Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja
  • Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Onufri

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.

700 Lekë

700 Lekë /

Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Selvitë e Tivarit
Origjinali: Selvitë e Tivarit
Gjinia: Roman
Autori: Mehmet Kraja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 192
Pesha: 0.27 kg
ISBN: 978-99943-42-46-4

Komente mbi autorin

“Vepra e Mehmet Krajës është një nga më cilësoret e prozës sonë dhe e përbërë nga dhjetëra vëllime me tregime, me publicistikë, eseistikë si dhe prej një sërë romanesh të suksesshëm...”

Vath Koreshi

“Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.”

Ali Aliu

“Romani i fundi i Mehmet Krajës, “Edhe të çmendurit fluturojnë”, na thotë që të gjithë njerëzit janë të palumtur. Më të këqinjtë e njerëzve janë ata që e afishojnë palumturinë e tyre... Ata, së paku, e kanë si të shkruar në ballë kobin, fatkeqësinë. Të tjerët përreth tyre që ankohen për palumturi, të duken të veckël.”

Sadik Bejko

“Njëri ndër prozatorët më të mirë të letërsisë moderne shqipe, Mehmet Kraja, sa herë që boton libra, ato janë ngjarje kulturore dhe si të tilla të laureuara, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë. Mjeshtër që zotëron artin e të shkruarit që në veprat e para letrare, Mehmet Kraja është prozator që ka shënuar rezultate të larta, qoftë në romane, qoftë në tregime. Mbi të gjitha ato shquhen për njohje të thellë të kulturës shqiptare, të jetës dhe të zotërimit estetik të dukurive për të cilat shkruan.”

Ismail Syla

“Gjuha e prozës së Mehmet Krajës është një gjuhë tejet e veçantë. Ajo nuk ndërtohet mbi përbërësit që respektojnë një realitet që ka ekzistuar më parë. Gjuha e tij mbështetet në një lojë komplekse ku fjalët nuk kanë synim parësor bartjen e realitetit po vetë lojën. Shpeshherë ato shkëpusin lidhjen e domosdoshme me referencën dhe krijojnë lidhje të reja autoreferenciale. Teksti i tij shndërrohet shpesh në një metafiksion me synimin jo për të përshkruar botën po për ta krijuar atë me gjuhën.”

Basri Çapriqi

“Mehmet Kraja i ka verifikuar edhe një herë dhe e ka dëshmuar aftësinë e tij në lidhje me njohjen e thellë të gjuhës shqipe dhe leksikut të saj të pasur. Kjo është aq e dukshme dhe i shërben si një shkollë estetike shumë njerëzve që aspirojnë për të shkruar në gjuhën shqipe prozë apo çdo lloj tjetër letërsie. Me leksikun e futur ndjeshëm në frazën e tjerrë artistikisht aq plotësisht, ai bëhet bartës i elementëve të reja që janë shkas për studiuesit e gjuhës.”

Miranda Haxhia

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994342464
ean13
9789994342464
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Ati, Ardian - Christian Kycyku

Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi.
700 Lekë
More

Referenca: 2713

Botuesi: Tirana Times

Plaku i Butkes, Sabri Godo

Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

I keqi i vetes, Gazmend M. Kapllani

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, një ish – komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000146

Botuesi: Ideart

Gjarpri i Shtëpisë, Arian Leka

I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.
800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
1 050 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2108

Botuesi: Botimet Dudaj

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000707

Botuesi: Onufri

Edhe te cmendurit fluturojne, Mehmet Kraja

Vepra e Mehmet Krajës, e përbërë nga dhjetëra vëllime me tregime, me publicistikë, eseistikë si dhe prej një sërë romanesh të suksesshëm është nga më cilësoret e prozës sonë...
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Hija e qershisë nën dritën e hënës, Mehmet Kraja

Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Mehmet Kraja vjen në duart e lexuesit. Në këto tregime shpalosen kaq bukur ndjenjat njerëzore, ku përshkruhen çaste të jetës, që mund të përjetohen në çdo kohë. Nuk mungojnë dialogët e gjallë, të cilët i japin jetë tregimeve.
400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.
1 000 Lekë
More