• Ka mbaruar
Stina e armeve, Petro Marko
  • Stina e armeve, Petro Marko

Stina e armëve, Petro Marko

2328
OMSCA-1

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Stina e armëve
Origjinali: Stina e armëve
Gjinia: Roman
Autori: Petro Marko
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2003
Fq. 464
Pesha: 0.51 kg
ISBN: 978-99927-52-31-9

Mbi autorin

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Në atë shkollë pat, ndër të tjerët, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi, dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, një nga këto i prezantoi me "Manifestin" e Marksit. Pasi kreu shkollën sorollatet nëpër Tiranën e zymtë të asaj kohe në kërkim të ndonjë pune derisa takohet një ditë me Hilë Mosin, asokohe Ministër i Arsimit, i cili e caktoi mësues në Dhërmi.

Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Mosi do t'i thoshte "Të shkruesh vjersha. Vjersha asht shprehja ma njerëzore e mendimit dhe e zemrës". Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin komunist, nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).

Kështu që u detyrua të largohej për herë të parë në Greqi, qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politikë të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për në Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me rektorin të cilin Petroja i thoshte se "turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!...", ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot të ishte mësues i shqipes.

Nepërmjet punëdhënësit të së vëllait krijohet mundësia të hyjë në një shkollë jo shtetërore, në fakultetin ekonomiko - politik. Shqyrton mundësinë të shkojë në Bashkimin Sovjetik, ku në atë kohë ishte dhe Sejfulla Malëshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi Frashërit në verë 1935.

Planifikohet Kryengritja e Fierit që dështon që në zanafillë e Riza Cerova vritet nga shtypja e Hamit Matjanit, dhe ikën nga Vlora për në Korfuz. Kthehet në nëntor pasi Branko Merxhani e Ismet Toto e thërrasin ngaqë do hapej një gazetë ("Koha e Re") si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës që Ethem Toto, asokohe Ministër i Brendshëm e pa si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën ("Illyria", etj.), dhe më 1936 boton revistën "ABC" bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të dytë. E internojnë në Porto Palermo (2 javë) e pastaj në Llogara, lirohet me interesimin te Merxhanit e I. Totos.

Bashkëpunon në "Përpjekja shqiptare" e B. Merxhanit, që Brankoja donte t'a vinte si antipod i "Hylli i Dritës". Por largohet pasi Merxhani shkroi artikullin "Pse nuk jam marksist" i detyruar nga censura e kohës. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij pro - proletariatit, i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zv/prefektit në Himarë. Petro i jep fjalën se do e pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime, por duke lexuar mes rreshtash korrupsionin.

Takohet me Migjenin para se të niset (1937), dhe pastaj me të mbërritur në Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë. Anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë, dhe gjen në Paris Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një "shok" serb që mbante si nofkë "Robert" dhe caktohet kryetar i grupit prej 113 që u nis për në Albacete ku ishte qëndra e Brigadave Internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës "Garibaldi" në Spanjë, shkon për në Kuintanar de la Republica.

Merr pjesë në Mbledhjen e Shkrimtarëve Antifashistë në Valencia, ku ishin edhe Ernest Hemingway, Pablo Neruda, etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat internacionale) u ngarkua me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.

Hyn në Itali nga fundi i vitit 1939. Pas shumë vitesh kthehet në atdhe sepse Kominterni kishte porositur të dërgonte legalisht ose jo të gjithë komunistët në vendet e tyre. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin, hasmëri të vjetra. Në Vlorë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundër fashizmit. E burgosin, në Vlorë, në Tiranë (maj 1940)... pas marsit 1942 e nisin për në Itali, Palermo e Ustikë. Shkruan "Një natë e dy agime", poemat "Nase labi", "Horizonti në kuletë", "Parada e të uriturve", romanet "Kodashi", "Rrugëve të luftës", "Nisja pa mbarim", "Bija e kapitenit"...

Pas çlirimit te jugut të Italisë nga forcat aleate anglo - amerikane çan burgun së bashku me të burgosur të tjerë dhe kalon në zonat e çliruara Italiane. Në vitin1944 arrestohet nga gjermanët nga të cilët shpëton në sajë të mësuesit të gjimnazit, E. Koliqit dhe po atë vit kthehet në Shqipëri. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin 1944 kthehet në Shqipëri duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve të tjerë në kohën kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi.

Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë nga 1945 - 1947, nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë, (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi) lirohet më 15 maj 1950. Në vitin 1957 mësues në teknikumin "8 Nëntori". Boton "Hasta la vista" në vitin 1959. Në vitin 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin. Vdes më 27 dhjetor 1991 dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni.

Detajet e librit
2328

Të dhënat

Autori
Petro Marko

Referencat specifike

isbn
9789992752319
ean13
9789992752319
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000668

Botuesi: Onufri

Cafka, Vath Koreshi

Përsëri ajo çafkë! Çudi! Ai u mbështoll me palën e pizhamës, mbështeti bërrylat në tavolinën e shkrimit dhe hodhi sytë matanë dritares, nga ana e kopshtit të vjetër. Shuhej drita e ditës nëpër drurë dhe atij i qe bërë, për një çast, sikur kishte parë...
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Mëkati i Justinës, Luan Rama

Atëherë ajo duhet të digjet si një “shtrigë”, siç kishte ndodhur në Salem të Amerikës. Kulla e familjes që sapo ka krijuar duhet të rrënohet...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.
2 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000672

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Rrugen e Veriut, Ani Wilms

Ky roman na përshkruan po Tiranën, por në atmosferën e marrëdhënieve diplomatike shqiptaroamerikane në vitet 1924, nën drejtimin e ambasadorit Grant. Në Rrugën e Veriut, më 6 prill 1924, në afërsi të Mamurrasit, vriten dy shtetas amerikanë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000631

Botuesi: Koha Ditore

Fate Tullace, vol. 2, Vera Hoxha-Isaku

Titulli: Fate Tullace, vëllimi i dytëOrigjinali: Fate Tullace, vëllimi i dytëGjinia: RomanAutori: Vera Hoxha-IsakuShtëpia botuese: KohaViti: 2000Fq. 256Pesha: 0.249 kg.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000500

Botuesi: OMSCA-1

Ultimatumi, Petro Marko

Titulli: UltimatumiOrigjinali: UltimatumiGjinia: RomanAutori: Petro MarkoShtëpia botuese: Omsca-1Viti: 2002Fq. 308Pesha: 0.321 kg.
480 Lekë
More

Referenca: SKU000541

Botuesi: OMSCA-1

Hasta la vista, Petro Marko

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?
590 Lekë
More

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000569

Botuesi: OMSCA-1

Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), Petro Marko

Thonë se gurët e mëdhenj atje poshtë në Shënmëri, janë burrat që janë kthyer dhe kanë vdekur në vend. Po të jesh trim dhe zëmërbardhë e po të shkosh andej natën, i dëgjon të dëftojnë historitë e tyre. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000573

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i fundit, Petro Marko

Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.
800 Lekë
More

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
400 Lekë
More