• Ka mbaruar
Jonila, Njazi Bahiti
  • Jonila, Njazi Bahiti

Jonila, Njazi Bahiti

SKU001668
Toena

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Jonila
Origjinali: Jonila
Gjinia: Roman
Autori: Njazi Bahiti
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2011
Fq. 200
Pesha: 0.25 kg.
ISBN: 978-99943-1-719-6

Koment nga Dukagjin Hata

Romani "Jonila" i autorit Njazi BAHITI është një rrëfim i ngjeshur triller, për historinë e fytyrës së vërtetë dhe maskave të marrëdhënieve dashurore në Diktaturë, të cilat shpesh konfondohen dhe zëvëndësojnë njëra -tjetrën, në një teatër të trishtë e të përzishëm, ku sendërtohen vlerat, antivlerat, komplekset dhe ankthi sindromik i një shoqërie të sëmurë.

E sëmurë duket gjithçka në këtë kohë të pakohë: përditshmëria plot mungesa, flirti erotik dhe dashuror, reklamat agjitative që ngrejnë në qiell njeriun e ri, nxitimi i të gjithëve për të ikur prej të gjithëve, në një paradë groteske, ku i vetmi dekor real, duket se është hipokrizia.

Bahiti, në këtë prozë të shkruar me nerv dhe temporitëm, vizaton një peizazh me ngjyra të gjalla njerëzore, ku shpesh fasadat e nënkuptuara, flasin më shumë se skenat reale, dialogjet, monologjet dhe zhbirimet psikolgjike, që autori i shkrin në një narracion impresionues.

Ashtu si në romanin "Ditari i Aranitës", që përcjell një diagramë të simpotomave patologjike të administrtarës shqiptare, nën delirin dhe kontrollin e politikave të ditës, edhe tek "Jonila", Bahiti ka në qendër të rrëfimit një femër, e cila konfigurohet pasazh pas pasazhi, faqe pas faqeje, si një protagoniste që mbart tiparet dhe dramat e një brezi të keqkuptuar, në një kohë keqkuptimesh, devijimesh dhe antagonizmash të ngritura në sistem.

Jonila është vajza e një funksionari të elitës komuniste, e cila bie në dashuri me një bashkëstudentin e saj, Rubinin, djalë i një familje patriarkale të shpronësuar nga regjimi, edhe pse kontributet e parardhësve të tij për Luftën kanë qenë të konsiderueshme. Midis tyre lind shkëndija e dashurisë, e cila do të pasohet me kërkimin në shpirtin binjak reciprok, me intimitetet jo vetëm erotike, por mbi të gjitha të fushës së besimit, ku sendërtohen vlerat e tyre morale, intelektuale dhe njerëzore.

Autori, me një gjuhë të kursyer, por të gjallë, na paraqet një peizazh të thyer njerëzor, ku dyzimi, dukja, shtirja etj janë vetë natyra e një shoqërie, e cila i fton qytetarët e vet të ikin nga gjithçka që është e bukur dhe fisnike, duke i joshur dhe kërcënuar njëhersh, të bëhen pjesë e dekorit të një feste absurde, në sfondin e të cilës, uria, plagët, pushkatimet e poetëve, burgjet e kundërshtarëve politikë dhe disidentëve, nxijnë si një mallkim kolektiv.

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave. Mekanizmat diabolikë, nëpër të cilat vërtitet fati i dashurisë së Jonilës dhe Rubinit, janë pjesë e asaj makine përçudnimi, në ingranzahet e së cilës vërtiten të gjithë: të humbur e fitimtarë, armiq imagjinarë e heronj imagjinarë, vetë dishepujt e sistemit në fuqi. Në këtë vërtitje somnambulike, nuk ka të fituar.

Ka veç të humbur, të përjashtuar, të anatemuar, të rrethuar me murana paragjykimesh, deri në infinit, një makth ekzistencial, pa anë e pa fund, nga piramida e Keopsit, deri poshtë në rrathët më të fundit të ferrit të të gjallëve. Shkrimtari përcjell zhgënjimin e dy të rinjve nga një ëndërr e bukur rinore, me anë të intrigave që thuren natyrshëm në një kohë intrigante, ku herë me frymën kritike të satirës, ironisë therëse e groteksut, herë me lirizimin spontan të çasteve dashurore, rrëfehet një histori, që në kohëra të tjera, më pak hipokrite, më pak të ekspozuara ndaj dukurive të së keqes kolektive, nuk do të ishte shkruar kurrë.

