Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ditari i nje emigranti, Thoma Duka
  • Ditari i nje emigranti, Thoma Duka

Ditari i një emigranti, Thoma Duka

SKU001534
Te tjere

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ditari i një emigranti
Origjinali: Ditari i një emigranti
Gjinia: Roman
Autor: Thoma Duka
Shtëpia botuese: Ada
Viti: 2010
fq. 124
Pesha: 0.126 kg.
ISBN: 978-99956-99-17-8

Mbi librin

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi. Kështu i nis faqet e librin e tij në formë ditari Thoma Duka.

Njeriu i zgjënjyer në atdheun e vet pasi ka punuar një jetë të tërë niset me shpresën e një jetë më të mirë. Intelektuali që është i detyruar të bëjë çdo punë për të fituar diçka për të mirën e familjes së tij gjen ngushëllim me fletët e ditarit që i mban pothuaj rregullisht për të mbajtur lart moralin dhe dinjitetin e tij. Janë ditë të gëzueshme por edhe të trishtueshme, një jetë e vështirë që duhet përballuar.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001534

Referencat specifike

isbn
9789995699178
ean13
9789995699178
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vdekja i ka sytë e kaltër, Luan Rexha

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000948

Botuesi: Botimet Dudaj

Kloroform, Klara Buda

I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, « Kloroform » është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit.
650 Lekë
More

Referenca: 2169

Botuesi: OMSCA-1

I cmenduri i pavijonit 3, Leonard Veizi

Ky roman është një triller psikologjik, nga të paktët e mirëfilltë shkruar prej një shkrimtari shqiptar. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000872

Botuesi: Onufri

Muzgu i perëndive të stepës, Ismail Kadare

Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut", shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.
700 Lekë
More

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
700 Lekë
More

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Gurët e vetmisë, Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gruaja me të Zeza, Vojsava Nelo

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i...
800 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Fytyra e Simurgut, Gazmend Krasniqi

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.
560 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Trafikantët, Vili Minarolli

Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit "Trafikantët". Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Marrja e gjakut, Andreas Dushi

Kur në shtëpinë e Vocit të vetvrarë shfaqet Vilzani, vëllai i tij, një debat lind mes tij dhe djemve të të ndjerit. Sipas Vilzanit, Voci ishte edhe vrasës, edhe i vrarë e prandaj familjarët e tij duhet të ndaheshin në familjarët e vrasësit dhe ata të të vrarit. Të dytët kishin si detyrë marrjen e gjakut te të parët.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.
600 Lekë
More