Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka
  • Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hiri, Vetmi gruaje
Origjinali: Hiri, Vetmi gruaje
Gjinia: Roman
Autori: Flutura Açka
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2013
Fq. 224
Pesha: 0.272 kg
ISBN: 978-99943-51-98-5

Mbi librin

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim ca më shumë harrim dhe kështu një çast më parë kthehet sakaq në një çast më pas duke e brendashkruar ëndrrën tonë në një ëndërr tjetër e cila vetë është brendashkruar diku dhe kjo diku e përfshirë gjithaq në një spirale perspektive të frikshme që e bën kohën edhe më të pafundme nga ç'e rrok dëshira njerëzore që nis nga unë e vazhdon te ti për t'u bartur tek ata të panumërt në linearitetin e saj ose nis nga të panumërtit dhe kthehet te ti për të mbërritur fatalist rishtas tek unë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994351985
ean13
9789994351985
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Tej portave të dhimbjes, Besnik Allushi

Ky roman, siç e dëshmon edhe titulli, është në frymën e përjetimit të dhimbjes së madhe, por në të vërtetë aty tregohet me talent të veçantë dhe në mënyrë tronditëse për dashurinë e madhe njerëzore. Nga intensiteti i transmetimit të dhimbjes së nënës ndaj humbjes së pjellës së vet, ai të kujton, ndoshta, vajin e Ajkunës që qan Omerin.
700 Lekë
More

Referenca: 2236

Botuesi: SARAS

Shitesit e Apokalipsit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në vitin 1963 në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për Pikturë e më pas për Letërsi. Aktualisht jeton në Tiranë. Veprimtaria e tij letrare përfshin vëllimet me poezi "Skodrinon", "Poema", "Toka e (pa)premtuar".
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Komploti, Ben Blushi

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Nën lëkurë, Sindi Dobi

Një libër drejt shpirtit dhe të panjohurës. Të flasësh për skuatat më të errëta të shpirtit tënd pa u përlyer me shkrimin dhe ndjenjat është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë nga pena e një shkrimtari.
500 Lekë
More

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Si na erdhi ai, i ndaluari, Visar Zhiti

"Si na erdhi ai, i ndaluari..." është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhimbjen. Shkas dhe protagonistë janë poeti rus Evgeni Jevtushenko bashkë me një student shqiptar me emrin Atjon, biri i autorit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Zërat e natës, Grigor Banushi

Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000008

Botuesi: Skanderbeg Books

Kryqi i harresës, Flutura Açka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000605

Botuesi: Toena

Zbathur, Flutura Acka

Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.
500 Lekë
More

Referenca: 2601

Botuesi: Toena

Ku je, Flutura Acka

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.
1 300 Lekë
More

Referenca: 2929

Botuesi: Skanderbeg Books

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura Acka

A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre.
1 350 Lekë
More