• Banner

  • Ka mbaruar

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

2 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Autoportret me teleskop
Origjinali: Autoportret me teleskop
Gjinia: Roman
Autori: Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 488
Pesha: 0.501 kg
ISBN: 978-99943-1-936-7

Fragment nga libri

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Kur them "unë vetë", kam parasysh politikanin Besnik Mustafaj, të cilin lexuesit e tregimit, në cilësinë e votuesve, e kishin parë në televizor e në takime elektorale me mijëra herë gjatë këtyre njëzetë vjetëve, të krekosur me kostum, këmishë të bardhë e kravatë. Dhe ashtu, të krekosur do të duhej të më shihnin edhe në vazhdim. Kisha përpara disa muaj, - deri ditën e parë të verës së ardhshme, kur kemi zgjedhjet - gjatë të cilëve daljet e mia në publik detyrimisht që do të shpeshtoheshin.

Unë do të kisha nevojë si asnjëherë më parë të rrezatoja besim në vete dhe seriozitet për të fituar edhe një mandat të ri parlamentar. Lexuesit e mi gjatë orëve të tyre të lira, do të paraqiteshin para meje nëpër mitingjet elektorale si qytetarë – votues.

Ama, veshja ime e krekosur nuk do i pengonte dot të më përfytyronin krejt lakuriq, i tjetërsuar nga dalldia, në fund të fundit ashtu si e kisha përshkruar unë veten. Mua do të më mbulonte turpi, do të më merrej goja e do të më mbulonin djersë të ftohta.

Djersë pa asgjë të ngjashme me çurgjet e djersëve të vala, që më kullonin edhe nga rrënjët e flokëve tek bëja dashuri me Ana B. dhe treteshin me djersët e saj po aq të vala, duke ngjizur pikërisht atë lëndën magjike, që i bënte trupat tanë ashtu të ndritshëm, pabesueshmërisht të përthyeshëm dhe ëmbëlsisht të rrëshqitshëm nën peshën e humbur të njëri – tjetrit.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Flaka e shpresës, Ramadan Pasmaçiu

Ramadan Pasmaçiu ka lindur në Berat më 26 shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu në Shkollën e Tregut të vendlindjes. Në dhjetor 1955 mbaroi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Në shtator 1957, me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për prirje të veçanta letrare, u dërgua në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Histori –...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ajlen, Esmeralda Petrela

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kukulla, portreti i nënës, Ismail Kadare

Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në "Le Journal du Dimanche" të Parisit: "Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia".

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001344

Botuesi: Naimi

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2443

Botuesi: Te tjere

P4, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001029

Botuesi: Dituria

Eksod, Agim Polovina

"Eksodi", anija me të cilën ikën një grup hebrenjsh, të internuar nga anglezët në Qipro, më 1947. Pas vuajtjesh, kjo anije mbërin në tokën e premtuar, Palestinë. Roman ku ndërthuret pasioni, lufta, shpresa dhe dashuria. "Eksodi" është historia e luftës së një populli për të shkëputur nga rëra e shkretëtirës dhe nga urrejtja e njerëzve, një fije tokë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Triologjia e Shkodrës, Gazmend Krasniqi

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e vdekjes, Stefan Çapaliku

Te antologjia e vdekjes do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik mbi vdekjen në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit përëndimor.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Njeriu me top, Dritëro Agolli

Një nga romanet më të lexuara të shkrimtarit Dritëro Agolli, Njeriu me top përshkruan përballjen e traditës zakonore shqiptare të hakmarrjes me botën e armëve moderne të Luftës së Dytë Botërore dhe trazirave e dilemave të njerëzve që përjetuan këto kohë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)