• Banner

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj
  • Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Daullja prej letre
Gjinia: Roman
Autori: Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 320
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-99943-1-636-6

Mbi librin

Romani "Daullja prej letre" ka njohur më parë dy botime në shqip, te shtëpia botuese "Arbri" në vitin 1995 dhe "Ora" në vitin 2004. Botimi francez ka fituar çmimin prestigjioz "Mesdheu" në vitin 1997. Është botuar edhe në greqisht në vitin 1998, ku gjithashtu ka marrë vlerësime shumë të larta nga kritika. Regjisori Besnik Bisha ka realizuar filmin "Mao Ce Dun" me skenar të Mustafajt, mbështetur në disa motive të "Daullja prej letre".

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

Në dukje ato ngjasojnë si novela të pavarura, por në thelb janë të lidhura bukur mirë me njëra-tjetrën; sa në unitetin e brendshëm të argumentit të shtjelluar aq edhe, sidomos, në mënyrën e shikimit, gjer edhe në ecejaken e disa personazheve që diku duken e diku zhduken, për t'u rishfaqur rishtazi.

Në bulb të këtyre 9 rrëfenjave, që si tërësi krijojnë një trajtë romanore origjinale, gjallon një detaj i kthyer në metaforë: daullja prej letre. Është një përcaktim a idiomë që edhe kuptohet, edhe s'kuptohet në domethënien e asociuar të saj, që ka sipëri sa një shtresim folklorik, aq edhe diçka anekdotike. Përtej veskut kinse popullor të kësaj shprehjeje të ardhur prej vulgut, si fjalë-metaforë, pra në brendinë e vetë romanit, përkundrazi, ndryhet frika.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994316366
ean13
9789994316366
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000884

Botuesi: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Tre divorcet e zotit Viktor N, Rudolf Marku

Ndjen sa shumë që i ka munguar Eva në jetën e vet! Ndjen se papritur, për një trill të fatit, ai do ta takojë Evën përsëri. Evën që jeton në pjesën tjetër të Botës. San Francisko është qyteti ku njerëzit bien të flenë në kohën kur banorët e Londrës sapo zgjohen.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2518

Botuesi: Toena

Ëndrra e Damokleut, Fatos Kongoli

"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2080

Botuesi: Princi

Litari dhe lamtumira, Virion Graci

Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001682

Botuesi: OMSCA-1

Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, Visar Zhiti

Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.

Çmimi 8,93 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)