• Banner

  • Ka mbaruar

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.

5,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mërkuna e zezë
Origjinali: Mërkuna e zezë
Gjinia: Roman
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2005
Fq. 160
Pesha: 0.192 kg
ISBN: 978-99943-1-548-2

Koment nga Balil Gjini

Gjithë materia lëndore e librit është bërë shtëllunga-shtëllunga dhe është vendosur për t' u tjerrur në tri furka: furka e parë është ajo e natyrës që end indiferente (a thua?!) flokët e borës, furka e dytë është ajo e magjisë, endur nga Shartimja dhe Nafaka (vini re çfarë emrash!) dhe furka e tretë është ajo e autorit që thurr e end tekstin letrar.

Ka dhe një tjetër më të madhe, që nënkuptohet, ajo e Zotit, i cili në të madh të Vet, end vetë fijet e jetës së personazheve. Fijet e këtyre furkave tiliksen e kokolepsen me njëra-tjetrën, këputen, bëhen nyje të pazgjidhshme. Pavarërisht këtyre që thamë librat e Tufës të shkaktojnë habi estetike. Nga fabula? Narracioni rrjedhës? Personazhet e tjetërfartë? Gjuha gurgulluese?

Nga ajo fantazi harlisëse që, ndërsa degët i frushullijnë herë me një mister drithërues, e herë me një vrazhdësi cullake, një rrënjë e saj vjen e ngafulet mu në humusin e zi të diktaturës për t' u shëndoshur e ardhangur estetikisht? E vështirë ta thuash, sepse është një formulë që bën përzierjen e masës së elementëve të veçantë, një formulë që ka diçka nga fryma e shenjtë, magjitë e lashta, kabala, dhe çdo përzierje arbitrare s' do të bënte gjë tjetër veçse do të na i shpërthente epruvetën eksperimentale në dorë, ashtu siç iu shpërthehet magjistarëve tek pëziejnë squfurin...

Milan Kundera, duke folur për Estetika të Hegelit, thotë se ai ka përshkruar çdo detaj, rast pas rasti, centimetër pas centimetri, aq bukur sa Estetika të jep përshtypjen e një vepre ku kanë bashkëpunuar një shqiponjë dhe qindra merimanga heroike që e endnin pëlhurën për të mbuluar çdo skutë. A thua dhe librin e Agron Tufës e kanë endur gjallesa të tilla?...

Koment nga Artan Fuga

Te "Mërkuna e Zezë", Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie, personazhet bartin një peshë kuptimore dhe një karakterizim psikologjik, që i vendos ata nën një tension dramatik të lëvizshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994315482
ean13
9789994315482
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000020

Botuesi: Botimet Dudaj

Ali Pashë Tepelena, Sabri Godo

Në hyrje të këtij romani, autori i tij thotë: "Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.

Çmimi 7,43 CHF
More
Në gjendje

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)