Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Sytë e Sofisë, Nasi Lera
  • Sytë e Sofisë, Nasi Lera
  • Sytë e Sofisë, Nasi Lera

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

Toena

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sytë e Sofisë
Origjinali: Sytë e Sofisë
Gjinia: Roman
Autori: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2011
Fq. 385
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99943-1-739-4

Mbi librin

Figurat stilistike, rrëfimi që të lë gjithmonë në pritje të diçkaje tronditëse, imtësia e zgjedhjes së fjalëve, dialogët e kursyer, personazhe për të cilët dimë aq pak së jashtmi, por aq shumë për brendinë e tyre. Metaforat domethënëse si ajo e qenit të verbër; e shenjtes Sofi që i kanë nxjerrë sytë; e dëborës që duket sikur bie për të mbuluar çdo gjurmë e çdo fjalë, e rrugëtojnë mendjen e lexuesit në labirinte nga të cilat duket se duhet të gjejnë çelësin për të dalë. Në qoftë se do të duhej një fjalë për ta përshkruar këtë roman do të ishte: tronditës.

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera, derisa ai vdiq aty i mbuluar nga bora; reagimi i banorëve përpara vrasjes së një vajze të re etj. Në një qytet të vogël ngërthehet e gjithë jeta e shqiptarëve.

Romani rrëfen për një qytet të Shqipërisë i paidentifikuar, ose i identifikuar me emrin qyteti H. Që në fillim autori na prezanton me dy personazhe që i lidh pashmangshmërisht vetmia e tyre: burri dhe qeni. Janë vitet e tranzicionit ku papritur personazhi kryesor e gjen veten në vendlindjen e harruar: H, në shtëpinë ku prindërit e tij kanë kaluar të lumtur jetën e tyre dhe ku ai duket se është i arratisur prej Parisit prej një kërcënimi misterioz. Rrugët e kryqëzojnë me Sofinë, mësuesen e bukur të qytetit të vogël e cila mbart dhimbjen e humbjes së të shoqit. Ky qytet i vogël, i heshtur e monoton fsheh mistere të cilat autori i zbulon dalëngadalë.

Fragment nga libri

Drithërima që ndjeu pak më parë u përsërit më e fuqishme. Dhe ata nuk po ia ndanin vështrimin njëri-tjetrit dhe, për një çast, humbën në thellësinë e tyre. Dhe ai ishte një çast kur çdo lëvizje ngrinte në një pikë të vetme. Lulet e bardha të kumbullave të egra ishin të vetmet që lëkundeshin jashtëkohe në hapësirë. Dhe, papritmas, Sofisë iu duk sikur dëgjoi një fëshfërimë të druajtur në qelqet e dritareve.

Ajo e njihte atë fëshfërimë që fëmijë, por nuk guxonte të kthente kokën, sepse nuk donte që fëshfërima të ishte vetëm brenda saj. Por nuk i bëri dot ballë tundimit dhe ktheu kokën dhe vështroi nga dritarja. Pastaj u çua me vrull dhe eci drejt saj. Disa flokë të rrallë dëbore rrëshqitën mbi qelq. Dhe kishte filluar dëbora e parë.
- Po bie dëborë! - tha Sofia dhe u kthye nga Andrea.

Edhe ai u çua me zhurmë nga karrigia dhe u hodh drejt dritares. Dëbora binte mes fashës që hidhte drita, e rrallë, e lehtë, e frikësuar.
- Dëbora e parë që po shoh këtu, - dëgjoi Andrean.

Zëri i tij i përkëdheli flokët. Dhe, pa e kuptuar, Sofia mbështeti shpinën pas gjoksit të Andreas. Ai e rrethoi me krahët e tij dhe e shtrëngoi fort. Pastaj e ktheu nga vetja dhe Sofia mbylli sytë para se ai ta puthte. Dëbora e parë ngatërrohej në sytë e saj të mbyllur me petalet e bardha të kumbullave të egra.

Mbi autorin

Nasi Lera u lind në Korçë, ku mbaroi shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë-letërsi shqipe. Ai tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës që në tregimet e para për nivelin e tyre të lartë artistik. Veprat e tij u vlerësuan menjëherë me çmime në konkurset kombëtare si dhe me "Çmimin e Republikës".

Disa prej tregimeve të Nasi Lerës u përkthyen në bullgarisht, rusisht, hebraisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht. Ai ka botuar këto vëllime me tregime: "Bora e fundit", "Era e pishave", "Nisemi, djema", "Ditë nga ky shekull", "Sytë e dashurisë", "Treni ecte drejt dëborës", "Duaje emrin tënd", "Ulërima e heshtur", si dhe romanet: "Gjaku i prillit", "Të jetosh kohën", "Orët e qytetit të vogël", "Balada e vetvetes", "Nata e premierës", "Ngjallja e diktatorit", "Ana Zh.", "Njeri pa stinë". Romani "Sytë e Sofisë" është romani i tij i nëntë.

Një vend të madh në krijimtarinë e shkrimtarit zënë përkthimet e autorëve nobelistë si E. Heminguej, A. Kamy, J. Saramago, G. G. Marquez, A. Zhid, Le Clezio, M. V. Llosa, J. Kavabata, Kenzaburo Oe, si dhe të autorëve të mëdhenj si M. Kundera, M. Duras, M. Turnie, Akutagava, S. de Bovuar, M. Gallo, D. Merezhkovski etj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994317394
ean13
9789994317394
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ky roman, në fillin, lindi si novelë. Tani po e botoj të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë, botuar nga Korbi (2004) dhe ribotuar nga Toena (2014), nuk ka asnjë ndryshim. Pjesën e dytë e shkrova pas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar.
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2929

Botuesi: Skanderbeg Books

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura Acka

A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre.
1 350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Funerali i hijes, Odise Kote

Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
1 050 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pritje të bukura, Ani Wilms

Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. 
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Djalli komik, Zija Cela

Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Zërat e natës, Grigor Banushi

Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje