• Banner

  • Ka mbaruar

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Një gjeneral dhe një prift italian, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkojnë "në vendin e bijve të shqipes". Misioni i tyre është i pazakonshëm, i vështirë dhe grotesk: ata kërkojnë eshtrat e bashkëkombësve të rënë në luftë dhe kthimin e tyre në atdhe.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjenerali i ushtrisë së vdekur (kopertinë e trashë)
Origjinali: Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 222
Pesha: 0.311 kg
ISBN: 84-9819-046-0

Mbi librin

Një gjeneral dhe një prift italian, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkojnë "në vendin e bijve të shqipes". Misioni i tyre është i pazakonshëm, i vështirë dhe grotesk: ata kërkojnë eshtrat e bashkëkombësve të rënë në luftë dhe kthimin e tyre në atdhe.

Përpjekjet e tyre nuk i pengojnë vetëm balta, acari dhe shiu. Në udhëtimin e tyre ata përballen me fate dhe fatkeqësi, biografi të çuditshme dhe pamje të llahtarshme.

Koment nga Stephan Wackwitz

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i Ismail Kadare është një "përmbledhje përrallore, njëkohësisht fëminore, e vjetër dhe e goditur, që shpalos një ngjarje, të cilën vetë libri me jodisiplinë të përsosur artistike e ka derdhur në toposin sugjestiv, fantastik, frikëndjellës dhe erotik të një romantike ferri.

Sepse në këtë roman që habitshëm sillet në vetvete, që fillon vazhdimisht rishtazi dhe që modifikon motivet vërtet është fjala për zhgroposjen, katalogjizimin, kthimin në shtëpi të një armate pushtuese. Toka e Shqipërisë duhet t'i kthejë kufomat e armiqve të dikurshëm në mënyrë që ata të varrosen në vendlindjen e tyre matanë detit."

Fragment nga libri

Ishte njëherë një gjeneral dhe një prift që kishin dalë për kësmet. Jo, nuk kishin dalë për kësmet. Ata kishin dalë për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë në një luftë të madhe. Ec e ec, kapërcyen shumë male e shumë fusha, duke kërkuar e duke mbledhur këto eshtra.

Vendi ishte i ashpër e i keq. Frynin erëra e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe ikën më tutje. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen të numëronin ato që kishin mbledhur. Doli se mungonin ende shumë eshtra.

Atëherë mbathën opingat e veshën zhgunet dhe u nisën prapë për udhë. Ec e ec, kapërcyen shumë male e shumë pllaja. Moti ishte i egër e i keq. U lodhën e u këputën e u plasi shpirtin kjo punë. As era, as dëbora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtarët që kërkonin.

Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen prapë të njehsonin ato që kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli që kishin mbetur pa gjetur ende shumë ushtarë. Atëherë, të lodhur e të rraskapitur, u nisën prapë për udhë të madhe. Ec e ec e udha s'kishte të sosur. Ishte dimër, binte borë.

Mbi autorin

Ismail Kadare u lind në vitin 1936 në Gjirokastër. Ka studiuar në Tiranë dhe në institutin "Gorki" në Moskë. Deri në vitin 1990 ka jetuar në Tiranë. Jashtë kufijve të Shqipërisë, Kadare u bë i njohur me romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i cili në Francë është xhiruar si film nga Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli. Për veprën e tij, Ismail Kadare është shpërblyer me çmime të rëndësishme letrare dhe është anëtar i shumë akademive.

Po ashtu, Kadare është oficer i Legjionit të Nderit të Francës. Prej shumë vitesh konsiderohet si njëri prej kandidatëve kryesorë për çmimin "Nobel" për letërsi. Romanet e tij janë përkthyer në 30 gjuhë. Aktualisht Kadare jeton në Tiranë dhe në Paris.

 

Detajet e librit
Koha Ditore
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ajlen, Esmeralda Petrela

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e vdekjes, Stefan Çapaliku

Te antologjia e vdekjes do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik mbi vdekjen në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit përëndimor.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fabula rasa, Agron Tufa

Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Njeriu që fliste me pemët, Irma Kurti

Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar "Universum Donna" për letërsinë dhe emërtimin "Ambasadore e Paqes" nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Jeton në Bergamo, Itali.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ora e ligë, Tom Kuka

Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)