Njeriu me fat, Fatos Kongoli
  • Njeriu me fat, Fatos Kongoli
  • Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Toena

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Njeriu me fat
Origjinali: Njeriu me fat
Gjinia: Roman
Autori: Fatos Kongoli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 320
Pesha: 0.376 kg
ISBN: 978-99943-1-920-6

Mbi librin

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes. Dihet afërsisht koha dhe saktësisht vendi i ekzekutimit, një hotel me emrin shekspirian "Elsinor", diku në bregdetin shqiptar.

Ky është vetëm sfondi i këtij libri. Në qendër të tij janë dy histori paralele dashurie, njëra reale, tjetra virtuale, të personazhit kryesor Gentian Engjëlli, pedagog i ri i frëngjishtes te Gjuhët e Huaja, përkthyes me të ardhme, siç e cilësojnë.

Dashuria reale është një bionde e quajtur Kleopatra. Ajo virtuale, një vajzë me sy të mëdhenj të zinj e quajtur Vega. Dhe një ëndërr e fshehur, më turbulluesja e Gentian Engjëllit: t'u largohet përkthimeve, të bëhet romancier.

Asnjë lidhje në dukje midis anketës së inspektorit për shmangien e krimit dhe protagonistit pothuaj anonim. Trajektoret e tyre, megjithatë, ndërpriten në një dhomë të hotelit metaforik "Elsinor". Është një rrëfim në hapësirat e absurdit, me misterin e lajtmotivit "Shikomë në sy, vogëlushe!"

Fragment nga libri

Edhe deti i ngjalli një ndjesi zbrazëtie. S'mund të qëndronte më aty, çdo sekondë do të ishte një vuajtje. Ai ndihej i dashuruar. Vajza pas së cilës ndihej i dashuruar kishte sy të kaltër në ngjyrën e një qielli të kthjellët, flokë të dendur, të verdhë dhe mbante një emër mbretëror, Kleopatra.

Ai kishte bërë dashuri me Klean. E dëshmonte një copë pusullë ku, para se të ndaheshin, ajo i kishte lënë numrin e telefonit të saj celular. Ato shifra të rregullta rrumbullake do t'i mundësonin ta gjente kudo që të ndodhej, në çdo botë. Megjithëse ai e kishte të qartë, ajo ndodhej në botën këndej. Bota andej nuk ekzistonte, ishte një shpikje e fantazisë së tij.

Mbi autorin

Fatos Kongoli ka lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri".

Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Sllovaki e Bullgari, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha Europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Literaire, Der Tagesspiegel, etj.

Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar "Balkanika" 2002. Është gjithashtu fitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319206
ean13
9789994319206
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
700 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Mbyllur për pushime, Stefan Çapaliku

“Mbyllur për pushime” është romani që merret me fatet e njerëzve, të shtërnguar të jetojnë ndër kontekste krejtësisht të gabuara. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Më duaj, por jo vonë, Mimoza Ahmeti, Mimoza Kuchly

Duke lexuar librin, na duket sikur hyjmë në një “dhomë magjike” të zhveshur e me shpirtin në dorë. Ndiejmë që kjo “dhomëz e magjishme” na ka bërë ta duam më shumë veten  dhe jemi gati të përqafojmë aventurat që jeta na ofron me zemërgjerësinë e saj.
1 000 Lekë
More

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mjalti, Mari N'anette

Folisa, vajza e çiltër dhe e etur për dije ëshë e destinuar të lindë në një fshat të vogël e të veçuar nga pjesa tjetër e btoës. Në këtë vend mes pyjesh të dendur, ligësia e njerëzve është më e madhe se vetë numri i banorëve.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...
700 Lekë
More

Referenca: 2319

Botuesi: Te tjere

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000018

Botuesi: Toena

Dragoi i fildishtë, Fatos Kongoli

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU000233

Botuesi: Cabej

Kufoma, Fatos Kongoli

Realitet që i ngjan makthit dhe makthe të pranishme po aq sa realiteti, në këtë atmosferë e çon ekzistencën personazhi i Kufomës.
650 Lekë
More

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001531

Botuesi: Toena

Iluzione në sirtar, Fatos Kongoli

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001749

Botuesi: Toena

Si-do-re-la, Fatos Kongoli

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001816

Botuesi: Toena

Lëkura e qenit, Fatos Kongoli

Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona?
700 Lekë
More

Referenca: SKU001906

Botuesi: Toena

Ne të tre, Fatos Kongoli

Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?
600 Lekë
More

Referenca: 2518

Botuesi: Toena

Ëndrra e Damokleut, Fatos Kongoli

"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj...
600 Lekë
More