• Banner

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).

80,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hotel Arbëria
Autori: Mehmet Kraja
Gjinia: Roman
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2010
F. 248
Pesha: 0.311 kg
ISBN: 978-99956-87-32-8

Koment nga Bekri Murselaj

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).

Skënder Berisha, bart mbi supe fatin e njeriut të pafajshëm i cili e nis aventurën e tij kërkuese, për ta zbuluar arsyen e zhdukjes së prindit. Personazhi ideografik brenda romanit Hotel Arbëria, konceptohet si misionar i cili e nis rrugëtimin në kërkim të realitetit, kur në të shpeshtën e rasteve personazhi Skënder Berisha, dhe personazhi i quajtur Unë, që ndonjëherë futet në fabulë dhe bartin ide të njejta bashkë me shumë të tjerë.

Si duket personazhi Unë, i shfaqur aty këtu shkrihet apo mshifet pas kryepersonazhit Skënder Berisha, që në të njejtën kohë ka funksionin e kryesor në romanin në fjalë. Personazhet në romanin e M. Krajës, mund të cilësohen si personazhe me ide të mirëfillta, dhe me një qasje në mënyrë dialoguese ndaj problemeve që dëshirojnë t'i zgjidhin në mënyrën më të mirë. Bota e personazheve në fjalë është e mbushur me ide që në një formë qëllimi i tyre të përmbushet në mënyrën më të mirë. Për vetë faktin se me të dëgjuar një fjalë Skënder Berisha, se i ati gjendet në Shqipëri, misioni i tij, bëhet kërkesë e domosdoshme në vete duke iu nisur në kërkim të tij.

Gjithë përpjekja e nisur nga Skënder Berisha, për ta kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë u realizua. Udhëtimi i nisur për zbardhjen e fatit të Qazim Berishës, të përkujton fjalën dhe amanetin e dhënë. Saga e udhëtimit, brenda romanit në fjalë përshkruhet si një linjë e rrëfimit të narratorit që në të njejtën kohë saga e udhëtimit bëhet fabulë brenda romanit, që synon zbardhjen e fatit të Qazim Berishës.

Brenda romanit Hotel Arbëria, të Mehmet Krajës, saga udhëtimit zhvillohet në kuadër të përpjekjes së Skënder Berishës, i cili njëherësh është iniciatori i gjithë këtij udhëtimi me qëllim të arritjes së synimeve të tij.

Saga e Skënder Berishës, në roman sjellë situate dhe debate të ndryshme, kur e gjithë përpjekja si duket has në veshë të shurdhër. Udhëtimi i nisur në roman si duket ka synime dhe qëllime të qarta, që ideja e gjetjes së Qazim Berishës, të shkojë deri në fund.

Saga në roman merr një udhëtim të gjerë dhe të gjatë, duke mbledhur informacione për të atin Qazim Berisha, i cili një kohë sa kishte punuar arsimtar në një shkollë dihej se ku ishte, por si duket përndjekja e Qazim Berishës, vjen si motiv i largimit të tij nga Kosova.

Në sagën në fjalë nuk del vetëm largimi nga Kosova por si duket Qazimin , e ka përcjellur një fat i njejtë edhe në Shqipëri, duke u shikuar me një dyshim që mund t'i sillte të njejtat probleme si në Kosovë, që në fakt edhe atje pati disa intervista nga organet e drejtësisë që i kushtuan me largim nga vendi i punës për diku tjetër.

Saga e udhëtimit, e Skënder Berishës, nuk merr fund as pas shumë veprimesh që ndërmori i biri i tij, bashkë me shumë miq të tij nga Shqipëria. Në sagën e udhëtimit, si duket vetëm që shfaqen informacione që mbeten vetëm fjalë rreth fatit të Qazimit, por pa informacione të plota për gjithçka që zhvillohet në sagë që janë vetëm përshkrim i aktivitetit të Qazim Berishës.

Saga e udhëtimit brenda romanit sa shkon dhe zgjerohet sepse tanimë gjithçka shfaqet hapur përpjekja për liri që në një formë si duket rruga drejt kërkimit të lirisë më nuk është vetëm mision i Qazim Berishës, por dhe i të tjerëve.

Tanimë rruga e kërkimit të idealit kombëtar vetëm sa shkon e zgjerohet, kur në roman fillon të shfaqen rrethanat dhe aktivitetet hapur si psh: ngritja e studentëve në protestat e vitit '81 etj.

