• Ka mbaruar
Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa
  • Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa
  • Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

2227
Te tjere

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato ktheheshin nga kisha e Shën – Gjergjit për në shtëpi.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Lumi i vdekur
Origjinali: Lumi i vdekur
Gjinia: Roman
Autori: Jakov Xoxa
Shtëpia botuese: Botimet Enciklopedike
Viti: 2002
Fq. 722
Pesha: 0.757 kg

Fragment nga libri

Koha, atë mëngjes, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato ktheheshin nga kisha e Shën – Gjergjit për në shtëpi.

Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e terura të buajve, nga halat e gjata të qepallave të tyre, nga lelet e shkurtra, nga veshët llapushë të qenit që kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin mbi llucën e rrugës. Rrogozet prej kashte frytje, që mbulonin qerret dhe ruanin njerëzit e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pirë e ishin fryrë tërë rrugës me shi, të ngopur, po villnin tani ujët e tepërt.

Lart, në qiell, nga një dritare e madhe hapur përmes reve, dielli po vërviste mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me vandakë zhukash të thata, të arta, që një dorë e fshehtë i flakë poshtë në fushë.
-Tyt, të marrtë djalli, të marrtë!... foli Pilo Shpiragu, në krye të qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me një baltë, i spërkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Një mizë kali, e kishte gudulitur keq nën vehte.

Qetë, sikur t'u kishte folur njeri në gjuhën e tyre, morën përpara. Qerrja hyri në urë. Gratë, që ndjenë në vithe frytjen e vakët të kafshëve, bënë mënjanë të lemerosura. Një kanistër fluturoi në lumë. Një tufë borziloku mbetur nga gjithë ç'pati ena e pëshpëritjes, shkoi të pagëzohet në ujët e turbullt të Gjanicës.-Po këta të flamosur nuk shikojnë njëherë ç'kanë përpara, po çajnë kështu si të ndërliqur!... foli një nuse duke hequr mënjanë vjehrën.

-Sikur i preu gjëkafshë, që i preftë pika, i preftë!... mallkoi plaka.
- Na hodhët në lumë, o të mallkuar, që më ju hedhtë perëndia në ndonjë hendek, o zot!... Që mos i vafshi të gjallë, O Shënmëri!... truante e nëmte një tjetër, duke u mbajtur fort pas telave të çkundisur të parmakëve të urës, kur Gjanica e turbullt, që shkonte atje poshtë, po ia mirrte mendtë me vehte.

Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin njeriut. Vetëm kur dolën përtej e morën drejt rrugën e Semanit, Piloja hoqi frymë e mërmëriti me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij:
- Qëkur na mallkoi zoti, s'kanë ç'na bëjnë munxët e robit...
- Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.

Kjo që foli ishte plaka e Pilos. Në qerren e parë të karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtëpisë, përveç Pilos që e ngiste, ishte edhe e reja me të vjehrrën. Plaka e ndënjur te koka e nuses, te koka i thënçin, se gruaja që po çaplehej në të dhëmburat e hidhura të lindjes (ku vinte kokën, s'vinte këmbët) kishte kryqosur duart në kraharor me një pikëllim të madh dhe s'dinte ç'të bënte. Vetëm kur ranë kambanat e Shën – Gjergjit, që lajmëronin se po dilte kisha, plakës iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtësonte dhembjet së resë e t'i jepte lirim të mbarë.

Me gjithë të keqtë e atij çasti nuk harroi të falej që t'i gëzonte shtëpinë me një djalë. Të gjithë këto i bëri me mënt e saj, vetëm këtë të fundit e tha me zë, sikur kërkonte që ta dëgjonte dhe e reja. Nusja që kishte rënë një hop në atë qetim të shkurtër në të cilin bien rëndom gratë shtatzëna kur janë duke mbledhur fuqi për shtërzimin e fundit, u dha buzëve të mavijosura një fije gazi të hidhur.
-Ashtu, vërtet, moj nënë, djalë qoftë, çupë mos u bëftë, se ne gratë na ka nëmur zoti qëkur na bëri gra...

