• Banner

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

9,91 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të gjallë dhe të vdekur
Origjinali: Të gjallë dhe të vdekur
Gjinia: Roman
Autori:Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 368
Pesha: 0.357 kg.
ISBN: 978-99943-0-317-5

Koment nga Rudolf Marku

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Romani të trondit me natyrshmërinë e vet paradoksale; është tragjik, edhe pse i shkruar poetikisht; me skena makabre, por pa e humbur besimin te njeriu; nostalgjik, ndonëse ngjarjet janë ato të më të fundit, që shpeshherë i lexojmë në gazetat e ditës. Dy muaj pasi e pata lexuar romanin e Nasi Lerës, në kanalet televizive raportohej për ngjarjet për të cilat flet ai. Oskar Uajlldi pat paralajmëruar se, ashtu si arti imiton jetën, po ashtu edhe jeta imiton artin e vërtetë.

Jeta shqiptare ka për t'i imituar kokëfortësisht, për një kohë të gjatë, sidomos librat si romani i Nasi Lerës, që flasin përmes imagjinatës dhe kujtesës, për zhgënjimin dhe brutalitetin, për neverinë ndaj politikës dhe politikanëve, për absurdin e dramave ballkanike dhe për butësinë e përhershme të shpirtit njerëzor.

"Të gjallë dhe të vdekur" është ndër romanet më të bukur dhe më seriozë që kam lexuar deri më sot. Dramaciteti që mbart ai është i natyrshëm e, kësisoj, i besueshëm. Mbyllja e romanit sjell një fllad besimi dhe mirësie, por njeriu i mirë shqiptar jeton përballë një force të papërballueshme të së keqes, e cila do të shkatërrojë çdo gjë, Njeriun dhe Natyrën, kafshët dhe peizazhet, madje do të përdhunojë edhe vetë vdekjen dhe të vdekurit.

Pohimi i njërit prej personazheve se "të gjithë e ndiejmë veten të dënuar duke qenë të lirë të shkojmë ku të duam", është edhe piktura më e hidhur, por dhe më e vërtetë e realitetit të sotëm."

Mbi autorin

Nasi Lera lindi në Korçë, ku mbaroi edhe shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë-letërsi shqipe. Ai tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës që në tregimet e tij të para për nivelin e tyre të lartë artistik. Veprat e tij janë vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare, si dhe me "Çmimin e Republikës". Disa prej tregimeve të tij janë përkthyen në bullgarisht, rusisht, hebraisht, italisht, frëngjisht e gjermanisht.

Ka botuar këto vëllime me tregime: "Bora e fundit", "Era e pishave", "Nisemi djema", "Ditë nga ky shekull", "Sytë e dashurisë", "Treni ecte drejt dëborës", "Duaje emrin tënd", "Ulërima e heshtur", si dhe romanet: "Gjaku i prillit", "Të jetosh kohën", "Orët e qytetit të vogël", "Balada e vetvetes", "Nata e premierës", "Ngjallja e diktatorit", "Ana Zh.", "Njeri pa stinë", "Sytë e Sofisë". "Të gjallë dhe të vdekur" është romani i tij i dhjetë.

Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e shkrimtarit zënë përkthimet e autorëve novelistë, si J. Saramago, A. Kamy, E. Heminguej, G. G. Markez, A. Zhid, Le Klezio, M. V. Ljosa, J. Kavabata, Kenzaburo Oe, si dhe të autorëve të tjerë të mëdhenj, si M. Duras, M. Turnie, M. Kundera, Akutagava, S. dë Bovuar, M. Galo, D. Merezhkovski, I. Nemirovski etj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303175
ean13
9789994303175
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000018

Botuesi: Toena

Dragoi i fildishtë, Fatos Kongoli

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. 

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000884

Botuesi: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001531

Botuesi: Toena

Iluzione në sirtar, Fatos Kongoli

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001749

Botuesi: Toena

Si-do-re-la, Fatos Kongoli

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000665

Botuesi: Onufri

Përbindëshi, Ismail Kadare

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t'i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000558

Botuesi: OMSCA-1

Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mjalti, Mari N'anette

Folisa, vajza e çiltër dhe e etur për dije ëshë e destinuar të lindë në një fshat të vogël e të veçuar nga pjesa tjetër e btoës. Në këtë vend mes pyjesh të dendur, ligësia e njerëzve është më e madhe se vetë numri i banorëve.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Miliarderi, Veton Surroi

Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën "Koha" më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë "Koha ditore". Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001816

Botuesi: Toena

Lëkura e qenit, Fatos Kongoli

Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona?

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?

Çmimi 5,85 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)