• Banner

Mjegullat e Tiranes, Ismail Kadare
  • Mjegullat e Tiranes, Ismail Kadare

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjegullat e Tiranës (kopertinë e trashë)
Origjinali: Mjegullat e Tiranës
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 310
Pesha: 0.405 kg
ISBN: 978-9928-186-04-1

Mbi librin

“Mjegullat e Tiranës” është romani i parë i shkrimtarit, shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958. Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.

Askush nuk mund t’i ndërhyjë një autori lidhur me vlerësimin e veprës së tij prej atij vetë. Pavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën në vetvete një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e letërsisë.

Për herë të parë botohet teksti integral i romani, një bisedë me shkrimtarin Ismail Kadare dhe komente nga studiuesja Viola Isufaj. Përmes kësaj bisede me studiuesen Isufaj, shkrimtari tregon se çfarë është ky roman, konteksti në të cilin u shkrua dhe arsyet se përse botohet tani.

“Arsyeja ishte e thjeshtë, ky roman mbeti edhe më pas si një vepër e mohuar prej meje. Për të qenë më i saktë, ai ishte pjesë e jetës sime të njeriut, por jo e asaj të shkrimtarit. Në këtë të fundit, ai i ngjante një fëmije të paligjshëm. Kjo kishte të bënte ndoshta me dyshimin tim se romani, duke qenë jashtë problemeve të kohës do ta kishte të pamundur botimin. Veç kësaj, pas kthimit nga Moska, ishte e natyrshme që ai të më dukej i prapambetur. Sidomos pas “Qytetit pa reklama”, që e kisha shkruar atje, dhe që qëndronte, nga çdo pikëpamje, më lart se ai”, – shprehet Kadare në bisedën me Isufajn.

Shkrimtari e nxori dorëshkrimin nga sirtarët në vitin 2012. U fol edhe në shtyp shpeshherë për këtë roman që ende nuk po i vinte në duar lexuesit. Ky është një roman i rinisë së shkrimtarit, siç shprehet Isufaj në komentin e saj, parazgjatimet e të cilit shtrihen edhe më tej; tek një ditar i dikurshëm studenti.

“Para se të njihte estetikën, filozofinë, historinë, religjionin, etnografinë; shumë më përpara se të arrinte rreth 1000 botime në mbi 45 gjuhë të Europës, Amerikës, Azisë dhe Afrikës, e kështu të bënte të njohshme edhe letërsinë e vendit të tij në antologjinë e letërsisë botërore, Kadare ka provuar të shkruajë disa herë. Jo të gjitha ato shkrime kemi pasur mundësi t’i njohim. Një prej tyre, nga më të largëtit në kohë është pikërisht ky roman ‘Mjegullat e Tiranës’, roman i pabotuar deri më tani dhe për këtë, i panjohur për lexuesin”, – shkruan Viola Isufaj.

Marrë nga Mapo

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186041
ean13
9789928186041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000644

Botuesi: Onufri

Vepra 2, Ismail Kadare

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta.

Çmimi 13,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001646

Botuesi: Onufri

Koncert në fund të dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2242

Botuesi: Onufri

Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?

Çmimi 6,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Çmimi 0,02 
More
Ka mbaruar

Anja, Ahmet Prençi

Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)