• Banner

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami
  • Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.

103,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ti je e nesërmja
Origjinali: Ti je e nesërmja
Gjinia: Roman
Autori: Brunilda Zllami
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 412
Pesha: 0.37 kg
ISBN: 978-99943-0-252-9

Mbi librin

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.

Është, mbi të gjitha, ëndrra e një të nesërmeje që s'mund të jetohet pa pasur pranë njerëzit që të kanë shoqëruar dhe kanë qenë pjesë e së shkuarës dhe e së tashmes, ata që janë dhe mbeten gjithnjë pjesë e jotja.

Fragment nga libri

Ishin ende në udhëkryq. Jeta e tyre kishte ndryshuar, por duke i lënë sërish më të hutuar se ç'kishin qenë para katër vjetësh, kur e kishin nisur këtë rrugëtim. Ishin plagosur dhe ngritur, kishin nxjerrë thonjtë për t'u kapur në cepa të brishtë, kishin bërë zgjedhje për të cilat e kishin ditur se do të pendoheshin, kishin marrë vendime që i kishin kurthuar.

Jeta i kishte dënuar për të vuajtur peshën e gabimeve të reja e të vjetra, vetëm se tani koha rridhte më shpejt, më vrullshëm. Ishin futur në vorbullën e të rriturve, do të tirreshin në tezgjahun e një profesioni të vështirë, që s'do t'iu linte shumë kohë për të menduar për veten. Por ishin sërish bashkë. Si dikur.

Të përhumbur në jetët dhe dilemat e tyre, do të gjenin pak dritë në atë lidhje që kishin krijuar dikur, një lidhje që do të mbetej përgjithmonë. Më e gjatë se një ndjenjë, më e fortë se një dashuri. Ishte lidhja që do t'mbante gjithnjë pranë njëri – tjetrit. Sado të lodhur, të munduar, sado larg, ata do të kishin nevojë për sinqeritetin që ishte brymosur në shpirtin e tyre. Kishin nevojë për të, sepse vetëm ashtu nuk do të ndiheshin të vetmuar në sfidën e re që i priste.

Pas një muaji do të fillonte një rrugëtim i ri, i panjohur, i mbushur me pengesa. Por, kur të ndiheshin ndonjëherë të zhgënjyer nga jeta, të trazuar në shpirt, kur të vështronin në listën e njerëzve që njihnin, sërish do të zgjidhnin njëri – tjetrin. Kishin nevojë për një pasqyrë ku të shikoheshin dhe të kujtonin të shkuarën dhe të tashmen, të ëndërronin për të ardhmen. Pa pasur frikë.

Detajet e librit
2108

Të dhënat

Autori
Brunilda Zllami

Referencat specifike

isbn
978-99943-0-252-9
ean13
9789994302529
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 86,25 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000027

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëndrra e papërfunduar e një gruaje, Brunilda Zllami

Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...

Çmimi 97,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 97,75 SEK
More
Ne gjendjen

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme

Çmimi 120,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2242

Botuesi: Onufri

Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Të gjallë dhe të vdekur, Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000672

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Rrugen e Veriut, Ani Wilms

Ky roman na përshkruan po Tiranën, por në atmosferën e marrëdhënieve diplomatike shqiptaroamerikane në vitet 1924, nën drejtimin e ambasadorit Grant. Në Rrugën e Veriut, më 6 prill 1924, në afërsi të Mamurrasit, vriten dy shtetas amerikanë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritëro

Arka e Djallit, Dritëro Agolli

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)