Duket se autori i njeh mirë mjediset e kohës për të cilën shkruan, njeh psikologjinë studentore të atyre viteve, batutat që mbanin erë antikonformizëm e madje rebelizëm ndaj sistemit, butaforinë e akisoneve dhe rekuizitën snobe të mbërmjeve të vallëzimit, gjithmonë të vetëkontrolluara nga rreziku i ngasjeve libreale e mikroborgjeze, bunkerizmin e gjithçkaje, deri dhe të shpirtit njerëzor, si dukuri e rrudhjes dhe tkurrjes së hapësirave të lirisë në përgjithësi.

Me anë të detajeve të imëta, jepet absurditeti i vrulleve revolucionare dhe psikologjisë së festës, në një kohë që njerëzit vuanin për bukën e gojës dhe në tryezat e varfëra, ku thyente miu kokën, shtroheshin vetëm iluzione, gjithnjë e më shumë iluzione, që nuk e bënin dot më pak klithëse varfërinë e tejskajshme, sidomos në fshat, ku skemat e tejmjerimit dhe të genocidit ndaj proteinës qenë kthyer në një realitet klithës.

Jonilën dhe Rubinin, edhe pse iu përkasin dy shtresave të ndryshme sociale, me psikologji dhe menatlitet të ndryshëm, i bashkon jo vetëm joshja, tërheqja fizike dhe shpirtërore, me anë të aktit të dashurisë, jo vetëm bukuria fizike dhe ajo e karakterit, por dhe shpirti qëndrestar ndaj të keqes, identifikimi i tyre me një brez që nuk pajtohet me dogmatizmin që vret e ndëshkon pa asnjë faj dhe kërkon ndryshimin.

Në rrugën e tyre të dashurisë iu dalin pengesa të pakapërcyeshme, që ua vënë në rrugë paragjykuesit, fanatikët, kurthngritësit; Rubinin e fusnin në burg për shkak të një vjershe që ka shkruar për dy poetët e pushkatuar të qytetit ku ka mbaruar gjimnazin, ndërsa Jonila përjeton një gjendje apokaliptike, për shkak të këtij incidenti të kurdisur nga Jagot e kohës.

Ngjarjet nisin pas shembjes së murit komunist dhe fillimit të procesve demokratike në Shqipëri, por rikthehen në kohë me anë të kujtimeve të protagonistëve. Në fakt, në rrëfim sundon retrospketva, nëpërmjet kthimit në kujtesë të Jonilës, si dhe rrëfimeve të panjohura të Rubinit, pas shfaqjes së tij me anë të një telefonate dhe, më vonë, të email-eve që dërgon në adresë të saj.

Jonila është e vendosur deri në fund për të mbrojtur dashurinë e jetës së saj, qoftë dhe me çmimin e çdo sacrifice, por përballë ingranazheve të së keqes, dredhive dhe pabesisë, ajo nuk ka forcë, ndihet e bllokuar, e paralizuar dhe akoma më keq, e mashtruar nga ata që iu ka besuar më shumë në jetë; edhe pse nuk dorëzohet kurrë dhe kërkon t&#39i shkojë deri në fund të vërtetës, këtë të vërtetë e mëson vetëm në fund të rrëfimit, nga e vetmja dëshmitare e mbetur gjallë, teze Esmaja.

Nuk ka vend për happy end, as për retushe sentimentale e romatike të vonuara. Mbyllja e rrëfimit është e ashpër, e ftohtë akull, siç është vetë jeta, siç është vetë koha e ndarë në mes, para dhe pas një dashurie të vrarë. Kohë kryeneçe dhe inatçore, e cila nuk shkon kurrë dy herë në të njëjtën rrugë...

