për diçka jam i sigurt: Zija Çela ka ndërtuar tashmë një sagë shqiptare krejtësisht të veçantë dhe të papërsëritshme.

Zija Çela është nga shkrimtarët e paktë te ne që ka arritur të krijojë autorësi, çka do të thotë se vepra e tij i ka shenjat e njohjes, ka emblemën e saj. Për të arritur në këtë pikë, kur shkrimtari krijon një opus letrar përfaqësues, Zija Çelës i është dashur të identifikojë dhe të konsolidojë rrethin tematik të veprave të tij, të identifikojë postulatet e veçanta autoriale, të jetë vetja e tij dhe të mos i ngjajë askujt.”

Mehmet Kraja

“Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në “Apokalipsin sipas Shën Tiranës”, aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori. Si në romanet pararendëse, ngjarjet në librat e autorit mund të ndodhin Kurdoherë. Dhe kjo u jep romaneve të tij një dimension të përtejshëm e të përjetshëm.

Edhe kësaj here Zija Çela provon se letërsia e madhe i shpëton tiranisë së kohës. Kohës kalendarike. Por jo asaj ku rrinë së bashku veprat më të mira të letërsisë e të krijimtarisë shpirtërore. Dhe ku unë besoj se krijimtaria e Zija Çelës ka marrë statusin legjitim të banimit të përjetshëm.”

Rudolf Marku

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994317486
ean13
9789994317486
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2318

Botuesi: Dituria

Një jete ne dashuri, Mynever Shuteriqi

Në katedër zuri vend një djalë i ri, me një paraqitje që më tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe që e regjistrova në kujtesë në mënyrë krejt të pavetëdijshme, por tepër besnike: flokë të zinj pak të valëzuar, fytyrë e bardhë e fisme, buzë mishtore me pjesën e poshtme disi të varur.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000020

Botuesi: Botimet Dudaj

Ali Pashë Tepelena, Sabri Godo

Në hyrje të këtij romani, autori i tij thotë: "Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Pritje të bukura, Ani Wilms

Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. 
900 Lekë
More

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.
500 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Ati, Ardian - Christian Kycyku

Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.
700 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Bob Legjenda, Arlinda Guma

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin  nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i...
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Hakmarrja e një gruaje, Spartak Ngjela

Sofie Rasku ishte e bindur se duhet ta kryente vrasjen. Gjithë këtokohë kishte sjellë në mendje gjithçka kishte ndodhur. Mbrëmjeve ky mendim bëhej torturues, kur vështrimi i ndalej në portretin e të shoqit.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
288 Lekë
More

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001362

Botuesi: Toena

Goja e botës, Zija Cela

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
900 Lekë
More