• Banner

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

6,80 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Boshi
Origjinali: Boshi
Gjinia: Roman
Autori: Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 304
Pesha: 0.342 kg.
ISBN: 978-99943-1-600-7

Mbi librin

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve, në galerinë e minierës nga shembja; e treta, kthimi i Anës te njerëzit e afërt në Tiranë; e katërta, kthimi i Agronit te njerëzit e Anës për ta gjetur atë; e pesta, rikthimi i Agronit në qytetin verior për të kërkuar rishtazi Anën, që s'dihet se ku është.

Janë edhe dy kinse tablo: Tabloja paralajmëruese, me dy vargje: Na bëjnë Pazar deri dhe hijen / E ne vazhdojmë megjithatë; Tabloja përmbledhëse, ku bëhet fjalë rishtazi për hijen që na ndjek pas, që përzihet me qenien tonë në formën e një ëndrre të keqe, që na lëndon dhe na kall frikën. Po kush na kall frikën: ai që shohim apo ai që nuk e shohim?

Me këto dy kinse tablo të kornizës së romanit, fillimit dhe fundit, duket se shkrimtari na fal edhe çelësin për ta kuptuar, më në fund, "dredhinë" e tij. Toni i rrëfimit është përgjithësisht i qetë, me një vesk psikologjik, ku nuk anashkalohen ngjyrimet dramatike e, ndonjëherë, tragjike.

Më së shumti, si akord bazë, zotëron qasja ironike, e kudogjendshme: edhe ndaj të tjerëve, edhe ndaj vetvetes. Ironitë bëhen therëse me patetikën dhe butaforinë "heroike" të regjimit komunist, me "pavdekësinë" e liderëve, me urimet dhe bekimet "të rrojnë sa malet", me njeriun e bindur e kokulur që nuk flet e nuk shikon, përveç asaj që thuhet dhe jepet, me individin e gëlltitur nga kolektivi, me zyrtarët që fabrikojnë gënjeshtrat, me "mbylljen në këllëf" të krejt shoqërisë dhe atrofizimin e saj, gjer dhe te "një hotel të humbur, në një qytet të humbur, midis maleve të humbura të Shqipërisë së humbur", duke e transformuar konotacionin e gjithë këtyre në tallje, e satirë të hidhur.

Fragment nga libri

Isha një burrë i pafuqishëm, një burrë, të cilit i kanë marrë edhe spermën, për ta shumëfishuar modelin e tij të njeriut të rregullt, të shtruar, të heshtur e punëtor, zbatues i përpiktë i mësimeve të..., unë e kisha tradhtuar modelin tim pikërisht kur nuk pritej dhe nga sperma ime do të dilte një tjetër tashmë, shumë të tjerë madje dhe krejt të ndryshëm, që dinë të fyhen, të tërbohen njësoj.

Shkurt, unë isha tashmë një burrë i dëshpëruar dhe vetëm dëshpërimi do të më jepte forcë t'i përshkoja të pesëdhjetë kilometrat, për të mbërritur para mëngjesit te varrezat, ku s'më priste askush, madje as i vdekuri, që kërkoja.

Mbi autorin

Besnik Mustafaj ka lindur më 1958 në Bajram Curri. Ka përfunduar studimet për gjuhë – letërsi frënge në Universitetin e Tiranës. Krahas karrierës së pasur në politikë si një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe i zgjedhur katër herë deputet në vitet 1991 – 2005, Besnik Mustafaj ka edhe një përvojë të çmuar si diplomat, ku ka kryer funksione nga më të lartat si ambasador e ministër i jashtëm.

Kryesore megjithatë, si shprehet vetë Besnik Mustafaj, mbetet për të, vepra letrare, së cilës i është rikthyer pas dorëheqjes nga politika në maj 2009. Ai është autor i shumë librave me poezi, tregime, romane dhe ese, të përkthyera e të vlerësuara në disa nga gjuhët kryesore të botës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994316007
ean13
9789994316007
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000884

Botuesi: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi varkën e Karontit, Dine Dine

Përveç "Mbi varkën e Karontit" ka shkruar dhe botuar në shtypin e përditshëm dhe në atë periodik, në Amerikë e Shqipëri, esse, kritikë letrare, atikuj publicistikë, reportazhe, tregime, novela, si dhe përkthime nga autorë të ndryshëm nga gjuha angleze.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 7,23 GBP
More
Ne gjendjen

Referenca: SKU000558

Botuesi: OMSCA-1

Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001222

Botuesi: OMBRA GVG

Letra e Sonjës, Dhimitër Xhuvani

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)