• Ka mbaruar
Tregtari i skeleteve, Kasem Trebeshina
  • Tregtari i skeleteve, Kasem Trebeshina

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

SKU001318
Buzuku

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

5,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tregtari i skeleteve
Origjinali: Tregtari i skeleteve
Gjinia: Roman
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2006
Fq. 256
Pesha: 0.371 kg.
ISBN: 9951-08-061-8

Mbi librin

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm. Pikërisht këtë dilemë duhet ta zgjidhë artisti – personazh, duke e plotësuar numrin, qoftë edhe në imagjinatën e tij.

Mbi autorin

Kasëm Trebeshina (1926) është një nga shkrimtarët dhe intelektualët e rrallë që veprën letrare dhe filozofike e shtyn drejt disidencës (27 vjeç shkruan Promemorien profetike drejtuar diktatorit Hoxha lidhur me pasojat e totalitarizmit) në sferën e letërsisë, artit të pastër, në domenin e ideve filozofike: në rrafshin e konkurrencës europiane të intelektualitetit. Kjo është sfida e artit trebeshinian, e pakuptuar jo vetëm brenda kulturës shqiptare.

Trebeshina nuk është Havel, Solzhenicin, por as Kundera apo Mandela. Ai është personalitet unikal, i paimitueshëm në letërsi dhe paradigmatik në planin e ideve. Autor i 76 dramave, dhjetëra romaneve (nga ato antitotalitariste deri tek trilogjitë), i poezisë së konceptit thellësisht autorial, i eseve dhe refleksioneve filozofike, autor me vetëm 1/3 e opusit të botuar, është një klasik i gjallë që pret lexuesin e vet me humorin dhe groteskun postrablean, me romanet poema dhe lamente, me maskën shumëngjyrëshe të groteskut të modernitetit që na bën të qeshim dhe të qajmë njëkohësisht, me kritikën e totalitarizmit, por edhe me ironinë për gjithë historinë e zhvillimit të njeriut.

Detajet e librit
Buzuku
SKU001318

Të dhënat

Autori
Kasem Trebeshina

Referencat specifike

isbn
9951080618
ean13
9951080618
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Çaste, kolazhe metropoli, Lindita Arapi

Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t'i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.
6,80 GBP
More

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol.1, Stefan Çapaliku

“Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit”. Ky lexohet si një roman autobiografik, si një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000558

Botuesi: OMSCA-1

Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
5,95 GBP
More

Botuesi: Toena

Çatia e gjarpërinjve, Eqerem Canaj

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e...
5,95 GBP
More

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...
8,50 GBP
More

Referenca: 2355

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli

Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali.
3,40 GBP
More

Referenca: SKU001906

Botuesi: Toena

Ne të tre, Fatos Kongoli

Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?
5,10 GBP
More

Botuesi: Papirus

Murgu, Artan Fuga

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.
11,48 GBP
More

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.
7,65 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.
4,25 GBP
More