• Banner

  • Ka mbaruar
Letra e Sonjes, Dhimiter Xhuvani
  • Letra e Sonjes, Dhimiter Xhuvani

Letra e Sonjës, Dhimitër Xhuvani

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e drejtësisë dhe në sallën e parlamentit.

5,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Letra e Sonjës
Origjinali: Letra e Sonjës
Gjinia: Roman
Autori: Dhimitër Xhuvani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2005
Fq. 216
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99943-659-5-9

Komente mbi librin

"Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e drejtësisë dhe në sallën e parlamentit. Është një kohë e pakohë, kur njerëzit vriten, vetëvriten, vdesin dhe shkojnë drejt arkivoleve të tyre aq lehtë dhe natyrshëm sikur të hanë mëngjesin, të lexojnë gazetën apo të shkojnë në kishë, për të ndezur qiririn e fundit të jetës së tyre."

Arshin Xhezo

"Forca e penës së shkrimtarit të shquar Dhimitër Xhuvani, me një realizëm tronditës që karakterizon veprën e tij në tërësi, qëndron tek zhbirilimi i shpirtit njerëzor, ku fokusojnë gëzimet dhe dertet, ëndrrat dhe zhgënjimet, zvarritjet dhe fluturimet, vdekja dhe përjetësia."

Halil Qëndro

"Dhimitër Xhuvani është një autor që i ka ndjekur kurdoherë dukuritë bashkëkohore në këndin e vet social – psikologjik, me një prirje drejt analizave të brendshme, drejt shkaqeve dhe motiveve psikologjike që çojnë në një situatë të caktuar, që përcaktojnë gjendjen shpirtërore dhe rrugën e personazhit... Shkrimtari kërkon seriozisht në bukuritë aktuale dhe arrin rezultate artistike në vepra të shkruara me shpirt dhe me mjeshtëri."

Dalan Shapllo

Detajet e librit
SKU001222

Referencat specifike

isbn
9789994365959
ean13
9789994365959
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001221

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri e harruar, Dhimitër Xhuvani

Eufemizmi ``profesioni më i vjetër në botë`` është mbules më cinike, më fyese dhe më e turpshme për pjesën më të viktimizuar dhe më të dhimbshmë të shoqërisë. Cilësimi i kohëve moderne ``mishi i bardhë``, i huazuar nga tregu i shumicës apo i pakicës nuk duket më i fisme. Në të gjithë kohët, shteti ka ndërtuar marrëdhënie vetëm armiqësore me këtë shtresë. 

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Histori e shkurtër e rrëmujës, Loer Kume

Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t'u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kamarja e turpit, Ismail Kadare

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000706

Botuesi: Onufri

Frike nga Guernika, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt së qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Extra time, Durim Taçi

 Një dalje jashtë kohës universale për të banuar kohën tënde shtesë, e cila matet me orën e emocioneve që të ka lënë ty jeta. Këtu e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen bashkë e ti nis të rrëfesh një kohë të përjetshme. Bëhesh vëzhgues i një realiteti të vëzhguar e ajo që ti dëshmon është një vijimësi e dëshirës dhe vendimit tënd të lirë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000757

Botuesi: Albas

Kufiri, Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Kandidati, Ben Blushi

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kohë e djegur, Thanas Medi

Vlerësohet nga kritika si penë virtuoze, mjeshtër i kompozicionit, dialogut të koncentruar, gjuhës së larmishme dhe vizatimin me ngjyra origjinale të atmosferës letrare që karakterizon veprën e tij.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)