• Banner

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të përhime.

6,66 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E katërta...
Origjinali: E katërta...
Gjinia: Roman
Autori:Balil Gjini
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2013
Fq. 232
Pesha: 0.234 kg
ISBN: 978-9928-113-22-X

Fragment nga libri

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të përhime.

I ngarkuan aq shumë, sa akrepat e shkretë dolën mendsh fare, filluan të vërtiten kuturu, të ecnin më shpejt, deri sa, për të mos plasur nga marazi, ndaluan dhe dukeshin mbi fushën e sahatit si dy eshtra të balsamosura.

...E mbajti letrën lart me të dy gishtat, e afroi tek xhami, i pa transparencën e qelibartë. Në fillim letra iu duk si një qefin, me të cilin do të mbështillte trupat e fjalëve, pastaj, si një gjoks femre, nga i cili pritej të ngriheshin dy kodrinat e rrumbullakta të gjinjve, dhe në fund fare si napa e bardhë e një tavoline operacioni.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
978992811322
ean13
978992811322
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000146

Botuesi: Ideart

Gjarpri i Shtëpisë, Arian Leka

I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.

Çmimi 11,10 
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Faqja e fundit, Gazmend M. Kapllani

Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fetore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi varkën e Karontit, Dine Dine

Përveç "Mbi varkën e Karontit" ka shkruar dhe botuar në shtypin e përditshëm dhe në atë periodik, në Amerikë e Shqipëri, esse, kritikë letrare, atikuj publicistikë, reportazhe, tregime, novela, si dhe përkthime nga autorë të ndryshëm nga gjuha angleze.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001646

Botuesi: Onufri

Koncert në fund të dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja haluçinante, Mimoza Ahmeti

Ajo e kish kuptuar se droga më e tmerrshme për njeriun qe fjala, përdorimi i gjuhes si mjet manipulimi. Fjala qe arma më e fuqishme që pat zbuluar njeriu. Në mendjen e saj ajo kish disa pulsime të cilat nuk guxonte t'i kthente në fjalë, sepse forca e tyre ndërtuese ende nuk qe asnjanësuar nga ajo e shkatërrimit.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2355

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli

Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali.

Çmimi 4,44 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)