• Banner

  • Ka mbaruar

Trimnika, nr. 1, Inida Gjata Zhaku

"Trimnika" është një roman me seri. Një botim i përmuajshëm që trajton realitetin e një personi publik në Shqipëri. Flet për padrejtësitë , shpifjet, ndjenjën e hakmarrjes që rritet si kancer tek TRIMNIKA. Libri ka karakter satirik dhe përbëhet gjithashtu nga karikaturat e personazheve dhe ngjarjeve.

4,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Trimnika, nr. 1
Origjinali: Trimnika, nr. 1
Gjinia: Roman
Autori: Inida Gjata Zhaku
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2012
Fq. 212
Pesha: 0.26 kg
ISBN: 978-9928-169-00-6

Mbi librin

"Trimnika" është një roman me seri. Një botim i përmuajshëm që trajton realitetin e një personi publik në Shqipëri. Flet për padrejtësitë , shpifjet, ndjenjën e hakmarrjes që rritet si kancer tek TRIMNIKA. Libri ka karakter satirik dhe përbëhet gjithashtu nga karikaturat e personazheve dhe ngjarjeve. Flet për një hakmarrje simbolike, nëpërmjet një arme që vetëm "Trimnika" di ta përdorë drejt.

Flet për një bashkim forcash që vendosin të venë drejtësinë në vend , duke sajuar një Reality - Show ku njerëzit më të pushtetshëm të medias dhe të politikës, që kishin abuzuar me TRIMNIKËN dhe aleatët e saj , marrin ndëshkimin e merituar. Në këtë libër përzihet e ardhmja , e tashmja dhe e kaluara, dhe rrëfen ngjarje dhe personazhe reale, në një formë të parodizuar.

Fragment nga libri

Nuk mund të përshkruhet dhembja që përjetonin ai dhe njerëzit e tij, ndaj dhe po kaloj në përshkrimin e mjekut që kishte ardhur për ndihmën e parë. Zbriti nga makina me një stetoskop, vazhdoi te kufoma dhe bëri sikur i mati pulsin, sikur i mati rrahjet e zemrës, sikur i mati temperaturën.

E dëgjoi edhe njëherë me vesh a merrte apo jo frymë, atë kufomë që prej orësh dukej se kishte vdekur dhe pasi nxitoi tek makina, të merrte çantën e mjekut, hapi çantën dhe zbuloi se aty kishte vetëm mjete të padobishme për atë rast. Kishte një fasho sterile, por nuk kishte plagë për të mjekuar! Kishte jod, por nuk kishte për çfarë ta përdorte! Gjeti edhe një tjetër stetoskop të prishur! Alkool..., edhe ky nuk i hynte hiç në punë! Mbylli çantën dhe tha:- S´kam. S´di. S´bëj dot gjë. S´di çfarë të them. Ndihmë!!

Gruaja e politikanit vazhdoi me këmbëngulje të provonte të telefononte të vëllanë e saj pushtetar dhe më në fund ia doli dhe e njoftoi për tragjedinë. Pas rreth një ore mbërriti një helikopter, për ta marrë e për ta shpënë në kryeqytet, në spitalin më të rëndësishëm shtetëror, kufomën e pajetë. Në darkë, në lajme u tha se helikopteri me të cilin trupi i politikanit po transportohej për në shtetin fqinj për ringjallje, ishte zhdukur dhe kishte humbur koordinatat.

Nika dhe miqtë e saj nisën të alarmohen dhe u informuan përmes njëri-tjetrit mbi ecurinë e mëtejshme të ngjarjeve. Pasi kishte mbërritur në Tiranë trupi i politikanit, mjekët ia kishin hequr shpresën për rikthim në jetë. Por këmbëngulja e kryeministrit me profesion kardiolog njëherësh dhe një prej njerëzve më të afërt të politikanit në fjalë, alarmoi shërbimin ajror dhe u urdhërua një helikopter me mjekë, pilotë dhe shoqërues për politikanin që duhej të kthehej i ringjallur pas udhëtimit në shtetin më të pajisur fqinj.

Specialistët e shërbimit ajror, pasi kishin studiuar gjendjen meteorologjike, e kishin kundërshtuar me forcë këtë shërbim duke i parashtruar të gjitha argumentet teknike mbi rrezikshmërinë e këtij udhëtimi në kushte të tilla atmosferike. Por, kryeministri, i vendosur ta ringjallte mikun e tij, urdhëroi në mënyrë të padiskutueshme dhe kështu, misioni u bë gati për nisje. Meqenëse bashkëshortja e politikanit nuk kishte vizë të vlefshme në pasaportën e saj për të kryer këtë udhëtim, vendin e shoqëruesit të trupit e zuri djali i tyre. E kështu qenë nisur në atë udhëtim pa kthim.

Ai helikopter nuk u gjet më kurrë. As ata trupa, as ata njerëz që hynë të gjallë në atë helikopter. Nika punonte në një televizion të rëndësishëm atëherë dhe kur e diskutoi me drejtorët atë ngjarje, ata, përveçse e patën zili pse ishte ajo dhe jo ata aty, e qortuan dhe e përqeshën shumë për mungesën e instinktit të gazetarit dhe të instinktit të tregtarit, që nuk e filmoi dhe nuk e shiti këtë histori, pasi do të kishte bërë para dhe sukses.

Qysh nga ajo bisedë, mes gazetarëve dhe njerëzve të medias nisën përpjekje për të marrë intervista të Nikës rreth ngjarjes dhe Nika, dha vetëm një intervistë, ku shpjegoi fije për pe se si kishin rrjedhur gjërat. Që atëherë nuk kishte folur më rreth kësaj ngjarjeje. As me miqtë e saj.

(Përshkrimi që Zhaku i ka bërë tragjedisë së familjes Pashko)  

Detajet e librit
2981
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Extra time, Durim Taçi

 Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi

Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Paqja e përgjakur e Adamit, Agron Tufa

Vrapi rrënues i ngjarjeve na kalon para syve si shthurja e një thurime me shtiza, të cilën nuk mund ta ndalosh, derisa Adamit i mbetet vetëm një dëshirë për të cilën qe lutur: “të zinte vend i pari përbri së ëmblës, mamasë së tij të vetmuar, në rreshtin e paplotësuar të varreve familjare”.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Edith, Albatros Rexhaj

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)