
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
Titulli: Jetë në një kuti shkrepësesh
Origjinali: Jetë në një kuti shkrepësesh
Gjinia: Roman
Autori: Fatos Kongoli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2009
Fq. 296
Pesha: 0.371 kg.
ISBN: 978-99943-1-235-1
Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet në dy kohë.
Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh.
Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës.
Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij.
Suela niste të eksitohej gjatë kohës që e zhvishja. Rrinte në këmbë e kthyer nga unë, me sytë mbyllur. Tek e zhvishja, mbi fytyrën e saj pasqyroheshin ca lëkundje, si lëvizjet valore të një tërmeti me epiqendër diku thellë. Atë ditë, mbi fytyrën e saj nuk vura re ndonjë shenjë që të tregonte se diku thellë kishte ndodhur një zhvendosje tektonike. Edhe pse zhveshja më mori njëfarë kohe. Ishte dimër, mesi i shkurtit dhe mua m'u desh të kryeja një volum më të madh pune.
Me përkujdesje dhe përkushtim. Atë ditë, ja ngaqë në veshë më jehonin thirrjet e handaksura të turmës, ja ngaqë teknika ime e zhveshjes nuk u ngrit në lartësinë e kërkesave të Suelës, nuk arrita të provokoja zhvendosjen tektonike brenda saj. Ajo nuk u eksitua. Lëshoi vetëm rënkimin e njohur për mua në çastin e depërtimit dhe unë, i errur nga mospjesëmarrja e saj, u harxhova shpejt.
Fatos Kongoli ka lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj.
Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Sllovaki e Bullgari, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha Europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Literaire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar "Balkanika" 2002. Është gjithashtu fitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004).
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU000017
Botuesi: Toena
Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.
Referenca: SKU000018
Botuesi: Toena
Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet.
Referenca: SKU000233
Botuesi: Cabej
Realitet që i ngjan makthit dhe makthe të pranishme po aq sa realiteti, në këtë atmosferë e çon ekzistencën personazhi i Kufomës.
Referenca: SKU000434
Botuesi: Koha Ditore
Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.
Referenca: SKU000853
Botuesi: Toena
Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
Referenca: SKU001531
Botuesi: Toena
I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.
Referenca: SKU001749
Botuesi: Toena
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti.
Referenca: SKU001816
Botuesi: Toena
Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t'u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona?
Referenca: SKU001906
Botuesi: Toena
Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?
Referenca: 2518
Botuesi: Toena
"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj...
Brand: Dituria
Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
Reference: SKU001222
Brand: OMBRA GVG
Title: Letra e SonjësOriginal: Letra e SonjësCategory: NovelAuthor: Dhimitër XhuvaniPublisher: Ombra GVGYear: 2005Pgs. 216Weight: 0.23 kgISBN: 978-99943-659-5-9
Reference: SKU001361
Brand: Te tjere
Title: Ditari i AranitësOriginal: Ditari i AranitësCategory: NovelAuthor: Njazi BahitiPublisher: Dorena PublishingYear: 2010Pgs. 146Weight: 0.20 kgISBN: 978-99956-14-65-2
Reference: SKU001114
Brand: Botimet Dudaj
Title: Yjet nuk vishen kështuOriginal: Yjet nuk vishen kështuCategory: NovelAuthor: Elvira DonesPublisher: DudajYear: 2009Pgs. 312Weight: 0.27 kgISBN: 978-99943-0-129-4
Brand: Onufri
Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.
Reference: SKU001668
Brand: Toena
Title: JonilaOriginal: JonilaCategory: NovelAuthor: Njazi BahitiPublisher: ToenaYear: 2011Pgs. 200Weight: 0.25 kgISBN: 978-99943-1-719-6
Reference: SKU001891
Brand: Dritëro
Title: Shkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloOriginal: Shkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloCategory: NovelAuthor: Dritëro AgolliPublisher: DritëroYear: 1999Pgs. 464Weight: 0.471 kgISBN: 978-99927-34-09-4
Reference: SKU000784
Brand: Almeira
Title: Nata e UstikësOriginal: Nata e UstikësCategory: NovelAuthor: Petro MarkoPublisher: AlmeiraYear: 2007Pgs. 288Weight: 0.366 kg.
Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.