Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare
  • Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare
  • Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

2242
Onufri

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari Ismail Kadare.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Dimri i vetmisë së madhe
Origjinali: Dimri i vetmisë së madhe
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 510
Pesha: 0.841 kg
ISBN: 978-99956-87-85-4

Mbi librin

Pjesë nga një dokumet i KQ të PPSH, i vitit 1973, për romanin "Dimri i vetmisë së madhe"

1. Autori shtrembëron të vërtetën historike kur si fillim të divergjencave të PPSH me revizionistët hrushovianë vendos vitin 1960 dhe kur këto divergjenca i redukton vetëm për problemin e grurit dhe për çështjet nacionale në pëgjithësi. Gjithashtu shtrembërohet e vërteta mbi domosdoshmërinë e marrëdhënieve shqiptaro - sovjetike e të bazës ushtarake te Vlorës, duke i paraqitur këto si gabime qysh në krye të vendosjes së tyre.

2. Situata e brendshme e vendit, marrëdhëniet shoqërore e lufta e klasave gjatë periudhës së bllokadës nuk janë pasqyruar drejt e me vërtetësi jetësore. Atmosfera është dhënë e zymtë dhe romanin e përshkon një lloj ankthi ekzistencialist. Por dihet se kjo situatë, që kërkoi sakrifica të mëdha nga populli ynë, nuk krijoi tek ne një ankth të tillë.

Përkundrazi, ajo që ka qënë karakterisike në atë periudhë e që nuk pasqyrohet në vepër ka qenë ngritja në një shkallë më të lartë e unitetit moralo - politik të popullit tonë rreth partisë dhe entuziazmi i tyre revolucionar. Në vepër përmenden masat dhe veçanërisht klasa punëtore, që i vunë supet bllokadës, por puna mbetet vetëm me kaq. Bile lëvizjen revolucionare për kursim autori pa të drejtë e ironizon.

Ndërsa patriotizmin e masave, gatishmërinë për mbrojtjen e atdheut, autori i jep si patriotizëm të pabazuar. Gjithashtu autori pa të drejtë ul dhe përcmon rolin dhe kontributin që dha inteligjencia jonë në përballimin e bllokadës.

3. Lufta e klasave pasqyrohet pa vërtetësi dhe nga pozitat e humanizmit abstrakt. Armiku i brendshëm në këtë periudhë pati iluzione, por ai nuk pati as më të voglin përfitim nga kjo sitiuatë, sikurse pretendohet në roman.

Autori pa të drejtë dhe në kundërshtim me mësimet e marksizëm - leninizmit e të partisë sonë e quan si luftën më të egër (më tej se lufta e klasave) luftën midis të aftëve dhe të paaftëve në socializëm dhe aq më keq kur shpreh idenë se konsekuentë dhe triumfatorë janë të paaftët. Ndërsa lufta kundër burokratizmit (megjithëse autori e quan "burokraci") nuk është tragjike, sikundër thotë ai.

4. Në vepër përligjet e propagandohet lufta midis brezave. Motoja e kësaj lëvizjeje paraqitet egoja, ambicia etj. Bile edhe lidhjet e komunistëve të rinj me partinë kushtëzohen nga plotësimi ose mosplotësimi i kërkesave të tyre egoiste. Komunistët e rinj u kundërvihen të vjetërve për arsye se këta janë deklasuar, sipas autorit.

5. Për sa u përket heronjve, ndihet fryma e deheroizmit. Personazhet negativë janë më të shumtë dhe paraqitja e tyre zë vendin kryesor. Përfaqsuesit e brezit të luftës janë dhënë në përgjithësi në dekadencë shpirtërore, fizike e deri psikike. Ndërsa ata që do të marrin stafetën, të lëkundur apo të degjeneruar.

6. Në vepër paraqiten plagë të tilla shoqërore si alkoolizmi, prostitucioni etj., të cilat nuk kanë qenë e nuk janë karakteristikë e shoqërisë sonë socialiste. Ndërsa mënyra se si i paraqet ato autori bëhet shkas për propagandimin e tyre dhe të mënyrës së jetesës borgjeze në përgjithësi.

