Titulli: Rrugët e ferrit
Origjinali: Rrugët e ferrit
Gjinia: Roman
Autori: Visar Zhiti
Shtëpia botuese: OMSCA – 1
Viti: 2012
Fq. 576
Pesha: 0.55 kg
ISBN: 978-9928-132-05-5
Komente mbi librin
"Prangat në duart e Zhitit nuk janë vetëm prangat e tij, por të njeriut përgjithësisht... Autori na përkujton se "liria më shumë eshtë gjendje shpirti, sesa trupi". Zëri i tij sjell dhembjen e Shqipërisë, të një kohë të dhimbshme. Në thjeshtësinë e tij, Visar Zhiti është kompleks, i thellë, shumështresor, plot shpirt. Ai të përvetëson me nivelet e mendimit të tij, me fisnikërinë e ndjenjave, si dhe me aftësinë që të shprehet lehtë e fuqishëm."
Bozhidar Prosenjak, shkrimtar kroat
"Romani shfaqet si një tekst që kuptohet qartë dhe përthithet menjëherë. Por teksti dëshmon të njëjtat cilësi (si çdo letërsi e madhe) dhe lëçitje nga një lexues tjetër i çfarëdollojtë dhe ky fakt u detyrohet talentit letrar të pakapërcyeshëm të Visar Zhitit, si dhe përvojave të tij si intelektual inteligjent, i kthjellët dhe pjesëmarrës..."
Liviu Lungu, shkrimtar rumun
"Është një nga librat e rrallë që ka forcën t'ia ndryshojë lexuesit vizionin për botën. Merreni dhe mbajeni fort. Është dhe ilustrimi më i shkëlqyer që kam parë, ku shpjegohet se si shpresat e larta me socializmin e fillimit të shekullit të njëzetë degjeneruan në një tirani të përditshme."
Kevin Higgins, shkrimtar dhe botues anglez