• Ka mbaruar
Shitesit e Apokalipsit, Gazmend Krasniqi
  • Shitesit e Apokalipsit, Gazmend Krasniqi

Shitesit e Apokalipsit, Gazmend Krasniqi

2236
SARAS

Gazmend Krasniqi ka lindur në vitin 1963 në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për Pikturë e më pas për Letërsi. Aktualisht jeton në Tiranë. Veprimtaria e tij letrare përfshin vëllimet me poezi "Skodrinon", "Poema", "Toka e (pa)premtuar".

5,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shitësit e Apokalipsit
Origjinali: Shitësit e Apokalipsit
Gjinia: Roman
Autori: Gazmend Krasniqi
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2012
Fq. 136
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-9928-152-00-8

Mbi autorin

Gazmend Krasniqi ka lindur në vitin 1963 në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për Pikturë e më pas për Letërsi. Aktualisht jeton në Tiranë. Veprimtaria e tij letrare përfshin vëllimet me poezi "Skodrinon" (Shkodër 2001), "Poema"( Shkodër 2005), "Toka e (pa)premtuar" (2008), përmbledhjen me tregime "Kodi i vërtetë i Da Vinçit"(2008) dhe tri romanet: "Eldorado"(Prishtinë 2006), vlerësuar me çmim në konkursin mbarëkombëtar "Buzuku" në Prishtinë, "Bar Parajsa"( Tiranë 2008), "Asgjëtë e vogla të Zotit"( Tiranë 2009).

Krasniqi po ashtu ka lëvruar edhe gjininë e dramës, me të cilën është vlerësuar edhe me çmime kombëtare. Përmendim "Tri drama", botuar në 2006-n në Shkodër(çmim në konkursin mbarëkombëtar Albdramatika në vitet 2003 dhe 2007). Kjo pjesë është ngjitur në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ndërkohë që drama tjetër "Koncerti" ka fituar çmim në konkursin mbarëkombëtar "Katarina Josipi", Prishtinë 2008.

Gazmend Krasniqi është pjesë edhe e botimeve ndërkombëtare si "New European poets"(Poetët bashkëkohorë europianë), Minesota, USA 2008, "Antologia della letteratura albanese contemporanea" (Letërsia bashkëkohore e Shqipërisë), Romë 2007, "Poésie albanaise" (Poezi shqipe), Bruksel 2007, "Cobpemeha пoеэија Aлбанија" (Maqedoni), Shkup 1995, "22xPecs" (22 autorë europianë për qytetin Pecs të Hungarisë, 2010), "Izbor iz savremene albanske proze" (Përmbledhje nga proza bashkëkohore shqiptare), Nvo Prostory, Podgoricë 2011, "Pip Anthology of World Poetry of the 20th Century" (on-line), ndërkohë që poezi të tij gjenden në www.transcript-review.org/gazmendkrasniqi në gjuhët anglisht, frëngjisht e gjermanisht, përkthyer nga Robert Elsie e Janice Mathie-Heck, Hans Joachim-Lanksch dhe Ardian Marashi.

Përveç krijimtarisë letrare, Krasniqi ka dhënë kontributin e tij edhe në fushën e përkthimeve, duke sjellë shqip "Poezi anglosaksone e shek. XX" (antologji poetike, bashkautor), Tiranë 2004, "Unë dhe zonjushë Mandible" (tregime nga Donald Barthelme), 2004, romanin e Henry James "Deizi Miler", 2007, përkthime letrare në revista letraro-artistike si dhe në suplementet letrare të shumë të përditshmeve shqiptare.

Detajet e librit
2236
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000236

Botuesi: Cabej

Nudo, Ridvan Dibra

Titulli: NudoOrigjinali: NudoGjinia: RomanAutori: Ridvan DibraShtëpia botuese: ÇabejViti: 1995Fq. 100Pesha: 0.12 Kg.
1,98 CHF
More

Botuesi: Toena

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.
9,91 CHF
More

Botuesi: UET Press

Nata, Preç Zogaj

I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001534

Botuesi: Te tjere

Ditari i një emigranti, Thoma Duka

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.
4,95 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 
14,86 CHF
More

Botuesi: Onufri

Qyteti plak, Saimir Muzhaka

Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Beratit, një qytet të cilin jemi mësuar ta shohim nëpër kartolina e ta vlerësojmë si një nga më të bukurit në Shqipëri, të fortë e të palëkundur. Megjithatë, ky roman shkon përtej sipërfaqësores, ai na fut në brendësi të qytetit i cili është i mbushur plot pasiguri dhe frikë.
6,94 CHF
More

Botuesi: UET Press

KM, Kryeministri, Ben Blushi

KM është historia e një Kryeministri që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri, në vitin 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me organizata terroriste dhe i sapokthyer nga Afganistani pranon të marrë pjesë në atentat duke e vrarë Kryeministrin.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Trafikantët, Vili Minarolli

Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit "Trafikantët". Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU001119

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Vezët e Thëllëzave, Rudi Erebara

Romani "Vezët e thëllëzave", i autorit Rudi Erebara, është një provë bindëse se letërsia shqipe gjallon shëndetshëm në pena të reja. Vepra refuzon teknologjitë parafabrikate të paraardhësve, duke përdorur struktura të veçanta të shprehjes artistike.
5,95 CHF
More

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...
5,95 CHF
More

Botuesi: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...
11,89 CHF
More

Botuesi: Pegi

Ora e ligë, Tom Kuka

Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...
7,93 CHF
More

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.
9,91 CHF
More

Botuesi: Onufri

Nomeja e largët, Faik Ballanca

Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne.
9,91 CHF
More

Botuesi: Onufri

Mëkati i Justinës, Luan Rama

Atëherë ajo duhet të digjet si një “shtrigë”, siç kishte ndodhur në Salem të Amerikës. Kulla e familjes që sapo ka krijuar duhet të rrënohet...
9,91 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000684

Botuesi: OMSCA-1

Bar Parajsa, Gazmend Krasniqi

Një çift të dashuruarish përballë dilemave të fatit, jetës dhe vdekjes. Në përpjekjen për t'u vënë emër këtyre gjërave, ata... Gjithçka e rrëfyer me një teknikë bashkëkohore brilante nga shkrimtari Gazmend Krasniqi. Ai interesohet më fort për mënyrën se si tregohet një histori, sesa për vetë historinë, sado e çuditshme të jetë ajo.
3,96 CHF
More

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.
3,96 CHF
More