7. Vecanërisht ndihet në roman influencimi i autorit nga teoria e sotme borgjeze e "revolucionit seksual" dhe nga filozofia ekzistencialiste. Propagandohet deideologjizimi, për të cilin flitet në perëndim. Po kështu edhe në stil, veçanërisht tek përshkrimet, ndihet influenca e surrealistëve dhe dekadentëve të tjerë. Romani në përgjithësi nuk është shkruar sipas shijes së publikut shqiptar. Prandaj, sipas mendimit të shokëve që ngritën këto probleme, do të ishte mirë që ky roman të hiqet nga qarkullimi.

8 maj 1973

Komente mbi librin

"Ajo që e afron më shumë "Dimrin" me "Koncertin" është, ndoshta, përmasa e tyre planetare, ndërtimi i tyre si një "roman total", një kompozim polifonik, i përshkruar nga rishfaqja në forma të ndryshme nga mediat, satelitët spiunë, vëzhguesit etj., e të gjitha këto me të njëjtin funksion që kanë kori dhe korifeu në tragjeditë antike.

Të trajtoje përçarjet ideologjike dhe në të njëjtën kohë të bëjë portretin e shoqërisë shqiptare të viteve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë nuk ishte e lehtë dhe pa rreziqe, gjë që i solli shkrimtarit jo pak kokëçarje. Por në këtë ndeshje ai gjeti edhe mundësi lirie të papritura, siç qe armiqësia e regjimit të Tiranës për revizionistët sovjetikë e, më pas, për kinezët, gjë që i lejoi shkrimtari të shprehte pothuajse hapur, mu në qendër të diktaturës, pikëpamje që ishin më se "jokorrekte" në një regjim që, në thelb, nuk ndryshonte nga ai i Moskës apo i Pekinit.

Ky diptik, në fund të fundit, pasqyron një ankth të thellë, atë të një vendi, banorët e të cilit besojnë se në një cast të caktuar të historisë së tyre do të mund të dalin nga orbita komuniste. Autori i shkroi këto dy romane, kur një iluzion i tillë dukej i realizueshëm. Historia tregoi se e gjitha kjo s'ishte vec një kimerë e pamundur. Shqipëria nuk do të mund të shqitej nga ky sistem, veçse kur ai të rrënohej më së fundi kudo në Europë."

Éric Faye, shkrimtar dhe studiues francez

"Pas ndryshimeve të ndodhura te ne, ashtu edhe në Shqipëri, romai i I. Kadaresë përftohet ndryshe nga koha kur u shkrua. Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare, tepër e ngjashme me problemet tona. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia rrafshuese e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare."

Dr. Nina Smirnova, pjesë nga pasthënia e botimit rus, Moskë, 1991

Detajet e librit
2242

Referencat specifike

isbn
9789995687854
ean13
9789995687854
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...
700 Lekë
More

Botuesi: Albas

Një roman në dosjet e policisë, Gazmend Krasniqi

Sot, kur shikohet se përdorimi i arsyes ishte menduar për kohë më të thjeshta (kompleksiteti i kohës sonë, me këtë përmbytje të pafund informacioni, nuk e kishte sulmuar ende arsyen individuale), të vërtetat e paprovuara, të krijuara nga interesa të ndryshëm, vazhdojnë të shpërthejnë dhe të grumbullohen gjithandej, për të thënë se askush nuk është i...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000653

Botuesi: Onufri

Përballë pasqyrës së një gruaje, Ismail Kadare

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani. Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si "mikroromane".
700 Lekë
More

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dashuria e Talatit dhe Fitnetes, Sami Frashëri

Atë ditë deri në mbrëmje zemra nuk më rrinte e qetë. Në dhomën time shëtisja prej një qosheje në tjetrën. Në mbrëmje, edhe pse më thirri babai në darkë, u turpërova që të shkoja; sytë nuk më pushonin nga të derdhurit e lotëve, madje asnjë minutë.
400 Lekë
More

Referenca: 2080

Botuesi: Princi

Litari dhe lamtumira, Virion Graci

Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Pusi, Kim Mehmeti

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjevs së luleve, por një javë përpara së të shpërnguleshin te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma.
700 Lekë
More

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve
500 Lekë
More

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
500 Lekë
More

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU000644

Botuesi: Onufri

Vepra 2, Ismail Kadare

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000653

Botuesi: Onufri

Përballë pasqyrës së një gruaje, Ismail Kadare

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani. Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si "mikroromane".
700 Lekë
More

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.
500 Lekë
More