Bahiti na përcjell mjedise të kohës të përshkuara me finesë e vërtetësi, tipa dhe karaktere të skalitur bindshëm, të cilët identifikohen jo vetëm nëpërmjet psikolgjisë dhe veprimit të tyre, por dhe me anë të dialogjeve, të gjuhës që përdorin, të marrëdhënieve me të tjerët, të etikës, estetikës dhe filozofisë që i motivon në luftën e mbijetesës ekzisteciale.

Libri lexohet me një frymë dhe, kur kthen faqen e fundit, ke dëshirë t'i rikthesh prapë, për të zbuluar gjëra të tjera, grimca, detaje dhe hollësira që të kanë shpëtuar gjatë leximit të parë... Fragment nga libri Kisha dëshirë të humbisja diku larg njerëzve për të shuar mallin që më kishte pushtuar. Se si jemi ne vajzat... Isha e mbushur plot dhe doja të derdhesha krejt në gjoksin e atij djali pas asaj pritjeje të gjatë.

Tani, pas kaq vitesh që jam bërë nënë, pyes veten shpesh, a mundet vallë ena e burrave ta mbajë gjithë dashurinë që ne vajzat dhe gratë e zbrasim pa kursim? Nuk e kam të vështirë t'i përgjigjem vetes e t'i them se pjesa më e madhe e saj derhet kot. Të ishte ndryshe bota njerëzore do të ishte krejt tjetër. Më e butë, më e qetë, më e bukur...

Mbi autorin

Njazi Bahiti ka lindur në Librazhd në vitin 1950 ku kreu dhe arsimin 7 vjeçar. Në vitin 1968 përfundoi Teknikumin Ekonomik, ndërsa në vitin 1980 u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë, pasi kishte përfunduar Akademinë Ushtarake.

Ka punuar e jetuar në qytetin e Elbasanit prej ku është zhvendosur në Tiranë në vitin 1998. Graduar me gradën e nënkolonelit ka punuar disa vite në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pas daljes në rezervë ka punuar në administratën fiskale të qytetit të Tiranës. Romani i tij "Jonila" është prezantimi i tij i dytë i drejtpërdrejtë me publikun e gjerë pas botimit të "Ditari i Aranitës" në korrik të vitit 2010.

Detajet e librit
SKU001668
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001739

Botuesi: Te tjere

Polina, Agim Hamiti

Polina, romani më i ri shkrimtarit Agim Hamiti, është himn i një dashurie subleme. Një dashuri e linduer në një ambjent, i cilipak apo aspak ka lidhje me ndjenjën e dashurisë: në një shtëpi publike... Fjordi është bir i një familje inelektuale shqiptare, e cila punon dhe jeton në Marsejë.
9,36 
More

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.
8,33 
More

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.
6,25 
More

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...
13,53 
More

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.
4,16 
More

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.
5,21 
More

Referenca: SKU001844

Botuesi: Te tjere

Borjona, Bukurije Bushati

Adri, pas aksidentimit të së bijës, Borës, mëson faktin se nuk është babai i saj biologjik. Kjo i shkakton dhimbje, duke dyshuar për të shoqen, Brisidën, dhe frikën se do të humbasë Borën, që është gjithçka për të. Për të shpëtuar familjen, e mban për vete këtë lajm, por marrëdhëniet familjare pësojnë krisje.
5,21 
More

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 
15,62 
More

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Paqja e përgjakur e Adamit, Agron Tufa

Vrapi rrënues i ngjarjeve na kalon para syve si shthurja e një thurime me shtiza, të cilën nuk mund ta ndalosh, derisa Adamit i mbetet vetëm një dëshirë për të cilën qe lutur: “të zinte vend i pari përbri së ëmblës, mamasë së tij të vetmuar, në rreshtin e paplotësuar të varreve familjare”.
12,49 
More

Botuesi: OMSCA-1

Si na erdhi ai, i ndaluari, Visar Zhiti

"Si na erdhi ai, i ndaluari..." është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhimbjen. Shkas dhe protagonistë janë poeti rus Evgeni Jevtushenko bashkë me një student shqiptar me emrin Atjon, biri i autorit.
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.
9,37 
More

Referenca: SKU001362

Botuesi: Toena

Goja e botës, Zija Cela

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
9,37 
More

Botuesi: Naimi

Gjuha e gjakut, Kiço Blushi

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.
5,21 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.
5,21 
More