Missing, Bashkim Hoxha
  • Missing, Bashkim Hoxha

Missing, Bashkim Hoxha

Toena

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Missing
Origjinali: Missing
Gjinia: Roman
Autori: Bashkim Hoxha
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 192
Pesha: 0.233 kg
ISBN: 978-99943-1-925-1

Mbi librin

Grozi, mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jemi të gjithë, sepse ashtu si ai, të gjithë flasim me vete, të gjithë flasim me kafshën e parë që na del përpara, jemi përpjekur, të paktën një herë të vetme, ta mendojmë veten si një kafshë mes shumë të tjerash në pyllin e së përditshmes tonë. Libri i ri i Bashkim Hoxhës mban titullin "Missing" (Botimet Toena), por më shumë se mungesën e dikujt, është një roman që duke shfletuar 190 faqet e tij, na kujton veten. Na kujton edhe autorin.

Ata të cilët e njohin autorin Bashkim Hoxha, do ta konsideronin këtë, një roman pothuajse autobiografik. Me gjithë elementët e ngjashëm me jetën e autorit, ky, më shumë se sa një autobiografi, është një roman për njeriun modern, njeriu që në pretendimin se ka humbur një gjë të çmuar për të, kupton thellë-thellë se ka humbur veten. Personazhi që rrëfen historinë, është një djalosh i ri, Grozi. Është një javë nga jeta e tij, tetë ditë, secila me një motiv të ndryshëm, që barazon ditën me këngën.

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

Janë disa linja paralele mbi të cilat rrjedhin ngjarjet. Niset me të tashmen, ku personazhi kryesor gjendet i vetëm përballë një kafshe, ariut, të cilin e ka rrëmbyer nga duart e atij që e shfrytëzonte dhe nis e i rrëfen kështu historinë e tij nga humbja e Lorës, në përpjekjet për ta gjetur, përjetimet, jetët e personazheve të tjerë. Përmes retrospektivës së ngjarjeve, kalohen kështu me radhë, histori të ndryshme. Ka humbur njeriu kafshën, kafsha njeriun, apo njeriu veten?

A jemi më socialë, nëse zvogëlojmë largësitë mes njëri-tjetrit dhe shumëfishojmë e zgjerojmë kanalet tona të komunikimit? Nëse konsumojmë fast-food, a bëjmë edhe fast-love? A bëhemi më individualë, në përpjekje për t'u globalizuar? Janë disa nga pyetjet që autori i ka shtruar gjatë shtjellimit të romanit e që përgjigjen mund t'ua jepni vetëm kur ta lexoni deri në fjalën e fundit.

Vetë autori, për shkak se marrëdhënia njeri kafshë (pa dashur të jap unë një përcaktim se cili ishte njeriu dhe cili kafsha, sepse Lora përcillet edhe si kafshë, edhe si njeri), e ka vendosur këtë si linjën kryesore të ndërtimit të romanit. Titulli i librit është menduar jo pak herë të ishte "Njerëz dhe Kafshë", mirëpo u vendos të ishte "Missing", sepse në fund, romani i Bashkim Hoxhës, mund të përmblidhet në tri fjali: "Njëri ka humbur qenin; Tjetri ka humbur gruan; Një rrugëtim ku zbulohet se ka njerëz, që kanë humbur veten".

Është një libër që zbërthen marrëdhëniet bashkëkohore edhe mes njeriut dhe parasë, njeriut dhe të shkuarën e tij që nuk e ndryshon dot, ndonëse blen emrin, veshjet, shtëpitë dhe të dashurat, një libër që e vë përballë njeriun me pasqyrën ku e sheh veten si forma origjinale e supozuar, kafshë.

Pas tre vitesh, autori Hoxha më në fund, arriti të "shtrydhë" një masë të madhe idesh, ndjesish dhe të finalizojë një produkt, i cili vërtet "gllabërohet" si fast-information, por me shumë mundësi, është libri që përfaqëson një target të caktuar lexuesish. Mund të të përfaqësojë edhe ty! "Missing", për vetminë, ekzistencializmin, humbjen e ndjesive dhe ... gjithçka!

Bashkim Hoxha ka shkruar një roman për njeriun e ditëve të sotme. Personazhi i tij komunikon në shumë forma dhe mënyra, por mbetet vetëm në fund të ditës dhe sërish gjendet i vetëm, duke nisur një ditë të re. Nëse do të orientoheshim me "gjuhën" që autori ka përdorur në roman, për ta njohur më mirë, do të duhet të përdorim fjalët kyçe vetmia, njeriu, njeriu-kafsha, pylli, ekzistencializmi, koherenca, konsumizmi, ndjesia.

