Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Edith, Albatros Rexhaj
  • Edith, Albatros Rexhaj

Edith, Albatros Rexhaj

Botimet Dudaj

"Edith" është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Edith
Origjinali: Edith
Gjinia: Roman
Autori: Albatros Rexhaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 260
Pesha: 0.236 kg
ISBN: 978-99943-0-338-0

Mbi librin

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

Koment nga Xhemal Ahmeti

Albatros Rexhaj nuk filozofon mbi dashurinë nga froni, nga kolltuku i ndonjë fabrike terminologjike, nga pozita e mbikqyrësit, siç është zakon shumë kolegëve të tij, por nga baza, nga aorta, nga mesi; ai përmbledh sekuenca dashurie në përditshmëri, i filtron brenda shpirtit të vet, i rikrijon të estetizuara, herë nëpërmjet vargjeve e herë nëpërmjet rrëfimit, paralelisht duke e thyer me elegancë edhe kufirin ndërmjet prozës dhe poezisë.

Mbi autorin

Albatros Rexhaj ka lindur në vitin 1975 në Prizren. Jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Është autor i librit “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999), romanit të zhanrit thriller “Bombë në Beograd”, romanit – ese “Ditar dashurie i një shkrimtari”.

Ndërkaq, së fundmi është shpërblyer me çmimin “Autor i vitit 2013” në Panairin jubilar të Librit Prishtina 2013. Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronik ëëë.filozofiaurbane.com, që aktualisht ndiqet nga më shumë se një çerek milioni lexues.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303380
ean13
9789994303380
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Koha Ditore

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Një gjeneral dhe një prift italian, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkojnë "në vendin e bijve të shqipes". Misioni i tyre është i pazakonshëm, i vështirë dhe grotesk: ata kërkojnë eshtrat e bashkëkombësve të rënë në luftë dhe kthimin e tyre në atdhe.
800 Lekë
More

Hoteli i drunjtë, Diana Çuli

Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun në të njëjtën kohë. Një dedektive e re do të vihet në gjurmë të së zhdukurës dhe do të zbulojë plot të fshehta rrënqethëse e të habitshme, nëpër rrugët e Shqipërisë.
899 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Edith, Albatros Rexhaj

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.
700 Lekë
More

Referenca: 2249

Botuesi: Te tjere

Shqiptaret nuk e njohin grine, Vera Isaku

Vera Isaku lindi në mars te vitit 1955. Mbaroi Universitetin e Tiranës, dega Filologji 1979. Është ndër gazetarët themelues të gazetës "Rilindja Demokratike". Ka botuar me qindra artikuj në shtypin vendas dhe të huaj. Disa nga veprat e saj janë: "Fate tullace", "Qëllime të mira", "Asgjë përgjithmonë" etj.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Rrethimi, Tom Kuka

Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.
800 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.
800 Lekë
More

Sarah, Alfred Peza

Alfred Peza, prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik. Fitues i shumë çmimeve kombëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit ‘’Ditari I 23 qershorit’’ (2013) është edhe në përfundim të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Netët e Parisit, Stavri Pone

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.
800 Lekë
More