Qerrja që hidhej sa më një krah, më një krah nga një herë në tjetrën, po bënte të sajën, lehtësonte dhe afronte orën e madhe të dritës e të qetësisë.Atë hop, kur Piloja shpoi rëndë kazilin që të bënte djathtas e të linte mënjanë një pellg të thellë me ujë, nusja lëshoi një klithmë të thekshme:
- Uf, nëno moj! - sikur hosteni të ishte ngulur në trup të saj e jo në lëkurën e argasur të kaut.

Kjo ndjenjë e çuditshme e zaptoi menjëherë Pilon, që në hop hoqi hostenin nga vithet e kafshës dhe ktheu kokën të shikonte ç'kishte e shoqja. Qetë, lënë në punë të tyre, i ranë lerës përmes.Shtatzëna në të dhëmbura e sipër, u shpëtoi duarve të plakës që e mbanin të mos briste e ta dëgjonin bota dhe u kthye më krah, sikur ashtu do të gjente lehtësimin që kërkonte.

Gjunjët, mbledhur mbi bark, iu përpoqën në faqen e një dengu me plaçka. Rrangullat e shtëpisë u rrokullisën nëpër qerre dhe një trastë shkau e ra në tokë. Trahanaja e imët dhe e thatë kërckë u përhap mbi baltë.
-Uaha kazil, uaha kuqo!

U foli Piloja qeve që të ndalojnë dhe vetë, si pështeti hostenin në tokë, u hodh poshtë. Edhe qerrja e dytë pushoi së qari. Qetë duke shfryrë jashtë avullin e dendur e të ngrohtë, zhytën turinjtë në trahana dhe nisën të përtypen me qejf. Një shkumë e bardhë filloi t'u rrjedhë si zinxhir i hollë nga të dy anët e bulgive. Nga bishti i qerres së pasme kërceu në rrugë dhe ndau drejt së parës një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Pa ngjeruar asgjëkundi, i ra baltës përmes dhe doli në krye të karvanit. Ishte Vita, çupa e madhe e Pilos.

- Ç'kërkon, moj bijë, që erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bën të rrish, këtu, po shko... je çupë e rritur tashti...
-Nëna, ç'ka nëna?,...
Prindi, pasi u vuri qeve përpara e më këmbë hostenin e gjatë, si shenjë që s'duhej të lëviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli në bisht të saj.
-Po ty, moj, kush të thirri të vish? Kur vajza pa t'anë kaq të ngrysur e tek vetulla e mëngjër i epte fët – fët poshtë e lart si për kohë të lirë, uli kokën dhe mërmëriti:
-Erdha se mos më do gjëkafshë nëna... dhe, sikur të kishte në duar ndonjë palë kriga, kapërceu gishtërinjtë me njëri – tjetrin pa ditur ç'të bëjë tjetër.
-Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ëmë për ndihmën tënde! – i foli i ati, duke i bërë me kokë, sikur kërkonte ta shtynte tutje.

Si u largua çupa, Piloja iu afrua s'ëmës.
-E, plakë, si duket puna, a do të mbajë dot gjer në Seman?
-Zor, o bir.. Më duket se po e mundojmë e po hyjmë në gjynah me zotin dhe me të... Ktheje më mirë qerren për në Bishtanakë, tek hani. Gjyshja ngriti kokën dhe pa të birin në sy, si për t'i zgjidhur mendjen.
-Ma desh zemra të lindte fëmija në dhè të ri, se, kush e di, mund të na sillte të mbarë... Po, nejse, kur s'do perëndia, s'ka ç'bën robi... - tundi kokën dhe u largua drejt kreut të karvanit.

Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon që të kthente, më të djathtë.Qerrja e parë u nis. Me të luajti nga vendi dhe mori rrugën edhe e dyta. Vita, si ngriti fustanin nja një pëllëmbë mbi gju, pështeti kërcinë mbi kapitalin e pramë, mbërtheu shtizën e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda.

Mori pastaj në dorë tërkuzën me të cilën ishte pas rrapinës lopa e vetme e shtëpisë dhe e tërhoqi për të shkurtuar pashin e lirë. Qerrja po kthente udhë dhe ishte frikë mos lopa mirrte nëpër hendek.
-Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vëllai i vogël zgjuar në kohën kur qerrja kishte pushuar së tunduri e përkunduri.
-Jo, vëllaçko, nuk qan ata, por prit dhe pak, të shohësh se kush do të qajë:vëllai apo motra... iu përgjigj Vita, duke tërhequr me një dorë tërkuzën e lopës dhe me tjetrën duke shtrirë të vëllanë.

Qerrja filloi të lëkundej përsëri dhe boshti i palyer ia nisi vajit të tij: "criu – criu flq..." avaz që po e mbante që atë mëngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat nge, t'hedhë masën e katranit. Kjo e qarë zvarrëzvarrë, si ajo tërkuza e lëshuar e lopës që Vita e kish lënë nga dora, shiu i imët i fushës së Myzeqesë, që s'priti gjersa karvani të zinte Kilin e vogël. Koka, lëshuar gjumit dhe ëndrrave, po i shkonte sa mënjanë nga troshitja.

Reja e dendur e shiut, që sa vinte e po afrohej qerreve që çanin në mes të fushës së shkretë, kishte mbuluar si në një shparg me thekë të thinjtë gjithë ç'la pas karvani atë mëngjes: Tomorin, Shpiragun, Shën – Kollin, Fierin. Sytë e vajzës, si kaluan një çast vështrimin e plogët e të qullët të kafshës që vinte pas, u mbushën përnjëherë me lot.

Bulzat e ujit mbi faqen e një pellgu të rrahur nga shiu, dukeshin si barka të vogla që kishin ngritur velat për udhëtim, ashtu si lotët e vajzës që kishin marrë teposhtë faqeve. Kapur fort pas hunjve të qerres, kokën pështetur mbi faqen e rrogëzit që mbulonte plaçkat dhe binte gjer poshtë, vështrimin mbytur në atë re të madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithë këtë trazim e pikëllim: arratia nga fshati ku kishte lerë e ishte rritur, lëngimi dhe dhembjet e nënës, apo ndonjë duf i ri që s'e pati ndierë gjer atë ditë në kufijt e fshatit të saj, në gjerdhet e kasolles së saj. E ku kuptohet ndonjëherë nga çastisin rrëketë që mbushin lumin dhe e bëjnë të buçasë nga shtrati dhe udha e tij!...

Vita, si të gjitha vajzat e bujqve myzeqarë, ishte rritur në mes të pocaqisë dhe varfërisë. Po jeta ka rrugën e vet, që e ka filluar kush e di se ku e kush e di se si, saqë njeriu ngre supet përpara çudive të saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mirë, sa që të kujtonte atë lekoin e bukur të kënetës, që çel si për mrekulli të botës mbi ujët e pocaqisur të moçalit.

Shtatin e kishte pak si më të vërvitur për moshën e saj dhe për kockën pakëz të shkurtër të femrës myzeqare. Këmbët e gjata, (ja, tani, atje, në buzë të qerres, kërcinjtë e saj të varur jashtë sa nuk mirrnin dhè), i dukeshin akoma më gjatë nën fustanin e vjetër, shkurtuar shumë, se shumë ishte rritur brenda këtij viti të fundit.

Thimkat e gjinjve të vegjël, si ai bisku i fasules që ngre kokën e fryn tokën e ardhur nga vakësia e pranverës, ia kishin hedhur kraharorin përpjetë. Vetëm kurrizi i mirrte pak përpara, sikur t'i ishte thyer nga barra e punëve të shtëpisë. Po jo, në këtë moshë, s'ka ç'i bën puna shtatit të një vajze si Vita.

Shpatullat e mbledhura varfërisht e sipër të futur e të fshehur nën vehte kraharorin e përhedhur, do të kenë ndonjë shkak tjetër.Vita ishte vajza më e madhe e shtëpisë së Shpiragajve. Si vajza më e rritur në mes atyre djemve në moshë, ajo ndjente një lloj drojtje, turpi, për ato shenjat e femrës që me ditë po i piqeshin e me orë po i shquheshin.

Andaj nisi, një nga një, t'ia fshehë botës: në fillim, nën qepallat e gjata, si halë gruri, mbuloi sytë levarashë, pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, për të fshehur kufíjtë e kofshëve dhe më vonë, kur pa se s'po ia dilte me të ndrydhur e me të shtypur të gjoksit që po shpërthente pa e pyetur atë, përktheu kurrizin përpara dhe mundi, një farë kohe, t'i bëjë ballë sulmit të moshës së bukur, po të paturpshme. Po a e dini?...

Vita sikur t'i kishte bërë të gjitha këto për të hequr më tepër sytë e botës: Qerpikët e ulur përgjysmë mbi gropëzat e syve, që lëshuan mbi mollëzat e faqeve një hije të lehtë, thelluan akoma më tepër gjallërinë e bebëzave të saj të zjarrtë, pothuaj ashtu si thellon e nxinë nata grykën e pusit; teksa kurrizi, përkulur pakëz përpara e pajtuar aq mirë me sytë e ulur përgjysmë, i mësoi një të ecur të drojtur, që mori, me kohë, hijen e nazes.

Gjithë djelmuria e Grizës shkallonte pas asaj çupe. Duke fshehur bukuritë që natyra ia kishte falur me të dy duart ajo shtonte akoma më shumë, pa e ditur, nepsin e çapkënëve dhe remashëve të fshatit. Por gjer ahere asnjë s'ia kishte ngritur dot sytë dhe shtatin: siç duket, qerpikët e Vitës kishin qëlluar shumë të rëndë.

Çuditej e linte mendjen vajza me ato çupat e qytetit: Si bajamet e pranverës edhe ato... që s'presin sa të çelin lulet e para, për të ndjellur në gjirin e tyre bletët që do t'i trazojnë dhe gudulitin!... Kurse ajo?... Ajo turpërohej edhe nga njerëzit e shtëpisë, edhe nga vehtja e saj. Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?... Ja pse buza e poshtme, shpërveshur posi fiera e njomë e trëndafilit në pisk të vapës, po i mirrej atë kohë; ja pse po i mbusheshin me lot atë orë. Shiu i dendur që po fshinte qiellin, fushën, rrugën, thua se donte ta shuante nga bebëzat e vajzës gjithçka që kishte gëzuar e jetuar gjer atë ditë, (njëlloj si shuhen nga dërrasa e zezë, me një të fshirë, shkronjat e bardha) i bëhej se po ja ndrydhte akoma më shumë gjirin, zemrën.

Më duket sikur po e marrim kot nëpër gojë myzeqarkën e vogël. Gjer më sot asaj s'i kishte rrahur zemra për asnjë nga djemtë e fshatit... Po ah!... Kjo drita e bardhë e dashurisë së parë është posi rrezja e yllit të ditës: duket në qiell e mbush botën me dritë edhe pa dalë dielli mirë... Karvani i qerreve qëndron përpara hanit të Bishtanakës.

Mbi autorin

Jakov Xoxa lindi më 1923, në qytetin e Fierit. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e parë në prozë "Novela". Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin 1958 botoi veprën e dytë, po me atë titull "Novela".

Ndërkohë botoi dhe dy drama "Buçet Osumi" dhe "Zemra". Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite dha lëndën "Teoria e letërsisë". Për nevojat e studentëve, në formën e dispensës, botoi në katër vëllime veprën "Bazat e teorisë së letërsisë", që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë).

Pikërisht se në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare, nuk u botua kurrë. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi. Natyrisht, vlerësimi dhe kritika (zyrtare) që nuk ishte e kënaqur me bindjet e tij, me vizionin përmes të cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin në përgjithësi, bënë që sa qe gjallë, të mos botohej vepra e tij e plotë; ajo u botua në Prishtinë ("Rilindja" 1971).

Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të plotë krijoi romanet: "Lumi i vdekur" (1965), "Juga e bardhë" (1971) dhe "Lulja e kripës" (1978), që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë të letërsisë shqiptare.Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, si "Lumi i vdekur" apo dhe periudhën gjatë luftës, si romani "Lulja e kripës", ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar.

Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues – realist: fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.

Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare: nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.

Autori rrëfimin e vet e ndien si një bashkëbisedim në mes tregimtarit dhe lexuesit: Desha të shkruaj një roman jo sikur lexuesin iks ose ipsilon ta kem larg, jo, desha ta shkruaj sikur lexuesin ta kem para meje, gjatë çdo radhe, sikur të hyj në bisedë me të, sikur t'ia tregoj jo letrës, por lexuesit me mend në kokë, që, duke lexuar, do të kundërshtojë, të flasë, të thotë ki mendjen, mos gënje! E desha romanin tim që të jetë sa më realist, se realizmi në art është gjithçka për mua.

Detajet e librit
Te tjere
2227
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Njeriu që fliste me pemët, Irma Kurti

Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar "Universum Donna" për letërsinë dhe emërtimin "Ambasadore e Paqes" nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Jeton në Bergamo, Itali.
8,33 
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.
10,41 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dënimi i dytë i Havzi Nelës, Petrit Palushi

Përsa i përket standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca e të tjera. Këtë e them se njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë të madhe si televizor, automobila e sende të tjera e bëjnë një jetë më te vërtetë luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës.
6,25 
More

Botuesi: Onufri

Romanet me një vëllim, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.
31,23 
More

Referenca: 2480

Botuesi: Te tjere

Ne kufijte e mundimit, Violeta Gjoka

Violeta Gjoka ka lindur në Tiranë. Për shumë vite ka qenë gazetare dhe spikere e lajmeve në Radio Tirana dhe më pas spikere e edicioneve të lajmeve dhe gazetare e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ".
6,25 
More

Botuesi: Toena

Tej portave të dhimbjes, Besnik Allushi

Ky roman, siç e dëshmon edhe titulli, është në frymën e përjetimit të dhimbjes së madhe, por në të vërtetë aty tregohet me talent të veçantë dhe në mënyrë tronditëse për dashurinë e madhe njerëzore. Nga intensiteti i transmetimit të dhimbjes së nënës ndaj humbjes së pjellës së vet, ai të kujton, ndoshta, vajin e Ajkunës që qan Omerin.
7,29 
More

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 
7,29 
More

Referenca: 2713

Botuesi: Tirana Times

Plaku i Butkes, Sabri Godo

Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar.
10,41 
More

Botuesi: Pegi

Gurët e vetmisë, Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".
15,62 
More

Botuesi: Pegi

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

"Rebelimi i Lúlus" është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t'i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t'u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.
7,29 
More

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 
10,41 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000004

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 2, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Natë marsi", "Natë prilli" (Kapllan Aga i Shaban Shpatës), "Natë muaji maj" (I vdekuri dhe i gjalli), "Rinë Katerinëza", "Natë qershori", "Natë gushti" (Përtej valëve të kohës), "Natë muaji Shëmbitër" (Rrëfimi i parë i Argjir Vlonjatit), "Natë vjeshte të tretë", "Letrat e ndajnatës" (Lugetërit e fshatit tonë).
9,06 
More

Referenca: SKU000005

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".
7,29 
More

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.
20,82 
More

Referenca: SKU001678

Botuesi: Mitrush Kuteli

Proze dhe vargje te zgjedhura 3, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Vendosa të shkoj në Amerikë", "Unë, Çuli dhe Marina", "Papu", "Hanet e karvanet", "Për kumbulla", "Rusa – papusa", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e gjatollinj", "Qetësi përpara fërtyme" dhe vargjet: "Gjuhës shqipe", "Nisje për mërgim", "Tani që shkuan", "Tufan dëbore në py
9,06 
More

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.
12,49 
More