Janë pikërisht këto fjalët kyçe, zbërthimi i të cilave na çon drejt zbërthimit të "Missing", ose gjetjes së "Missing". E gjithë historia është e rrëfyer nga një njeri i vetëm, një njeri i vetmuar, një njeri i cili jeton brenda vetmisë së tij, i shoqërizuar në njëmijë e një mënyra me të tjerë rreth e qark, por që mbetet thellësisht vetëm.

Fjalitë e tij janë të shkurtra, koncize, i gjithë shkrimi është pa ujëra. Diku hiqet një paralele me ekzistencializmin, diku një tjetër, me absurdin. Ka pak "Metamorfoza" e Kafkës, pak "I huaji" i Kamysë dhe pak nga "Komedia Hyjnore" e Dante Aligerit, atëherë kur ndihen notat e pyllit alegorik. Pastaj i rikthehet autorësisë së njeriut të ditëve tona, njeriut që dhuron lule virtuale në "Facebook", që poston gjendjen shpirtërore po në "Facebook", por ndërkohë, ka harruar se ç'pamje ka shiu dhe ç'ndjesi të krijon era.

Bashkim Hoxha është kundër letërsisë, e cila mbetet prapa në kohë. Ky roman, është dëshmia se vetë autori ka dalë përtej kornizave të asaj letërsie, duke ndjekur rrugën e lexuesit, duke kuptuar atë ç'ka do lexuesi, atë që e tërheq, e mban atë të mbërthyer. Nuk mund t'i fliste lexuesit, veç se me gjuhën, me të cilën vetë ky lexues komunikon në të përditshmen e tij. Kjo nuk e bën librin aspak të humbasë vlerat e tij si medium, sikurse është konsideruar ngaherë, përkundrazi.

Emrat e personazheve janë emra të rinjsh, të cilët i ndeshim në ditët e sotme, vendngjarjet janë bashkëkohore, "Facebook" konsiderohet si vendngjarje, termat e përdorur janë terma me të cilat i flasim njëri-tjetrit sot, komunikojmë në Chat, apo në të tjera mënyra virtuale të shkëmbimit të informacionit. "Missing" është një roman i shkëputur nga vitet tona të fundit, i update-uar me të rejat nga fusha e komunikimit, të vëna në funksion për të na komunikuar dilemat universale të njeriut, të cilat janë të pakoha.

Ndaj, duket sikur në një moment, lexuesi i flet vetes, gjen veten dhe projektohet pa shumë vështirësi, brenda personazhit të Grozit, mjafton vetëm të ketë pasur, njëherë të vetme, afeksion për një kafshë. Ndonëse, gjatë leximit, lexuesit do të kuptojnë se autori është i mirinformuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e komunikimit, kryesisht atë virtual, vetë Bashkim Hoxha e ka këtë, si revoltë të tijën karshi ngurtësimit të mënyrave të të shprehurit, gjë e imponuar nga komunikimi i shpejtë virtual. "Missing" është padyshim një prej romaneve më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore.

Marrë nga Lajmonline

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319251
ean13
9789994319251
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000287

Botuesi: OMBRA GVG

Metamorfoza e nje brezi te humbur, Henrik S.G

Ndodhi që të jem lindur pikërisht atëherë, kur sapo pati nisur udhë gjysma e dytë e Shekullit të Njëzetë. Lindje fatale, në mes një shoqërie mizore. Im atë, fare i ri, me kërshërinë e Dantes trokiti në portat e Ferrit, ndonëse i ishte ofruar atij Parajsa Komuniste.
921 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Edith, Albatros Rexhaj

"Edith" është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ora e Zooparkut, Zija Çela

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.
700 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.
700 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Lady “D”, Ambra Hysa

"Lady D" i dedikohet vajzave, vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë me shpirt të lirë dhe pa kursim, pa kushte!
800 Lekë
More

Referenca: SKU000684

Botuesi: OMSCA-1

Bar Parajsa, Gazmend Krasniqi

Një çift të dashuruarish përballë dilemave të fatit, jetës dhe vdekjes. Në përpjekjen për t'u vënë emër këtyre gjërave, ata... Gjithçka e rrëfyer me një teknikë bashkëkohore brilante nga shkrimtari Gazmend Krasniqi. Ai interesohet më fort për mënyrën se si tregohet një histori, sesa për vetë historinë, sado e çuditshme të jetë ajo.
400 Lekë
More

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe