• Ka mbaruar
Ne kufijte e mundimit, Violeta Gjoka
  • Ne kufijte e mundimit, Violeta Gjoka

Ne kufijte e mundimit, Violeta Gjoka

2480
Te tjere

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë. Për shumë vite ka qenë gazetare dhe spikere e lajmeve në Radio Tirana dhe më pas spikere e edicioneve të lajmeve dhe gazetare e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ".

69,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Në kufijtë e mundimit
Origjinali: Në kufijtë e mundimit
Gjinia: Roman
Autori: Violeta Gjoka
Shtëpia botuese: GEER
Viti: 2011
Fq. 126
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-9928-07-035-7

Mbi autoren

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë. Për shumë vite ka qenë gazetare dhe spikere e lajmeve në Radio Tirana dhe më pas spikere e edicioneve të lajmeve dhe gazetare e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ". Nga viti 2002 deri në 2010 ka jetuar në Itali. Në fillim ka bashkëpunuar si gazetare e jashtme në Radio INN Piacenza dhe ka drejtuar emisionin dy gjuhësh shqip – italisht "Viaggio in Albania".

Njëkohësisht ka qenë gazetare në redaksinë multietnike "Koine" me të cilën ka bashkëpunuar në përgatitjen e edicionit të lajmeve për të huajt në Tv lokale Teleliberta. Është anëtare e ODG (Urdhëri i Gazetarëve Italianë). Në konkursin ndërkombëtar Lingua Madre në Torino, Violeta Gjoka ka marrë pjesë me një nga tregimet me temë nga emigracioni. Ky tregim është botuar në vëllimin Linguamadre 2008.

Gjithashtu ka marrë pjesë në konkurset poetike të ALETTI EDITORE "Luoghi di Parole" dhe "Il Federiciano" ku është përzgjedhur dhe botuar. Në vitin 2009 ka botuar vëllimin me tregime "Trëndafili i Bardhë". Aktualisht është gazetare dhe moderatore në Tv Planet.  

Detajet e librit
Te tjere
2480
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000887

Botuesi: OMSCA-1

Në kohën e britmës, Visar Zhiti

Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
92,00 SEK
More

Botuesi: Mediaprint

Banorët e mjegullës, Saimir Lleshi

Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
115,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...
80,50 SEK
More

Botuesi: Onufri

Loja e vjetër, Besart Kadia

Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën kaotike të tranzicionit. Loja mbetet e njëjtë: "Loja e Vjetër" për pushtet.
115,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Komploti, Ben Blushi

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
161,00 SEK
More

Triologjia e Shkodrës, Gazmend Krasniqi

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?
172,50 SEK
More

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.
115,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".
172,50 SEK
More

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.
115,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.
92,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

Shënimet e krimbit Smolinski, Azem Deliu

Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU001200

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Udhëtari, Sabri Godo

Në prozën e Sabri Godos dëshmohet dhuntia e veçantë krijuese, mjeshtëria posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj historisë kombëtare.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
115,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe