• Banner

Dymbëdhjetë, Arben Çejku

Romani "Dymbëdhjetë" sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta "prekë" vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë. E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet "komunikimit" që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në "Facebook".

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dymbëdhjetë
Origjinali: Dymbëdhjetë
Gjinia: Roman
Autori:Arben Çejku
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 296
Pesha: 0.313 kg
ISBN: 978-9928-162-97-7

Mbi librin

Romani "Dymbëdhjetë" sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta "prekë" vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë. E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet "komunikimit" që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në "Facebook".

Legjenda shqiptare thotë se Konstandini u ngrit nga varri që të përmbushte amanetin e së ëmës për t'i sjellë Doruntinën, kur atë ta merrte malli. Është pikërisht malli ai që nxit vëllain e Lekës për të nisur një aventurë, që për pak do t'i kushtojë shtrenjtë. Ai e "ringjall" Lekën përmes "Facebook"-ut dhe për çdo ditë e ushqen jetën virtuale të vëllait duke gërryer botën reale të vetes dhe të miqve, duke përfshirë edhe familjen e tij.

Sa më i gjallë e i përditshëm bëhet Leka, aq më ndjeshëm transformohet dhe vuan vëllai i tij. Por në lojë tashmë kanë hyrë edhe të tjerë. Vallen e heq Eda, një vajzë e pafajshme dhe bukuroshe, e cila pasi njihet me "princin" e saj, përjeton një sërë të papriturash befasuese.

Fragment nga libri

U ngrit nga vendi dhe shkoi e mori shiritin e buqetës, në të cilën Leka kishte shkruar "Eda, gëzuar ditëlindjen! Edhe 100 vite të bukura dhe fat në dashuri! Leka!" Nisi t'i analizonte fjalë për fjalë këto dy fjali. U ndal dhe veçoi togfjalëshin "fat në dashuri". Pse ai ta kishte përcjellë këtë urim, këtë mesazh?

Mos kjo ishte shenjë se te Leka diçka nuk shkonte dhe urimin e bënte që Eda të kishte fat me dikë tjetër? Apo mos ndoshta kjo ishte parafjala e asaj që Eda priste, shprehjen e dashurisë nga Leka në një moment të shpejtë? Mos ndoshta e gjithë kjo vëmendje ishte e kotë, sepse vetë mesazhi mund të ishte një kopjim nga mijëra urime që gjenden sot në internet?

Mbi autorin

Arben Çejku ka botuar librin e tij të parë poetik "Floknaja e muzgut" në vitin 1996. Nga viti 1992, autori ka punuar në Agjensinë Telegrafike Shqiptare e më pas ka vijuar në disa media dhe përveç artikujve ditorë, ai ka botuar në vitin 2000 librin "Demokracia e imponuar", një ese mbi zhvillimet politike të Shqipërisë moderne.

Në periudhën 1993 – 1995 dhe nga viti 2005 e në vazhdim, z. Çejku u angazhua në diplomaci dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Kosovë e në Maqedoni me detyrën e ambasadorit. Krahas punës së përditshme zyrtare, autori nuk ka hequr dorë nga krijimtaria letrare dhe romani "Dymbëdhjetë" është proza e tij e parë që sheh dritën e botimit. Së shpejti, ai do t;i sjellë lexuesit një përmbledhje të re poetike nga krijimtaria e tij disavjeçare.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928162977
ean13
9789928162977
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000513

Botuesi: OMSCA-1

Një rrëfenjë me ndërkombëtare, Ylljet Aliçka

Parrullat me gurë të Aliçkës kanë një frymë oruelliane. Është një kujtesë nga e kaluara dhe një paralajmërim për ato shoqëri ku rritet kontrolli i qeverisë ndaj gjuhës. Mesazhi i Aliçkës na kujton se, nëse do të ngërthehemi nga propaganda, kemi humbur veten tonë.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ars&Academic

Pylli, Rais Muhaj

Për të gjetur origjinën e këtij misteri dhe që të gjejë qetësi shpirtërore, vendos të kthehet në Shqipëri, të hulumtojë pyllin që rrethon burgun e Spaçit, burgun më famëkeq në Shqipëri, si pasojë e torturave të bëra në kohën e komunizmit. 

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Fabula rasa, Agron Tufa

Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)