Titulli: Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Visar Zhiti
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2010
Fq. 192
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99943-41-73-3
Mbi librin
A ka patur letërsi të dënuar? Që vjen nga burgjet? Disidencë në letrat shqipe? Ç'ndodhte me ata shkrimtarë shqiptarë të internuar apo të futur burgjeve gjatë diktaturave? Po si përfunduan: autori i romanit të parë shqiptar, shkrimtarja e parë femër, autori i librit të parë me kritika apo drejtori i parë i Radios, kompozitori i operas së parë? Mbi ç'themele ngrihet një kulturë?
Pyetje të tilla gjejnë përgjigje në këtë sprovë tronditëse, të veçantë e të rrallë, që lexohet me një frymë e, përveç të tjerash, është dëshmi që forcon kujtesën dhe ndërgjegjen kolektive.
Koment nga Dr. V.M.Solomon
"Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik..."