• Banner

P4, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.

3,96 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: P4
Origjinali: P4
Gjinia: Roman
Autori: Viktor Canosinaj
Shtëpia botuese: Dyrrah
Viti: 2012
Fq. 210
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-9928-4073-0-6

Mbi autorin

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë - letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare.

Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981.

Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë.

Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002.

Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".

Detajet e librit
Te tjere
2443

Të dhënat

Autori
Viktor Canosinaj

Referencat specifike

isbn
9789928407306
ean13
9789928407306
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001865

Botuesi: Te tjere

Vite blu, Viktor Canosinaj

Trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë.

Çmimi 4,46 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001866

Botuesi: Te tjere

Nje cope toke nen qiell, Viktor Canosinaj

Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati. Shqiptarët të përshkruar si pjella biblike me të mirat dhe të këqijat e tyre, trimërinë, nderin, urrejtjen, hakmarrjen, mercenarizmin, përçarjen deri në ndarjen tragjike që solli komunizmi.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001868

Botuesi: Te tjere

Të gjithë tulipanët e botës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit të problemeve sociale. Trajton dashurinë e parë të dy adoleshentëve, një gjimnazisteje dhe një nxënësi të Liceut Artistik, i cili studion për piano, dashuri që ndjek një linjë të vështirë për shkak të futjes në mes të dy të dashuruarve të një vazje tjetër. Romani pasqyron problemet e adoleshentëve të ditëv

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001870

Botuesi: Te tjere

Ata kërkonin lumturinë, Viktor Canosinaj

Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. 

Çmimi 3,96 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001871

Botuesi: Te tjere

Zemra në pëllëmbë të dorës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2004. Trajton fatin e fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre. Në qendër janë dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët dërgohen në jetimore nga xhaxhai i tyre, ndërkohë që babai u ka vdekur dhe nënën e tyre e kanë të shtruar në një spital psikiatrik. 

Çmimi 2,97 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001872

Botuesi: Te tjere

Ëndrrat e anijes me vela, Viktor Canosinaj

Trajton botën e fëmijëve dhe të rinjve në kohën e diktaturës komuniste. Familja e Lorikut bëhet viktimë e një dënimi të padrejtë: babai i tij, drejtor i një uzine, burgoset për sabotazh, ndërsa pjesa tjetër e familjes internohet në një fshat të humbur. 

Çmimi 2,48 CHF
More
In Stock

Referenca: SKU001873

Botuesi: Te tjere

Monstrat e Rrugës së Mimozave, Viktor Canosinaj

Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Trajton raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001876

Botuesi: Te tjere

Pianistja belge, Viktor Canosinaj

Ky roman trajton fatin e grave të huaja që u martuan dhe jetuan në Shqipëri gjatë shekullit XX duke kaluar në shumë raste periudha tragjike, burgje e persekutime. Në qendër të romanit është një grua belge që martohet me një avokat.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001877

Botuesi: Te tjere

Në rrugë, Viktor Canosinaj

Është një lloj vazhdimi i romanit "Ata kërkonin lumturinë" dhe trajton pak a shumë të njëjtat probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit "Ata kërkonin lumturinë" shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001879

Botuesi: Te tjere

Një dashuri sa dy oqeane, Viktor Canosinaj

Roman i llojit fantastiko- shkencor, i ndërthurur me probleme sociale. Një grup të rinjsh gjimnazistë, gjatë një ore praktike mësimore nën det, bien robër të një baze të fshehtë ushtarake, nga e cila pritet që së shpejti të nis një sulm për pushtimin e vendit të tyre. Ata kthehen në tokadetas dhe humbasin kujtesën.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001882

Botuesi: Te tjere

Biri i erës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit. Romani shtjellon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, për punë dhe për luftë. 

Çmimi 2,97 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001894

Botuesi: Te tjere

Meriyll, Viktor Canosinaj

Trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13 - vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë. Ndërkohë babai i saj ka mbetur pa punë dhe ka probleme serioze me alkoolin. Në sajë të mbështetjes së Sidit, vajza me emrin Meriyll arrin t'a dalë mbanë dhe të shpëtojë nga trafikimi.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2444

Botuesi: Te tjere

Lisi dhe milingona, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.

Çmimi 2,97 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Komploti, Ben Blushi

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000661

Botuesi: Onufri

Kush e solli Doruntinën, Ismail Kadare

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001682

Botuesi: OMSCA-1

Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, Visar Zhiti

Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Fytyra e Simurgut, Gazmend Krasniqi

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.

Çmimi 5,55 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)