• Banner

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

7,29 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Missing
Origjinali: Missing
Gjinia: Roman
Autori: Bashkim Hoxha
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 192
Pesha: 0.233 kg
ISBN: 978-99943-1-925-1

Mbi librin

Grozi, mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jemi të gjithë, sepse ashtu si ai, të gjithë flasim me vete, të gjithë flasim me kafshën e parë që na del përpara, jemi përpjekur, të paktën një herë të vetme, ta mendojmë veten si një kafshë mes shumë të tjerash në pyllin e së përditshmes tonë. Libri i ri i Bashkim Hoxhës mban titullin "Missing" (Botimet Toena), por më shumë se mungesën e dikujt, është një roman që duke shfletuar 190 faqet e tij, na kujton veten. Na kujton edhe autorin.

Ata të cilët e njohin autorin Bashkim Hoxha, do ta konsideronin këtë, një roman pothuajse autobiografik. Me gjithë elementët e ngjashëm me jetën e autorit, ky, më shumë se sa një autobiografi, është një roman për njeriun modern, njeriu që në pretendimin se ka humbur një gjë të çmuar për të, kupton thellë-thellë se ka humbur veten. Personazhi që rrëfen historinë, është një djalosh i ri, Grozi. Është një javë nga jeta e tij, tetë ditë, secila me një motiv të ndryshëm, që barazon ditën me këngën.

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

Janë disa linja paralele mbi të cilat rrjedhin ngjarjet. Niset me të tashmen, ku personazhi kryesor gjendet i vetëm përballë një kafshe, ariut, të cilin e ka rrëmbyer nga duart e atij që e shfrytëzonte dhe nis e i rrëfen kështu historinë e tij nga humbja e Lorës, në përpjekjet për ta gjetur, përjetimet, jetët e personazheve të tjerë. Përmes retrospektivës së ngjarjeve, kalohen kështu me radhë, histori të ndryshme. Ka humbur njeriu kafshën, kafsha njeriun, apo njeriu veten?

A jemi më socialë, nëse zvogëlojmë largësitë mes njëri-tjetrit dhe shumëfishojmë e zgjerojmë kanalet tona të komunikimit? Nëse konsumojmë fast-food, a bëjmë edhe fast-love? A bëhemi më individualë, në përpjekje për t'u globalizuar? Janë disa nga pyetjet që autori i ka shtruar gjatë shtjellimit të romanit e që përgjigjen mund t'ua jepni vetëm kur ta lexoni deri në fjalën e fundit.

Vetë autori, për shkak se marrëdhënia njeri kafshë (pa dashur të jap unë një përcaktim se cili ishte njeriu dhe cili kafsha, sepse Lora përcillet edhe si kafshë, edhe si njeri), e ka vendosur këtë si linjën kryesore të ndërtimit të romanit. Titulli i librit është menduar jo pak herë të ishte "Njerëz dhe Kafshë", mirëpo u vendos të ishte "Missing", sepse në fund, romani i Bashkim Hoxhës, mund të përmblidhet në tri fjali: "Njëri ka humbur qenin; Tjetri ka humbur gruan; Një rrugëtim ku zbulohet se ka njerëz, që kanë humbur veten".

Është një libër që zbërthen marrëdhëniet bashkëkohore edhe mes njeriut dhe parasë, njeriut dhe të shkuarën e tij që nuk e ndryshon dot, ndonëse blen emrin, veshjet, shtëpitë dhe të dashurat, një libër që e vë përballë njeriun me pasqyrën ku e sheh veten si forma origjinale e supozuar, kafshë.

Pas tre vitesh, autori Hoxha më në fund, arriti të "shtrydhë" një masë të madhe idesh, ndjesish dhe të finalizojë një produkt, i cili vërtet "gllabërohet" si fast-information, por me shumë mundësi, është libri që përfaqëson një target të caktuar lexuesish. Mund të të përfaqësojë edhe ty! "Missing", për vetminë, ekzistencializmin, humbjen e ndjesive dhe ... gjithçka!

Bashkim Hoxha ka shkruar një roman për njeriun e ditëve të sotme. Personazhi i tij komunikon në shumë forma dhe mënyra, por mbetet vetëm në fund të ditës dhe sërish gjendet i vetëm, duke nisur një ditë të re. Nëse do të orientoheshim me "gjuhën" që autori ka përdorur në roman, për ta njohur më mirë, do të duhet të përdorim fjalët kyçe vetmia, njeriu, njeriu-kafsha, pylli, ekzistencializmi, koherenca, konsumizmi, ndjesia.

Janë pikërisht këto fjalët kyçe, zbërthimi i të cilave na çon drejt zbërthimit të "Missing", ose gjetjes së "Missing". E gjithë historia është e rrëfyer nga një njeri i vetëm, një njeri i vetmuar, një njeri i cili jeton brenda vetmisë së tij, i shoqërizuar në njëmijë e një mënyra me të tjerë rreth e qark, por që mbetet thellësisht vetëm.

Fjalitë e tij janë të shkurtra, koncize, i gjithë shkrimi është pa ujëra. Diku hiqet një paralele me ekzistencializmin, diku një tjetër, me absurdin. Ka pak "Metamorfoza" e Kafkës, pak "I huaji" i Kamysë dhe pak nga "Komedia Hyjnore" e Dante Aligerit, atëherë kur ndihen notat e pyllit alegorik. Pastaj i rikthehet autorësisë së njeriut të ditëve tona, njeriut që dhuron lule virtuale në "Facebook", që poston gjendjen shpirtërore po në "Facebook", por ndërkohë, ka harruar se ç'pamje ka shiu dhe ç'ndjesi të krijon era.

Bashkim Hoxha është kundër letërsisë, e cila mbetet prapa në kohë. Ky roman, është dëshmia se vetë autori ka dalë përtej kornizave të asaj letërsie, duke ndjekur rrugën e lexuesit, duke kuptuar atë ç'ka do lexuesi, atë që e tërheq, e mban atë të mbërthyer. Nuk mund t'i fliste lexuesit, veç se me gjuhën, me të cilën vetë ky lexues komunikon në të përditshmen e tij. Kjo nuk e bën librin aspak të humbasë vlerat e tij si medium, sikurse është konsideruar ngaherë, përkundrazi.

Emrat e personazheve janë emra të rinjsh, të cilët i ndeshim në ditët e sotme, vendngjarjet janë bashkëkohore, "Facebook" konsiderohet si vendngjarje, termat e përdorur janë terma me të cilat i flasim njëri-tjetrit sot, komunikojmë në Chat, apo në të tjera mënyra virtuale të shkëmbimit të informacionit. "Missing" është një roman i shkëputur nga vitet tona të fundit, i update-uar me të rejat nga fusha e komunikimit, të vëna në funksion për të na komunikuar dilemat universale të njeriut, të cilat janë të pakoha.

Ndaj, duket sikur në një moment, lexuesi i flet vetes, gjen veten dhe projektohet pa shumë vështirësi, brenda personazhit të Grozit, mjafton vetëm të ketë pasur, njëherë të vetme, afeksion për një kafshë. Ndonëse, gjatë leximit, lexuesit do të kuptojnë se autori është i mirinformuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e komunikimit, kryesisht atë virtual, vetë Bashkim Hoxha e ka këtë, si revoltë të tijën karshi ngurtësimit të mënyrave të të shprehurit, gjë e imponuar nga komunikimi i shpejtë virtual. "Missing" është padyshim një prej romaneve më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore.

Marrë nga Lajmonline

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319251
ean13
9789994319251
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.

Çmimi 6,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Duke shpresuar për një ditë të mirë, Arion Hysenbegas

Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritarja e Marin Shkrelit, Ndue Ukaj

Kohësisht fillimi i romanit vendoset shumë vite pas luftës në vendin tonë, por që realisht është fundi i fabulës dhe rrëfimit të Marin Shkrelit, një krijues dhe kontribuues për lirinë e vendit të tij, që tronditet me dëshirën e pakompromis të të rinjve për ta braktisur sa më parë, në çdo çast e në çdo rast, Kosovën, për të cilën ky kishte sakrifikuar shumë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Fytyra e Simurgut, Gazmend Krasniqi

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.

Çmimi 5,83 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Nën lëkurë, Sindi Dobi

Një libër drejt shpirtit dhe të panjohurës. Të flasësh për skuatat më të errëta të shpirtit tënd pa u përlyer me shkrimin dhe ndjenjat është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë nga pena e një shkrimtari.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)