• Banner

  • Ka mbaruar
Shtigjet e shekujve, Kasem Trebeshina
  • Shtigjet e shekujve, Kasem Trebeshina

Shtigjet e shekujve, Kasëm Trebeshina

Disidenti duhet të plotësojë tre kushte: me qenë pjesë e sistemit, me dalë kundër tij dhe mos me qenë kurrë ma pjesë e tij. Kasëm Trebeshina i plotëson të tria!

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shtigjet e shekujve
Origjinali: Shtigjet e shekujve
Gjinia: Roman
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2007
Fq. 304
Pesha: 0.426 kg
ISBN: 9951-08-085-5

Komente mbi autorin

"Vdes i qetë, se e di që është një shkrimtar në Shqipëri, Kasëm Trebeshina!"

Martin Camaj

"Trebeshina e liroi letërsinë shqiptare nga monotonia e procedeut mekanik të formës e të narracionit steril të pendave socrealiste."

Hans – Joachim Lanksch

"Mekami është pa dyshim një nga ballafaqimet më të ashpra të Kasëm Trebeshinës me vetveten, me njeriun dhe me historinë tonë..."

Anton Nikë Berisha

"Disident si Trebeshina nuk ka... Është i vetmi që mendimet e tij i ka dhënë me shkrim dhe ato janë të dokumentuara edhe sot."

Dritëro Agolli

"Në vitin 1953 u shfaq e fuqishme një valë tjetër e disidencës në Lidhjen e Shkrimtarëve, frymëzues i së cilës ishte Kasëm Trebeshina."

Mehmet Myftiu

"Kasëm Trebeshina është rishfaqur për të dëshmuar përmbushjen e profecisë së tij."

Robert Elsie

"Trebeshina veprën letrare dhe filozofike e shtyn drejt disidencës."

Ramadan Musliu

"I zhgënjyer nga të gjitha regjimet dhe kalorësit e tyre dogmatikë, Trebeshina ishte dhe mbeti etaloni i antikonformizmit, mjeshtër i shkrimit estetik dhe vizionar i madh i lirisë."

Nuri Dragoj

"Trebeshina shkroi romanin e rrjedhës kronologjike. Jo një cikël romanesh mbi një temë, por një roman me shtrirje të paparë në letrat shqipe. Kënga shqiptare ka të vetin modelin e romanit – lumë."

Kujtim M. Shala

"Trebeshina është artikuluesi, nëse jo kodifikuesi, më i qartë i letërsisë së disidencës."

Sabri Hamiti

"Thashethaniet për Trebeshinën ishin aq kontradiktore sa me u çmendë: komunist i orëve të para... ma trimi e ma i përgatituni; i çmendun... shumë i ndershëm, patriot i vërtetë... i papërkulun; shkrimtar, filozof, nji gjeni i vërtetë..."

At Zef Pllumi

"Disident i deklaruar, i njohur publikisht ishte vetëm Kasëm Trebeshina... Për ambicie, anësira apo intriga u la mënjanë, gati i harruar."

Naum Prifti

"Vepra e Kasëmit do të më zbulonin limfën e një kombi që e privuan nga gjallërimi jetësor..."

Mimoza Ahmeti

"Kasëm Trebeshina është rasti i shkrimtarit unik shqiptar që refuzoi të zbatonte direktivën politike në letërsi."

Olsa Refugjati

"Përvoja e Trebeshinës nuk është pa ngjashmëri me atë të Orwell – it."

Aurel Plasari

"Një model letrar që niset nga konkretja dhe shtegton në krahët e imagjinatës."

Behar Gjoka

"Kundërshtari më i rreptë i diktaturës komuniste... disidenti i parë dhe më i denji..."

Adem Istrefi

"Trebeshina ka krijuar një ngrehinë kolosale dramaturgjike, e cila është një testament i kohës që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë..."

Jeton Neziraj

"Odin Mondvalsen apo Kënga shqiptare të Trebeshinës janë dy nivele ende të pambërritura prej ndonjë autori tjetër në letërsinë shqiptare."

Irhan Jubica

"Disidenti duhet të plotësojë tre kushte: me qenë pjesë e sistemit, me dalë kundër tij dhe mos me qenë kurrë ma pjesë e tij. Kasëm Trebeshina i plotëson të tria!"

Blendi Kraja

Mbi autorin

Kasëm Trebeshina lindi në Berat më 5 gusht 1926. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve '90 fillimisht në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; mekami, melodi turke, 1994; Histori e atyre që nuk janë, 1995 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku, 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj.

Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj. Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare.

Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Per këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim.

Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një çensurë nga më të çuditshmet.

"Stina e stinëve", është vepra më përfaqësuese (e atyre që janë botuar deri më sot) e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studjuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: "Stina e stinëve", e cila ka dhe një titull të dytë "Këngë fëmijërie", "Odin Mondvalsen" me titull të dytë "Një histori dashurie" dhe "Fshati mbi shtatë kodrina" apo "Kapriçio shqiptare".

Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, "Odin Mondvalsen" përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.

Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realismit socialist dëmet e së cilës ishin brenda parashikimeve të tij. Që në vitet '50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe. Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat.

Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës, ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet '90). Sipas kritikës serioze, vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht.

Detajet e librit
Buzuku
SKU001319

Të dhënat

Autori
Kasem Trebeshina

Referencat specifike

isbn
9951080855
ean13
9951080855
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e jetës, Stefan Çapaliku

Dhe pastaj vijnë me radhë barceletat e komunizmit; barceletat: me doktor, farmacist, pijanecë, me bjonde, me kafshë, me kamarier, shitës e berberë; me mësues, me çifte, me gjirokastritë, me kler, me police, me seks, etj. Në fund në libër do gjeni edhe barceleta të identifikuara si të Tefë Palushit, Tano Banushit dhe Nexho Shabanit.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.2, Stefan Çapaliku

Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trafikantët, Vili Minarolli

Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit "Trafikantët". Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kokëmushkat, Edmond Budina

Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson marrëzisht tek dashuria. Një mjedis sa real, aq edhe absurd, ku ndërthurren e shkuara me të tashmen... Cili do të jetë fundi i dashurisësë tyre?

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000672

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Rrugen e Veriut, Ani Wilms

Ky roman na përshkruan po Tiranën, por në atmosferën e marrëdhënieve diplomatike shqiptaroamerikane në vitet 1924, nën drejtimin e ambasadorit Grant. Në Rrugën e Veriut, më 6 prill 1924, në afërsi të Mamurrasit, vriten dy shtetas amerikanë.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000757

Botuesi: Albas

Kufiri, Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 8,85 
More
Ne gjendjen

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Koha Ditore

Miliarderi, Veton Surroi

Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën "Koha" më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë "Koha ditore". Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Aresa, Rrona Jaka

Aresa, romani që mban për titull emrin e një prej personazheve të tij, rrëfen dashurinë mes të rinjve të ditëve të sotme - në shumë plane -, përpjekjet e tyre për gjetjen e vetvetes dhe kërkimin e lirisë; në thelb kjo vepër synon të zbehë paragjykimet dhe tabutë e shoqërisë sonë.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vetëm për ty, Iva Nikolli

Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar.

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)