• Banner

Nobelisti nga Shkodra, Lorenc Nenshati
  • Nobelisti nga Shkodra, Lorenc Nenshati

Nobelisti nga Shkodra, Lorenc Nenshati

Lorenc Nënshati ka lindur në Shkodër më 3 tetor 1939 në një familje qytetare të ardhur nga Ulqini. Që në moshë të re filloi punë në ndërmarrjet industriale të qytetit. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak nisi studimet në filialin e Universitetit të Tiranës në Vaun e Dejës në Shkodër për inxhinier elektrik.

5,10 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nobelisti nga Shkodra
Origjinali: Nobelisti nga Shkodra
Gjinia: Roman
Autori: Lorenc Nënshati
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2011
Fq. 160
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-9928-116-10-9

Mbi autorin

Lorenc Nënshati ka lindur në Shkodër më 3 tetor 1939 në një familje qytetare të ardhur nga Ulqini. Që në moshë të re filloi punë në ndërmarrjet industriale të qytetit. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak nisi studimet në filialin e Universitetit të Tiranës në Vaun e Dejës në Shkodër për inxhinier elektrik, të cilat i ndërpreu pasi dërgohet në Shkollën e Ministrisë së Brendshme, ku titullohet oficer në vitin 1970.

Në vitet 1971 – 1974 kryen "Kursin Special të Fakultetit të Shkencave Politike" dhe më pas emërohet diplomat. Ka punuar në Ambasadën Shqiptare në Romë në vitet 1975 – 1979, ku pati mundësinë të njihet dhe miqësohet me personalitete të shquara italiane.

Pas kthimit nga Italia, për pak vite punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në fillim të viteve '80 emërohet drejtor i "Albtrans", e cila për atë kohë ishte një ndërmarrje kapitaliste brenda sistemit komunist, një tip "Punto Franko" e mirëfilltë e krijuar pas izolimit që pësoi Shqipëria nga denoncimi i Traktatit të Varshavës. Po ashtu ajo shërbente si një pikë e avancuar e zbulimit politik shqiptar. Në fillim të viteve '90 vendoset në Itali dhe më pas në SHBA.

Detajet e librit
2351
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2713

Botuesi: Tirana Times

Plaku i Butkes, Sabri Godo

Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Ëndrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Extra time, Durim Taçi

 Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Djalli komik, Zija Cela

Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001707

Botuesi: Te tjere

Korniza, Agim Cerga

Ne marrim frymë brenda mureve që janë mijëra herë më të gjata se kordoni i telave që rrethon kazermat...Por ka një mur tjetër, edhe më të madh se ky, madje më të madh sesa muri i Kinës dhe më të tmerrshëm sesa muri i Berlinit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.

Çmimi 8,08 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)