• Ka mbaruar
Polina, Agim Hamiti
  • Polina, Agim Hamiti

Polina, Agim Hamiti

SKU001739
Te tjere

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.

899 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Polina
Origjinali: Polina
Gjinia: Roman
Autori: Agim Hamiti
Shtëpia botuese: GEER
Viti: 2010
Fq. 418
Pesha: 0.44 kg
ISBN: 978-99956-88-96-7

Mbi librin

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.

Martini, i ati tij, një arkitekt i shkëlqyer, është një nga emrat e respektuar në rrethin e intelektualëve të shoqërisë i cili shpreson, duke inkurajuar, që i biri të zgjedhë rrugën e drejtë në jetë. Në shembullin e të ati, i riu Fjodor vendoset mes dy zgjedhjesh: arkitekt apo psikolog, degë të cilën e dashuron. Diplomohet me rezultate të larta në psikologji dhe në tentativë për të filluar punë në një spital psikiatrik vëren se ajo botë është tepër e rëndë për të.

Për qëllime studimore ndërmerr një detyrë jo aq të lehtë për një të ri me aspirata të larta profesionale, studimin psikologjik të sjelljes së femrave në një shtëpi publike, aty ku jo rrallë përfundojnë edhe femra që nuk duan ta luajnë atë rol. Për "Parajsën e seksit" ishte e rrallë prania e një djaloshi të ri dhe të bukur, ndaj dhe prania e tij nuk kaloi indiferente edhe për të zonjën e "strehës dashurore".

Diku mes të tjerave, Fjodori befasohet nga pamja e një krijese që ai do ta quante: freski magjepsëse. Poline Malarme, e shpallur Miss Marseja 1935, duket se fati nuk e ka përkëdhelur dhe aq. Pas vdekjes së të atit, familja e saj merr rrokopujën dhe rezultati është punësimi në shtëpinë publike ku nis të prostituojë.

Një ndjenjë e ëmbël duket se nis të marrë jetë mes të dy të rinjve dhe pikërisht dashuria e Fjodorit arrin ta nxjerrë nga ajo ëndërr e keqe. Në zjarrminë e dashurisë së lirë, ata nisin të ndërtojnë jetën e tyre, duke kapërcyer edhe pengesat familjare për shkak të së kaluarës së hidhur të Polinës.

Një jetë e re nis pë të rinjtë, të cilët vendosin që çatinë ta ngrenë në Egjipt, pas ekspeditave të zhvilluara më parë. Aty ku duket se çdo gjë lulëzon në qiell të hapur, një re e zezë duket se përmbys gjithçka. Fjodori mëson se i ati nuk është mirë dhe është kthyer në Shqipëri. Tashmë, i larguar prej shtatë vjetësh nga prindërit, ai vendos të kthehet me Polinën në Shqipëri.

Në Shqipëri ishte koha kur çdo gjë bëhej "në emër të popullit" dhe shumë shpejt edhe Fjodori me Polinën u prezantuan me këtë realitet. Si të ardhur nga jashtë dhe me të ardhura e pasuri të mjaftueshme, shumë shpejt u vunë në objektiv duke u marrë çdo gjë që kishin në pronësi. Dhe nuk mjaftoi kaq. Fjodori arrestohet për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor.

"Rrëshqitje në humnerë" do ta quante me të drejtë autori një jetë të begatë, të ngritur mbi sakrifica. Me gjithë përpjekjet për t'i kthyer mendjen Polinës të kthehet në atdhe, ajo tashmë e ka marrë vendimin, do të qëndrojë pranë bashkëshortit të saj me të cilin kanë ndarë aq momente të vështira dhe të lumtura.

Me përkushtim dhe dashuri nisin rrugëtimet e gjata e të mundimshme për t'ju gjendur sadopak në ambientet e largëta të burgimit. Shpejt ballafaqohet me një realitet të paimagjinueshëm, kushtet mizerje, dhunën, ecjet në të ftohtin e acartë, në sakrifikim të një dashurie të ruajtur në zemër, një dashuri që do të rrojë më shumë se trupi i saj i brishtë...

Detajet e librit
Te tjere
SKU001739
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000027

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëndrra e papërfunduar e një gruaje, Brunilda Zllami

Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...
850 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Aresa, Rrona Jaka

Aresa, romani që mban për titull emrin e një prej personazheve të tij, rrëfen dashurinë mes të rinjve të ditëve të sotme - në shumë plane -, përpjekjet e tyre për gjetjen e vetvetes dhe kërkimin e lirisë; në thelb kjo vepër synon të zbehë paragjykimet dhe tabutë e shoqërisë sonë.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.
600 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Ati, Ardian - Christian Kycyku

Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000653

Botuesi: Onufri

Përballë pasqyrës së një gruaje, Ismail Kadare

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani. Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si "mikroromane".
700 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Rrethimi, Tom Kuka

Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000018

Botuesi: Toena

Dragoi i fildishtë, Fatos Kongoli

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. 
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000287

Botuesi: OMBRA GVG

Metamorfoza e nje brezi te humbur, Henrik S.G

Ndodhi që të jem lindur pikërisht atëherë, kur sapo pati nisur udhë gjysma e dytë e Shekullit të Njëzetë. Lindje fatale, në mes një shoqërie mizore. Im atë, fare i ri, me kërshërinë e Dantes trokiti në portat e Ferrit, ndonëse i ishte ofruar atij Parajsa Komuniste.
921 Lekë
More

Hoteli i drunjtë, Diana Çuli

Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun në të njëjtën kohë. Një dedektive e re do të vihet në gjurmë të së zhdukurës dhe do të zbulojë plot të fshehta rrënqethëse e të habitshme, nëpër rrugët e Shqipërisë.
899 Lekë
More

Referenca: 2351

Botuesi: Botart

Nobelisti nga Shkodra, Lorenc Nenshati

Lorenc Nënshati ka lindur në Shkodër më 3 tetor 1939 në një familje qytetare të ardhur nga Ulqini. Që në moshë të re filloi punë në ndërmarrjet industriale të qytetit. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak nisi studimet në filialin e Universitetit të Tiranës në Vaun e Dejës në Shkodër për inxhinier elektrik.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000499

Botuesi: OMSCA-1

Ferri i çarë, Burgologji, Visar Zhiti

“U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin që njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë. Dhumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim e disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mirë kemi të drejtë të gëzohemi.” Ismail Kadare
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU002032

Botuesi: OMSCA-1

Rrugët e ferrit, Visar Zhiti

"Prangat në duart e Zhitit nuk janë vetëm prangat e tij, por të njeriut përgjithësisht... Autori na përkujton se "liria më shumë eshtë gjendje shpirti, sesa trupi". Zëri i tij sjell dhembjen e Shqipërisë, të një kohë të dhimbshme. Në thjeshtësinë e tij, Visar Zhiti është kompleks, i thellë, shumështresor, plot shpirt."
1 200 Lekë
More

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.
1 000 Lekë
More