• Ka mbaruar
Shtigjet e shekujve, Kasem Trebeshina
  • Shtigjet e shekujve, Kasem Trebeshina

Shtigjet e shekujve, Kasëm Trebeshina

SKU001319
Buzuku

Disidenti duhet të plotësojë tre kushte: me qenë pjesë e sistemit, me dalë kundër tij dhe mos me qenë kurrë ma pjesë e tij. Kasëm Trebeshina i plotëson të tria!

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shtigjet e shekujve
Origjinali: Shtigjet e shekujve
Gjinia: Roman
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2007
Fq. 304
Pesha: 0.426 kg
ISBN: 9951-08-085-5

Komente mbi autorin

"Vdes i qetë, se e di që është një shkrimtar në Shqipëri, Kasëm Trebeshina!"

Martin Camaj

"Trebeshina e liroi letërsinë shqiptare nga monotonia e procedeut mekanik të formës e të narracionit steril të pendave socrealiste."

Hans – Joachim Lanksch

"Mekami është pa dyshim një nga ballafaqimet më të ashpra të Kasëm Trebeshinës me vetveten, me njeriun dhe me historinë tonë..."

Anton Nikë Berisha

"Disident si Trebeshina nuk ka... Është i vetmi që mendimet e tij i ka dhënë me shkrim dhe ato janë të dokumentuara edhe sot."

Dritëro Agolli

"Në vitin 1953 u shfaq e fuqishme një valë tjetër e disidencës në Lidhjen e Shkrimtarëve, frymëzues i së cilës ishte Kasëm Trebeshina."

Mehmet Myftiu

"Kasëm Trebeshina është rishfaqur për të dëshmuar përmbushjen e profecisë së tij."

Robert Elsie

"Trebeshina veprën letrare dhe filozofike e shtyn drejt disidencës."

Ramadan Musliu

"I zhgënjyer nga të gjitha regjimet dhe kalorësit e tyre dogmatikë, Trebeshina ishte dhe mbeti etaloni i antikonformizmit, mjeshtër i shkrimit estetik dhe vizionar i madh i lirisë."

Nuri Dragoj

"Trebeshina shkroi romanin e rrjedhës kronologjike. Jo një cikël romanesh mbi një temë, por një roman me shtrirje të paparë në letrat shqipe. Kënga shqiptare ka të vetin modelin e romanit – lumë."

Kujtim M. Shala

"Trebeshina është artikuluesi, nëse jo kodifikuesi, më i qartë i letërsisë së disidencës."

Sabri Hamiti

"Thashethaniet për Trebeshinën ishin aq kontradiktore sa me u çmendë: komunist i orëve të para... ma trimi e ma i përgatituni; i çmendun... shumë i ndershëm, patriot i vërtetë... i papërkulun; shkrimtar, filozof, nji gjeni i vërtetë..."

At Zef Pllumi

"Disident i deklaruar, i njohur publikisht ishte vetëm Kasëm Trebeshina... Për ambicie, anësira apo intriga u la mënjanë, gati i harruar."

Naum Prifti

"Vepra e Kasëmit do të më zbulonin limfën e një kombi që e privuan nga gjallërimi jetësor..."

Mimoza Ahmeti

"Kasëm Trebeshina është rasti i shkrimtarit unik shqiptar që refuzoi të zbatonte direktivën politike në letërsi."

Olsa Refugjati

"Përvoja e Trebeshinës nuk është pa ngjashmëri me atë të Orwell – it."

Aurel Plasari

"Një model letrar që niset nga konkretja dhe shtegton në krahët e imagjinatës."

Behar Gjoka

"Kundërshtari më i rreptë i diktaturës komuniste... disidenti i parë dhe më i denji..."

Adem Istrefi

"Trebeshina ka krijuar një ngrehinë kolosale dramaturgjike, e cila është një testament i kohës që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë..."

Jeton Neziraj

"Odin Mondvalsen apo Kënga shqiptare të Trebeshinës janë dy nivele ende të pambërritura prej ndonjë autori tjetër në letërsinë shqiptare."

Irhan Jubica

"Disidenti duhet të plotësojë tre kushte: me qenë pjesë e sistemit, me dalë kundër tij dhe mos me qenë kurrë ma pjesë e tij. Kasëm Trebeshina i plotëson të tria!"

Blendi Kraja

Mbi autorin

Kasëm Trebeshina lindi në Berat më 5 gusht 1926. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve '90 fillimisht në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; mekami, melodi turke, 1994; Histori e atyre që nuk janë, 1995 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku, 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj.

Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj. Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare.

Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Per këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim.

Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një çensurë nga më të çuditshmet.

"Stina e stinëve", është vepra më përfaqësuese (e atyre që janë botuar deri më sot) e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studjuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: "Stina e stinëve", e cila ka dhe një titull të dytë "Këngë fëmijërie", "Odin Mondvalsen" me titull të dytë "Një histori dashurie" dhe "Fshati mbi shtatë kodrina" apo "Kapriçio shqiptare".

Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, "Odin Mondvalsen" përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.

Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realismit socialist dëmet e së cilës ishin brenda parashikimeve të tij. Që në vitet '50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe. Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat.

Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës, ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet '90). Sipas kritikës serioze, vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht.

Detajet e librit
Buzuku
SKU001319

Të dhënat

Autori
Kasem Trebeshina

Referencat specifike

isbn
9951080855
ean13
9951080855
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001119

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Vezët e Thëllëzave, Rudi Erebara

Romani "Vezët e thëllëzave", i autorit Rudi Erebara, është një provë bindëse se letërsia shqipe gjallon shëndetshëm në pena të reja. Vepra refuzon teknologjitë parafabrikate të paraardhësve, duke përdorur struktura të veçanta të shprehjes artistike.
600 Lekë
More

Sarah, Alfred Peza

Alfred Peza, prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik. Fitues i shumë çmimeve kombëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit ‘’Ditari I 23 qershorit’’ (2013) është edhe në përfundim të...
1 000 Lekë
More

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...
600 Lekë
More

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.
700 Lekë
More

Referenca: 2443

Botuesi: Te tjere

P4, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000499

Botuesi: OMSCA-1

Ferri i çarë, Burgologji, Visar Zhiti

“U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin që njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë. Dhumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim e disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mirë kemi të drejtë të gëzohemi.” Ismail Kadare
1 200 Lekë
More

Botuesi: Albas

Libri i kujtimeve dhe i harresës, Suad Arilla

Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ia ndryshojnë rrjedhën e jetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar...
600 Lekë
More

Referenca: SKU000704

Botuesi: Onufri

Një grua nga Tirana, Helena Kadare

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" qe mbushur me djemtë e vajzat e Fakultetit të Inxhinierisë, që po zbrisnin nga godina e rektoratit. Asaj iu kujtua vetja kur ishte si ato dhe kishte bërë dashuri për herë të parë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000236

Botuesi: Cabej

Nudo, Ridvan Dibra

Titulli: NudoOrigjinali: NudoGjinia: RomanAutori: Ridvan DibraShtëpia botuese: ÇabejViti: 1995Fq. 100Pesha: 0.12 Kg.
200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet, Rezart Palluqi

Boshti narrativ i autorit sillet rreth kryeprotagonistit Ylli, që është një emigrant shqiptar dhe rreth të cilit, në formë thriller-i, ai zbraz të tërë etosin e tij fabuloz e që ka të bëjë me një dashuri fatale... U mbetet lexuesve ta lexojnë duke u ndarë të kënaqur.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.
700 Lekë
More