Romani në fjalë, përcjell fatin e njeriut i cili pa dëshirën e tij duhet t'i nënshtrohet fatit dhe në të njejtën kohë vullnetit të të tjerëve. Fati i Qzim Berishës, lidhet ngusht në të njejtn kohë me fatin e atdheut, sepse përndjekjet e vazhdueshme që i bëhen atij të kujton se është i lidhur me rrethanat dhe problemet politike në vend.

Kur themi fati i njeriut, këtu kemi të parasysh fatin e Qazim Berishës, i cili mund të themi se ka një fat të rëndë dhe të vuajtur ngase largimi i tij nga familja në drejtim të Shqipërisë, të kujton fatin e gjithë intelektualëve që kur fillojnë të mos pajtohen me rrethanat shoqërore.

Largimi i mistershëm i tij nga Kosova, vjen në kohën kur fillon ndryshimet e para politike në vend. Fati i Qazimit, si duket është pothuaj se i njejtë sikurse në Kosovë, sepse edhe atje fillojnë torturat shtetërore që kohë pas kohe thirret për intervistim, ku për pasojë e largojnë nga puna për ta dërguar në një ndërmarje të bëj punë krahu.

Në romanin Hotel Arbëria fati i Qazim Berishës, dhe i shumë bashkë vendasve të tij, përshkruhet dhe në të njejtën kohë përjetohet pothuajse në të njejtën mënyrë nga të gjithë.Fati i Qazim Berishës, përmes fabulës së romanit, përshkruhet fati tragjik i tij përpeceptohet me fatin e njejtë që e kishte edhe në Kosovë. Bota, reale e cila projekton Qazim Berisha, është botë më vete e cila si duket nuk kuptohet aq sa duhet nga askush.

Fati i Qazim Berishës, dhe në të njejtën kohë dhe përpjekja e Skënder Berishës, nuk ka rezultat, sepse as i biri Skënder Berisha, nuk arriti ta çojë amanetin e dhënë nënës për zbardhjen e fatit të Qazim Berishës, dhe as Qazim Berisha, nuk arriti që t'i shpëtoj fatit tragjik.

Në romanin Hotel Arbëria të Mehmet Krajës, fabula brenda tij përshkruan gjithë pamjet dhe situatat, që krijohen por ajo që është karakteristik në këtë roman, është se: në pjesën më të madhe të fabulës, ajo zhvillohet permes dialogut të qetë dhe në kërkim të informacioneve. Mënyra e rrëfimit , ndjek një linjë të njëtrajtshme kur fabula bëhet më e dendur se zakonisht duke mos pasur shkëputje dhe ndërhyrje të shumta siç jemi mësuar të shohim zakonisht te romanet e tjera.

Fabula e romanit Hotel Arbëria e Krajës, konstruktohet mbi temën atdhetare, ku përcjellen ngjarjet që nga fillimi i përpjekjeve të para për liri . Po ashtu në fabulën e romanit, si nën temë apo temë dytësore që pa shkëputur trajton fatin e intelektualit Qazim Berisha, i cili nuk mund të pajtohet me rrethanat politike në vend.

Në fabulë, përshkruhet fati i brishtë i intelektualit kosovar, i cili fat do ta përcjell në njjë të ardhme të shkurtë edhe pjesën tjetër të popullit. Fabula e romanit Hotel Arbëria, trajton fatin e popullit të Kosovës, gjatë periudhës disa vjeçare, deri në përfundim të luftës së armatosur në vitin '99.

Linja e rrëfimit në roman ka karakterin e zbulimit të gjurmëve ndaj Qazim Berishës, dhe e gjithë fabula e romanit ka një dialog në vete që misioni i nisur të shkon deri në realizim. Fabula është e mbushur përplot me biseda të shumta, me qëllim të rënies në gjurmë të Qazim Berishës.

Marrë nga: Prishtina Press

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978995687328
ean13
978995687328
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Im atë donte Adolfin, Mehmet Kraja

Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fluturimi i fundit, Brunilda Zllami

Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Dyfaqësia e jetës, Emilian Shabani

Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuritë e virgjëreshës Madalenë, Ridvan Dibra

Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Martesë e dytë, Harbin Veseli

Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e situatash të larmishme, ku mentaliteti dhe paragjykimet shënjojnë thellë jetët e personazheve. Edita, e gjendur fare e vetme përballë një martese të dështuar dhe faktit që nuk do të bëhet kurrë nëënë, përpiqet të mbledhë forcat për të ecur përpara, drejt një jete të re.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Funerali i hijes, Odise Kote

Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.

Çmimi 120,75 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)